Marrë nga Libri “EVROPA LINDORE”, në dokumentat e Arkivave Ruse, 1944-1953″. Botuar në Moskë në vitin 1998.
Përgatitur për botim
LETËR E ENVER HOXHËS
drejtuar KQ të PK (b) të BS mbi parahistorinë e lindjes së problemit të Kosovës dhe
metodat e zgjidhjes së tij
Tiranë
SEKRET
KOMITETIT QËNDROR TË PK (B) TË BS
MBI KOSOVËN DHE METOHINË
Shqiptarët e Kosovës që jetojnë në Republikën Popullore të Jugosllavisë nga numrii tyre përbëjnë një pakicë kombëtare të konsiderueshme. Kjo pakicë shqiptare është e vendosur në rajone që kufizojnë me Republikën Popullore të Shqipërisë. Kongresi i Berlinit dhe traktati i paqes i Versajës i kanë shkelur padrejtësisht interesat e Shqipërisë dhe të
pakicës kombëtare shqiptare të Kosovës.
Sipas të dhënave statistikore të vjetra, të paraluftës (statistikë e falsifikuar e regjimeve
mbretërore të Serbisë, me ndihmën e të cilësata orvateshin të vërtetonin që pakica kombëtare shqiptare nga numri i saj është e
parëndësishme) numri i pakicës kombëtare shqiptare përbën afro 700.000 veta. Kurse në
të vërtetë në Jugosllavi, Kosovë, Metohi.Maqedoni dhe Mal të Zi, numri i shqiptarëve arrin në një milion, në mos më tepër. Një pjesë e konsiderueshme e shqiptarëve në këtë statistikë janë maskuar dhe fshehur nga
regjimet e asaj kohe nën emrin myslimanë dhe turqë.
Shqiptarët e Kosovës, Metohisë dhe të krahinave të tjera shkëputjen e vet me dhunë
nga Shqipëria e kanë konsideruar dhe vazhdojnë
ta konsiderojnë si padrejtësinë më të madhe që u është bërë. Ata nuk janë pajtuar me një
zgjidhje të tillë të problemit dhe nuk dëshirojnë të mbeten brenda kufijve të Jugosllavisë,
pavarësisht nga rendi poitik i saj. Ky është realiteti. Ideali i tyre i vetëm është shkrirja me
Shqipërinë.
Gjatë luftës së dytë botërore si fashizmi, ashtu edhe reaksioni shqiptar janë mbështetur pikërisht në këtë faktor. Ata ngritën çështjen e Kosovës dhe i “bashkuan” Kosovën e Metohinë me Shqipërinë nën parullën e “Shqipërisë së madhe”. Nga ana e fashizmit kjo ka qënë një demagogji e madhe, si rrjedhojë e të cilës shqiptarët e Kosovës u gjendën të neutralizuar në luftën kundër fashizmit dhe atyre iu krijua iluzioni sikur ëndrra e tyre shekullore mbi bashkimin me Shqipërinë gjoja u realizua, prandaj s’ka shkaqe për të luftuar kundër fashizmit.
Nën ndikimin e “çlirimit” iluziv të shqiptarëve të Kosovës nga skllavëria jugosllave dhe
“bashkimit” me Shqipërinë, Kosova u kthye në një rezervë fashiste dhe reaksionare. Luftë
popullore-çlirimtare atje nuk është zhvilluar. Kjo,nga njëra anë. Nga ana tjetër, ne konsiderojmë se Partia komuniste e Jugosilavisë qysh në atëkohë, në vitet 1941-1942 dhe pas tyre, ka ndjekur një vijë politike të gabuar dhe jo të drejtënë çështjen kombëtare, që ishte një vijë nacionaliste e maskuar e asaj kohe. Partia
komuniste e Jugosllavisë në periudhën e luftës duhet t’i jepte rëndësi të posaçme çështjes së Kosovës e Matohisë për arsye se këto vende janë të banuara nga një pakicë kombëtare e konsiderueshme për numrin e saj, që kufizon me Shqipërinë. Ky ka qënë një problem shumë i madh, për të cilin duhej gjetur një zgjidhje e drejtë marksiste-leliniste-staliniste në mënyrë që popullsia shqiptare e Kosovës të mos kthehej
në mbështetje të reaksionit.
Qysh në periudhën e luftës partia komuniste e Jugosllavisë duhej të kishte krijuar për
shqiptarët e Kosovës perspektivat përkatëse,
të cilat t’i mobilizonin ata në luftën kundër fashizmit. Shqiptarët e Kosovës duhet të qenë të sigurtë që, duke luftuar krah për krah me popujt e Jugosllavisë kundër fashizmit, ata dotë fitonin të drejtën për vetvendosje për t’u
bashkuar me Shqipërinë ose me Jugosllavinëose për të mbetur të pavarur. Ç’është e vërteta, ne qemë të mendimit se dy variantet e fundit do të përjashtoheshin, sepse shqiptarët e Kosovës do të luftonin vetëm për variantin e
parë. Kjo ishte plotësisht e qartë edhe për partinë komuniste jugosIlave, por ishte krejt e disfavorshme për të, prandaj kanë qënë edhe
aq të mjegullta deklaratat e saj parimore, të cilat bënë që popullsia e Kosovës nuk mori
pjesë në luftë, sepse ajo nuk besonte në drejtësinë e jugosIlavëve, ndonëse në këtë rastato paraqiteshin në emër të partisë komunistetë Jugosllavisë.
Popullsia e Kosovës nuk besonte në drejtësinë e partisë komuniste tëJugosllavisë, kurse niveli i ulët politik dhe prapambetja e konsiderueshme e masave, demagogjia fashiste dhe krijimi i “Shqipërisësë madhe” bënë që shqiptarët e Kosovës jo vetëm nuk zhvilluan luftë me fashizmin, por, përkundrazi, luftuan kundër luftës popullore çlirimtare në Jugosllavi.
Shqiptarët e Kosovës, pas masakrimit të tyre në masë nga serbo-mëdhenjtë, duke pasur
plus kësaj edhe një nivel politik të ulët zhvillimi, nuk mund t’u zinin besë jugosllavëve,
pavarësisht se si do të paraqiteshin ata. Mirëpo ky moment nuk u mor parasysh nga partia komuniste jugosllave, gjë që s’ishte aspak e rastit. Organizimi i luftës popullore çlirimtare në
Kosovë nën udhëheqen e partisë komuniste
jugosllave nuk krijoi asnjë komitet kombëtar të
posaçëm për Kosovën dhe Metohinë, në të cilët
udhëheqja të qe vetëm në duart e shqitparëve.
Ajo nuk krijoi atje as parti, as luftë dhe nuk e saktësoi çështjen lidhur me shqiptarët e
Kosovës e të Metohisë. Kjo atje nuk ndodhi. Jo vetëm kaq, por partia komuniste e Jugosllavisë bëri të gjitha përpjekjet që përgjithësisht të mos ngrihej çështja e Kosovës, të mos edukoheshin masat e popullsisë shqiptare të Kosovës në frymën e patriotizmit e të mos lejohej që krahas flamurit jugosIlav të valvitej edhe flamuri shqiptar (gjë që do të ishte për ta një forcë e madhe simbolike dhe mobilizuese). Përkundrazi,
Komiteti Qëndror i Partisë komuniste të Jugosllavisë i shtypte këto aspirata të popullsisë shqiptare të Kosovës, luftonte vazhdimisht
kundër tyre dhe na dënoi ne, kur paraqitëm një propozim të tillë dhe u shprehëm në favor të
këtyre aspiratave.
Ne e quanim pa vend shtruarjen e çështjes së bashkimit të Kosovës me Shqipërinë në
kulmin e luftës. Sipas mendimit tonë, shqiptarët e Kosovës duhet të luftonin kundër fashizmit në kuadrin e shtetit jugosIlav, dhe vetëm pas fitores kjo çështje duhet të zgjidhej midis dy partive komuniste motra dhe dy regjimeve demokratike
popullore, që duhet të vendoseshin në Shqipëri
dhe në Jugosllavi, pas fitores mbi armikun.Për arritjen e mobilizimit sa më të madh të
shqiptarëve të Kosovës, ne mendonim se nga ana e jugosIlavëve duhej të zgjidhej në mënyrë paraprake çështja e pjesëmarrjes sa më të madhe të shqiptarëve kosovarë në organet e pushtetit, çështja e flamurit, si edhe çështja e
bashkëveprimit sa më të ngushtë të reparteve partizane të shqiptarëve të Kosovës në luftën popullore-çlirimtare të vendit nën komandën e
Shtabit të përgjithshëm të ushtrisë popullore-çlirimtare të Jugosllavisë. Edhe zyrtarisht ne kemi kërkuar leje për të dërguar në Kosovë njërin nga nën repartet partizane shqiptare për të ndihmuar në mobilizimin sa më të madh të popullsisë
shqiptare vendore në luftën kundër fashizmit.
Duhet theksuar se në këtë moment në Kosovë dhe Metohi nuk zhvillohej kurrfarë pune
partie me masat, nuk zhvillohej gjithashtu as organizimi i luftës me fashizmin. Këtë mendim
tonin ne ia shfaqëm Vukmanoviç Tempos, i cili
në atë kohë ishte përfaqësues i KQ të PKJ për organizimin e luftës në Maqedhoni. Kurse
kërkesës sonë zyrtare Milutin Milutinoviçi, anëtar i KQ të PKJ dhe organizator i luftës kundër
fashizmit në Mal të Zi, iu përgjegj kështu: “S’ka kurrfarë nevoje për dërgimin e njerëzve tuaj në Kosovë, atje do të dërgohet një divizion yni, icili do t’i zgjidhë të gjithë problemet e Kosovës”.
Më vonë u vërtetua, që në Kosovë qe dërguar një ekspeditë ndëshkimore, e cila mbolli tmerrin atje. Për një pikëpamje të tillë të shprehur nga Miladin Popoviçi dhe nga unë, Titua në një letër
drejtuar Miladin Popoviçit, e akuzonte atë për devijim nacional dhe e dënonte ashpër.
Kështu pra, shqiptarët e Kosovës për asnjë çast s’janë pajtuar me zgjidhjen e imponuar atyre nga PKJ as në kohën e luftës, as në kohën e pasluftës. Krijimi i krahinës autonome të
Kosovës dhe Metohisë është vetëm demagogji,ai nuk bindi për këtë asnjë shqiptartë Kosovës,kurse ideali i tyre – bashkimi më Shqipërinë –
ngeli i parealizuar.
Pas persekutimit dhe masakrimit të kohëvetë Aleksandrit, shqiptarët e Kosovës provuannë kurrizin e vet edhe masakrimin në masë menjë herë pas çlirimit të Jugosllavisë. Vrasjet masive u kryen nga repartet e ushtrisë popullore-çlirimtare të Jugosllavisë.
Edhe nëse në periudhën e luftës çlirimtare kishte ndonjëfarë besimi ndaj partisë komuniste të Jugosllavisë, pas këtyre
persekutimeve krejtësisht të pajustifikueshme, që dëshmonin për pikëpamjet me të vërtetë shoviniste të udhëheqijes së PKJ qysh në atëkohë, në popullsinë shqiptare të Kosovës u shua çdo iluzion, dhe ajo nuk ushqen kurrfarë besimi ndaj PKJ. Për të, serbomëdhenjtë dhe udhëheqja e PKJ janë e njëjta gjë.
Shqiptarët e Kosovës kanë reaguar ashpër kundër të gjitha këtyre persekutimeve dhe janë
arratisur në male. Por PKJ e shtypi me hekur eme gjak këtë lëvizje, duke e quajtur kryengritjetë reaksionit. Partia komuniste e Jugosllavisë
kurrë s’ka dashur të studiojë gjendjen specifiketë Kosovës e Metohisë dhe ka vazhduar të
përdorë metodat e vjetra të shtypjes shtazarake.Kosova dhe Metohia do të qenë kthyer në vatra lufte në kuadrin e Republikës Popullore të
Jugosllavisë së porsalindur, sikur për ndonjë arsye të mos kishin mbërritur atje repartet e
ushtrisë partizane shqiptare. Ardhja e repartevetë ushtrisë shqiptare në Kosovë ngjalli qetësim,i ftohu gjakrat e nxehura, ringjalli ndërmjet
shqitparëve të Kosovës besimin që të gjithaçështjet do të zgjidhen në rrugë paqësore, krijoi bindjen që repartet tona do ta mbronin popullsinë
shqiptare, ashtu siç edhe bënë.
Repartet tona u bënë pengesë përjugosllavët në përdorimin prej tyre të represioneve kundër shqiptarëve të Kosovës.
Në këtë mënyrë, PKJ qysh në fillim të luftës dhe deri në çlirim e më vonë ka qënë në pozita
shoviniste në çështjen e Kosovës e të Metohisë.
Bile edhe në kushtet e pushtetit popullor të Jugosllavisë çështja e Kosovës dhe Metohisë nuk gjeti zgjidhjen e vet të drejtë. Kjo çështje po zgjidhet mbi bazën e nacionalizmit. Çelja e
shkollave shqipe në Kosovë e Metohi s’është gjë tjetër, veçse demagogji. Në organet e
pushtetit janë zgjedhur vetëm disa shqiptarë. Porkëto masa në Kosovë e Metohi s’mund të
mashtrojnë e të kënaqin askënd. Të drejtat demokratike e kombëtare të pakicës kombëtare shqiptare në Kosovë e Metohi nuk respektohen
aspak. Kurrfarë lidhjeje me Shqipërinë! Për më tepër, PKJ po krijon me mjeshtëri dhe me
këmbëngulje në këtë drejtim gjithfarë pengesash.
Ne kemi qenë të mendimit që çështja e Kosovës në kohën e luftës popullore-çlirimtare nuk mund të shtrohej për diskutim dhe se prandaj vija e partisë sonë në këtë çështje, siç u tha mësipër, ishte e drejtë. Në luftën popullore-çlirimtare
Jugosllavia ishte aleatja jonë dhe, natyrisht, ne nuk mund të kalonim në pozitat e reaksionit
shqiptar. Partia jonë mbante një qëndrim të caktuar në çështjen e Kosovës dhe luftoi mesukses kundër demagogisë fashiste. Ajo bashkë me PKJ aprovuan një deklaratë të përbashkët –
thirrje shqiptarëve të Kosovës, duke i ftuar në luftë kundër armikut të përbashkët.
Në pragun e çlirimit të Jugosllavisë dhe Shqipërisë ne edhe një herë pranuam se nuk
është koha për të shtruar çështjen e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, sepse ne ndodheshim përballë detyrave të forcimit dhe
konsolidimit të pushtetit demokratik popullor sinë Shqipëri, ashtu edhe në Jugosllavi. Ne ishimtë mendimit që në Jugosllavinë Demokratike Popullore e në Partinë komuniste të Jugosllavisë kemi një aleat besnik e të sigurtë, prandaj në
interes të kampit socialist, dhe sidomos në interes të Shqipërisë, duheshin shmangur situatate vështira që mund të lindnin në Jugosl!avi, seedhe atje në atë kohë ishte duke u vendosur eduke u forcuar rendi demokratik popullor.
Korigjimi i kufijve tanë me Jugosllavinë në drejtim të bashkimit të Kosovës dhe Metohisëme Shqipërinë në çdo moment do të qe një forcim
i ri i Republikës Popullore të Shqipërisë. Por, nga ana tjetër, në kohën e parë pas çlirimit Republikae vogël Popullore e Shqipërisë, bile edhe bashkë
me Kosovën dhe Metohinë, do të qe një pre elehtë për imperializmin, dhe në rast sulmi dhe pushtimi të Shqipërisë nga imperialistët dëmipër çështjen e përbashkët do të qe tepër i madh.Prandaj Kosova, duke mbetur në kohën e parëpas çlirimit në kuadrin e republikës jugosllave, ishte shumë më pak e rrezikuar.
Por, pastaj situata
u kthjellua, kurse pozita ndërkombëtare dhegjendja e brendshme e Republikës Popullore të Jugosllavisë u forcua në mënyrë të dukshme. Unënshkruan traktate mbi ndihmën reciproke midis BRSS dhe Jugoslavisë dhe midis kësaj të fundit e vendeve të demokracisë popullore. Po ashtu uforcua edhe pozita ndërkombëtare dhe gjendja e
brendëshme e Shqipërisë, kurse përfundimi midis Jugosllavisë dhe Shqiipërisë i traktatit mbi
ndihmën reciproke ishte një forcim solid i pozitës
ndërkombëtare të Shqipërisë dhe e ka ruajturatë nga kërcënimet eventuale nga ana eimperializmit.
Në këtë mënyrë, qysh në çastin e nënshkrimittë traktatit me Jugosllavinë ne kemi qënë të
mendimit që erdhi çasti për të shtruar çështjene Kosovës dhe Metohisë, dhe kjo çështje në atëkohë u shtrua nga ana ime para Titos.
Titua m’upërgjegj, që “Kosova i takon Shqipërisë dheduhet të bashkohet me Shqipërinë. Ne e dëshirojmë këtë me gjithë shpirt, por në
momentin e tanishëm nuk mund ta lejojmë,sepse reagimi i serbomëdhenjve është ende
shumë i fuqishëm, kështu që ky akt i drejtëmundet vetëm të na dëmtojë”. Pastaj u vërtetua
që këto fjalë të Tiros ishin vetëm demagogji.
Në kushtet që janë krijuar tani, pasdemaskimit të tradhëtisë së klikës së Titos, nemendojmë që çështja e Kosovës duhet ngriturrishtas.
Titua me larot e tij janë agjentë tëimperializmit, që po e mbrehin Jugosllavinë nëqerren imperialiste. Ata po e kthejnë
Jugosllavinë në një burg popujsh, ku mbretëron
terrori hitleriano-fashist. Çështja e çlirimit të popujve të Jugosllavisë nga kjo bandë fashistedhe kthetrat e imperializmit, njëkohësisht me
këtë edhe çështja e çlirimit të popullsisë shqiptare të Kosovës, ngrihet para nesh si njëçështje imperative.
Ne mendojmë që çlirimi i popujve tëJugosllavisë mund të arrihet vetëm me luftë e
gjak. Tjetër rrugë s’ka. Eshtë e domosdoshmetë përmbyset e të asgjësohet klika e Titos. Luftapër çlirimin kombëtar të Jugosllavisë duhet tëzhvillohet nën udhëheqjen e proletariatit
jugosllav me në krye partinë e re komuniste qëmbështetet mbi bazat marksiste-leniniste-
staliniste dhe internacionaliste. Në kushte e rejane jemi të mendimit se qëndrojmë po atje, kuishim në fillim të luftës popullore-çlirimtarekundër fashizmit. Lufta në Jugosllavi duhet tëzhvillohet e ashpër, deri në kryengritje tëarmatosur kundër fashistëve, imperializmit dheshërbëtorëve të tyre të brendshëm me agjentin
Tito në krye.
Ne mendojmë se në luftë të ashpër meklikën e Titos dhe imperialistët do të farkëtohet
udhëheqja e partisë së re komunisteinternacionaliste jugosllave, e cila do të mobilizojë dhe do të çojë në luftë të gjithë popujte Jugosllavisë, duke u mbështetur në parimet drejta marksiste-lenniniste-staliniste, dukezhvilluar njëkohësisht luftë të ashpër edhe metë gjitha tendencat nacionaliste, që ekzistoninnë të kaluarën dhe që mund të shfaqen edhe
më vonë, në proçesin e luftës.
Veçanërisht çështja kombëtare duhet të jetëajo që kërkon zgjidhjen e vet më me themel,
sepse prej saj varen fati dhe vetë përpjesëtimetluftës.
Çfarë duhet të bëjë tani popullsia eKosovës? Ne mendojmë që popullsia shqiptareKosovës, Metohisë, Maqedonisë dhe Malit
të Zi duhet të luftojë për çlirimin e vet po ashtu,siç do të luftojnë edhe popujt e tjerë të
Jugosllavisë. E para, që ajo duhettë bëjë, ështëtë futet në një luftë të ashpër e pa kompromiskundër klikës së Titos deri në kryengritje të
armatosur. Këtë luftë ajo duhet ta fillojë sa tëjetë e mundur më shpejt. Po qe se këtë luftë
do ta fillojnë të tjerët më shpejt, aq më mirë,sepse në këtë mënyrë shmanget izolimi dhe
shtypja e lëvizjes në Kosovë. Popullsia eKosovës duhet ta quaj luftën e saj si të lidhur
ngushtë me luftën e të gjithë popujve tëJugosllavisë dhe në kuadrin e Jugosllavisë,
përndryshe ajo do të izolohet dhe do të shtypet.Prandaj popullsia shqiptare e Kosovës duhet të kuptojë, që çlirimi i saj dhe sigurimi prej saj i të
drejtave kombëtare e demokratike mund të
arrihet vetëm me anën e luftës së saj, të njëkohshme me luftën e popujve të tjerë të Jugosllavisë.
Gjithë çështja qëndron në këtë, që të mospërsëriten gabimet e kaluara të Partisë Komuniste të Jugosllavisë lidhur me Kosovën dhe Metohinë.
Kosova dhe Metohia duhet të kenëudhëhecijen e vet të dalë në proçesin e luftës,komitetin e vet nacionalçlirimtar i cili të
përcaktojë vijën e vet të luftës mbi bazën erezolutës së Kominformit dhe të parimeve
marksiste-leniniste-staliniste.
Gjatë luftës duhet të krijohet, organizohet dhe kalitet pjesa e
partisë komuniste, internacionaliste përKosovën, Metohinë në kuadrin e partisë
komuniste, internacionaliste të Jugosllavisë.
Shqiptarët e Kosovës e të Metohisë duhet të
luftojnë nën flamurin shqiptar. Repartet partizane duhet të ndodhen nën udhëhegjen e
shqiptarëve të dalë në luftë e sipër, kurse parimii vetëvendosjes duhet përcaktuar saktë dhe tëjetë rrjedhojë e luftës së ashpërtë Shqiptarëve
të Kosovës, luftë që ata do ta zhvillojnë kundërklikës së Titos dhe imperializmit në
bashkëpunim vëllazëror me popujt e tjerë të Jugosllavisë. Ndjenjat patriotike dhe
internacionaliste, si edhe dashuria për atdheune vet – Shqipërinë duhet të marrin zhvillimin eduhur midis shqiptarëve të Kosovës e Metohisë.
Ndërmjet shqiptarëve të Kosovës dhe Metohisë
mbi të gjitha e mbi baza të shëndosha duhet të edukohet besimi dhe dashuria e pakufishmendaj BRSS, partisë bolshevike, ndaj Stalinit,
dhe popullsia e Kosovës dhe Metohisë duhet ta kuptojnë shumë mirë, që pa BRSS, partinë bolshevike dhe Stalinin nuk mund të këte as Shqipëri të lirë, as JugosIlavi të lirë, as Kosovë të lirë dhe pa ta ajo kurrë s’ka për t’i realizuar
ëndrrat dhe aspiratat e veta. Shqiptarët e Kosovës duhet ta kuptojnë shumë mirë, që
armik i tyre i pamëshirshëm, si edhe armik i gjithë kampit socialist është imperializmi
amerikan, satelitët e tij dhe klika e Titos, që s’është gjë tjetër veçse agjenturë e tij.
Ne mendojmë që, po qe se popullsia shqiptare e Kosovës nuk do ta përvetësojë këtë të vërtetë, ajo s’do të mund të luftojë, sepse ajo ka humbur çdo besim ndaj udhëheqjes
jugosllave. Nëse komunistët-internacionalistë
jugosllavë në këtë drejtim do të neglizhojnë ose nuk do ta vënë re çështjen kombëtare të
Kosovës, popullsia shqiptare e Kosovës nuk do të ketë ndaj tyre kurrfarë besimi. Kyçi për
zhvillimin me sukses të luftës në Kosovë e Metohi qëndron në bashkimin e tyre me Shqipërinë. Kurrfarë zgjidhjeje tjetër popullsia shqiptare e Kosovës dhe Metohisë nuk dëshiron
të pranojë, dhe çdo zgjidhje tjetër ajo e quan të padrejtë, të padrejtë e quajmë atë edhe ne.
Ne mendojmë se Kosova, Metohia dhe pjesa e Maqedonisë, që kufizon me Shqipërinë, me popullsi shqiptare, pas çlirimit të Jugosllavisë
nga kthetrat e Titos e tëimperializmit, duhet të
bashkohen me Shqipërinë. Vetëm kjo rrugë dotë bëjë që shqiptarët, që jetojnë në Jugosllavi,të luftojnë heroikisht kundër Titos dhe imperializmit.
Mendojmë se këto që thamë ne janë pozitive dhe i përgjigjen plotësishtrrugës marksiste-
leniniste.
Ato do t’i shërbejnë forcimit të luftëskundër Titos në sektorin e Kosovës dhe
Maqedhonisë 4 ) dhe bashkimit të këtyre tokaveme Republikën Popullore të Shqipërisë, gjë që
i përgjigjet parimit marksist-leninist dhe do të
forcojë pozitat ndërkombëtare dhe gjendjen ebrendëshrne të Republikës Popullore të
Shqipërisë. Ajo përfaqëson në vetvete interestë madh gjithashtu për çështjen e forcimit të kampit socialist.
Republika Popullore e Shqipërisë do të bëjë të gjitha përpjekjet që lufta kundër klikës sëTitos në Jugosllavi të zhvillohet dhe të ashpërsohet deri në fitoren e plotë.
Ne jemi të mendimit që qëndrimi zyrtar i Shqipërisë në çështjen e Kosovës dhe Metohisë duhet të jetëi përmbajtur, sepse ndryshe kjo mund të shfrytëzohet nga klika e Titos si mjet për të
mobilizuar serbomëdhenjtë dhe do të shërbejësi akuzë ndaj Shqipërisë për shovinizmë e të
tjera. Por Shqipëria do t’u japë ndihmë tëgjithanshme popujve të Jugosllavisë dhepopullsisë shqiptare të Kosovës, e cila duhettë veprojë dhe të tregojë iniciativën e vet nëkuadrin e atyre që ne thamë më sipër.
Çështja e shtruar lidhur me Kosovën eMetohinë po bëhet veçanërisht aktuale lidhur
me ndihmën, që partia jonë u jep shokëveantititistë jugosllavë, si edhe popullsisë sëKosovës e Metohisë, e cila dëshiron dhe ështëe gatshme të luftojë me të gjitha mjetet kundërtradhëtarëve të Beogradit. Por shqiptarët e kësajkrahine vazhdimisht shtrojnë para nesh pyetjen:
“Si do të zgjidhet problemi kombëtar i Kosovës e Matohisë?”
Ne mendojmë që kjo çështje është shumë e rëndësishme.
Por ka të ngjarë që në zgjidhjen e saj ne gabojmë, pikërisht për këtë, pa këshillat e shokut Stalin ne s’do të bëjmë asnjë hap. Lidhur me këtë edhe paraqesim pikëpamjen tonë, dhe po që se gabojmë, dëshirojmë që neve të na tregohen gabimet që të mund t’i ndreqim.
Për Komitetin Qëndror të Partisë së Punës të
Shqipërisë – Enver Hoxha
PS:
Marrë nga Shqipëria Socialiste…
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!