Letër e hapur për Qeverinë, parlamentin dhe Partitë Politike të Danimarkës

16
May
2023


Shkruan: Xhemil Zeqiri

Kopenhagë, 30.05.1991
Zonja e zotërinj!
Ju jeni në dijeni se që prej 10 vjetësh, pa llogaritur periudhat e mëhershme historike, mbi 1.5 milion shqiptarë në Kosovë, mbi 1 milion shqipatrë në Maqedoni dhe mbi 200 mijë shqiptarë në Mal të Zi, ushtrohet terror, represion e dhunë e pashoqe në Evropë. Po ashtu ju jeni në dijeni se nxënësit shqiptarë helmohen, punëtorët shqiptarë (mbi 53 mijë) u përjashtuan e përjashtohen çdo ditë vetëm ose janë shqiptarë; se është ndaluar Parlamenti i Kosovës, se nuk lejohen zgjedhjet e para parlamentare dhe qeveria e Serbisë nuk i njeh partitë shqipatre të krijuara në Kosovë. Pra ju jeni në dijeni se shqiptarët po kthehen në qytetarë të rendit të dytë, edhe pse jaën në tokën e tyre amtare. Shembull, tipik është ajo që po ndodh tash kundrejt Kroacisë, një politikë e tillë antikombëtare dhe antidemokratike ndaj Kosovës ushtrohet tash e dhjetë vjet (pa llogaritur peridudhat e mëhershme). Të gjitha këto, s’mund të thuhet se nuk i dijnë qeveritë evropiano-perëndimore. Ato, që kaq shumë bëjnë fjalë për demokracinë parlamentare, përse nuk ngrejnë zërin kudnër qeverisë serbe, e cila po mbyt me tanksa, me plumba e me helm këtë proces të shqiptarëve në Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi? Kjo është e pakuptueshme për ne shqiptarët.
Vallë, çka i pengon, çka i ndalon qeveritë evropiane të ngrejnë zërin në përkrahje të kërkesave të drejta politike të shqiptarëve, për paqe, barazi,demokraci në Ballkan dhe për të drejtat e tyre nacionale? Mos vallë i pengon ngjyra, të qenit shqiptarë apo çka?
Koha e deklaratave kundër shkeljes së të derjtave të njeriut në Kosovë nga ana e Serbisë, tashmë është krejt e pamjaftueshme dhe krejt formale, sepse mbarë bota tashmë e ka të qartë se Serbia po nxit lutë në Kosovë e në Ballkan. Tash duhet të merren masa konkrete të dënimit të Jugosllavisë, respektivisht të Serbisë për agresivitetin e saj. Në radhë të parë t’i ndalohen ndihmat ekonomike dhe t’i bëhet një presion sistematik me kërkesën që të lejohet procesi pluralist në çdo pëllëmbë të Jugosllavisë, të njihet Republika e Kosovës dhe t’i jepet populli shqitar në Jugosllavi deklarimi i lirë për ardhmërinë e tij.
SHBA, më në fund, duke e parë agresivitetin e Serbisë kundrejt Kroacisë, ndëshkuan Jugosllavinë, respektivisht Serbinë, duke i ndaluar ndihmat ekonomike. Eshtë një akat, të cilin, për obligimin e tyre moral, duhet ty pasojnë të gjitha qeveritë evropaiane, duke i bërë kështu një bllokadë ekonomike dhe politike Serbisë, të cilën tashmë një dekadë e ka merituar një ndëshkim të rreptë. Një akt të ngjashëm duhet ta ndërmarrë edhe qeveria e Danimarkës kundrejt Jugosllavisë, respektivisht Serbisë. Edhe qeveria e Danaimarkës, më në fund, duhet të deklarohet qartë dhe preras se a është në anën e popullit shqiptarliridashës e demokratik apo në anën e Serbis agresive dhe antidemokratike. Shpresoj se deklarimi do të jetë i denjë dhe i shprehur qartazi në anën e kërkesave të popullit shqiptar në Kosovë.
(Letra ka qenë e botuar në Arbajderen dhe politiken)
Mar nga Libri në “Në mbrojtje (Diplomatike)të ceshtjes shqiptare”.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 16/05/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk