Letër e hapur.

12
Jun
2025
Shkruan: Xhemil Zeqiri

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Letër e hapur:

Përgjigje një shpifësi të -pa emër: Nexhbedin Gerlica
Më 25 qershor 2025, në një emision të transmetuar nga TV Istogu Channel, një figurë e “anonime, për popullin, krejt i pa emër dhe i pa peshë publike si Nexhmedin Gerlica, i cili më sulmoi në mënyrë të ulët, duke më quajtur, “agjent i sllavo-maqedonasve dhe përkrahës i Gligorovit”.
Një shpifje e turpshme dhe një përpjekje e dështuar për të më njollosur emrin dhe veprimtarinë time atdhetare.
Ky sulm ndodhi pasi unë, po atë dite , përmenda një fakt të njohur: shumë vite më parë, që nëpërmjet institucioneve shtetërore të Danimarkës, i bëra një ftesë publike Albin Kurtit për të ardhur në Kopenhagë për një debat të rëndësishëm ndërkombëtar. Ai, atëbotë nuk mundi të vinte për shkak se nuk i jepej pasaportë nga UNMIK-u.
-Qëllimi im ishte i qartë – që përmes autoriteteve daneze të ushtrohej presion mbi UNMIK-un për t’i dhënë Albin Kurtit pasaportën që i takonte.
Në vend të tij, në debat mori pjesë Shqiptar Oseku, dhe diskutimi me diplomatët dhe gazetarët danezë ishte i nivelit të lartë.
Gjatë pauzës, një ambasador maqedonas shqipfolës i tha Shqiptarit: “Si u futët në këtë institucion? Unë jam munduar shumë të sjellë ministrin e jashtëm maqedonas, por nuk kam mundur.”
-Kjo ngjarje flet shumë për atë që kemi arritur ne shqiptarët – me punë e përkushtim, jo me fjalë boshe.
E tani, del ky far Nexhmedin Gerlica dhe më akuzon paturpësisht për të pa vërretat e tij kokëshkreta…
Po kush je ti, more Gerlica?!
Çfarë ke bërë për kombin shqiptar?! Kush të njohu apo të njeh, përveç vetes tënde dhe ndonjë “këshilltari” që e sjell si zbukurim në ndonjë emision pa ndikim?
Unë nuk fshihem. Më njohin mirë në Danimarkë, më njohin në Evropë, më njohin në mërgatë. Unë i kam botuar 8 libra – dy të tjerë janë gati për botim – me analiza për çështjen shqiptare dhe bashkimin kombëtar. Kam mbi 100 artikuj të botuar në shtypin danez. Kam dërguar 36 letra të hapura në Ministrinë e Jashtme të Danimarkës, në Këshillin e Evropës, OSBE dhe në OKB. Mbi 100 artikuj nga shtypi danezë që më kanë cituar, dhe nuk ka media serioze në Danimarkë që nuk më ka intervistuar për çështjet shqiptare në Ilirik- Ballkan.
Për veprimtarinë time kanë shkruar 6 intelektualë të njohur danezë dhe mbi 30 akademikë shqiptarë nga të gjitha trevat, Evropa, SHBA dhe Kanadaja.
Po ti, Nexhmedin Gerlica, çfarë ke bërë përveç se krekosesh në studio të “Istogut Chennell” me figura të përçudtshme që nuk përfaqësojnë askënd.
Nuk mund ta përbaltësh dot një emër që është dëshmuar mbi katët decenie me punë të pandalshme, të palodhshme me përkushtim dhe ndershmëri vetëm për çështjen kombëtare.
Mos guxo më pastaj, të më përmendësh emrin, sepse fjalët tua janë boshe, janë krejt pa vlera, janë – si hijet që veniten, përballë dritës të fuqishme të së vërtetës.

Të paralajmëroj, nëse do të vazhdosh me këto broçkulla, do të përballesh me ligjin, do të dënohesh për shpifje!…
Kopenhagë, 25 Qershor 2025

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 12/08/2025

© 2016 - 2026 | DIPLOMACIA.dk