Diplomacia.dk

LETER KASAPIT SERB

/Ribotim nga Arkivi i diplomacisës.dk/
Nga:Beqir Elshani

1.
Populli shqiptar të qorton,
Sllobodan, – o, bir xhelati:
– Çetnikët e tu që vijnë në Kosovë,
për vrasje dhe jo për karneval,
si kurrë më parë kaliti edhe pak,
ngaqë atyre u mungon taktika,
derisa në Banat është fushë-deti,
bjeshkët tona janë vend i tmerrit.

Dëgjove se si çetnikët e tu
u gjetën në përroin e katundit,
në agim – para se gjelat të këndojnë,
(që sipas mitit lugati zhduket),
i vrau shqiptari në vetëmbrojtje
dhe nga shtëpia i hoqën qafet.
Dëshmitar kishin vetëm një radiolidhje,
besohet të ketë qenë drejtpërsëdrejti me ty,
ndërsa fëmijëve dhe gruas në llahtari,
dëshminë nuk e ha qarshia e Beogradit.
Megjithate, ti, o i biri i shkinës:
– mos i ndëshko çetnikët për pakujdesinë,
vetëm pak ua shkul veshët vertikalisht.

Mjekroshëve të tu çetnikë,
në sulm të familjes shqiptare
gratë vigjilente ua morën armët,
me karrocë ua sollën në rezervat
dhe me gjakftohtësi u thanë: Merrini,
– thyeni qafet nga keni ardhur,
korreni grurin dhe ushqeni fëmijët.
Ndërkaq policia ua përmbysi shtëpinë,
me barbarizëm i rrahën gjersa i zhbinë.
2.
Ti, o Kasapi serb!
Për të shfarosur shqiptarët
duhet fjetur shumë pak, sepse
përpara të presin detyrat pansllave,
dhe lëvizjet duhet t´i reduktosh,
pa polici as në banjo mos shko;
Serbia pret shumë nga froni yt,
ngaqë je zotuar të bëhesh
Perandor në Jugosllavi.

Në kuzhinën tënde fashiste
ushqehu që të dukesh si derr i majmë,
sepse nga ky blic Serbia jote
mobilizohet për pushtimin e tokave të reja.
Po ndodhi e të shafitet konstrukti në fytyrë,
në ekrane televizive mos u duk
se serbët, të hidhëruar nga dëshpërimi
do të shajnë, portretin do ta fëlliqin
dhe disfata jote merr dhenë.
3.
Ti nuk dite ta përfitosh burokracinë
që gjyshi yt ta la peshqesh.
Ç´ta mbushi mendjen për theqafjen
e burokracisë së majme të federatës,
dhe shih për habi, populli shqiptar
ekuipazhin e anijes e kishte me vete
të sprovuar në murrlan e tajfun
anija shqiptare ecte më shpejtë e më sigurt.

Mjaft ke bërë ta dimë për nder,
na e hoqe zhugën kuislinge,
me lëngun e limonit të shtrydhur
si medikament ua gudulise sytë.
Ishe zëdhënës i jogurt-revolucionit,
porsi gjyshi yt i mjerë dhe topall,
midis Avallës dhe Podgoricës
mbaje mitingjet pompoze.
Tani o trashëgimtar i Obrenoviqit
ndryshuan raportet shekullore
dhe Muri i Berlinit mallëkuar qoftë
në tokë u shkri si dëborë.

Ti, o bir i shkinës,
Mos u mundo të sjellësh murtajën,
Kosova ka Ushtrinë Çlirimtare,
që trojet e veta i mbron me armë
dhe një nga një t´i vret gjeneralët.
4.
Kosovën kreshnike ua fali Londra
vetëm pse ishit lavire magjepëse,
me xhoks dhe shpatulla të bukura
dhe me buzët e skuqura në Kremlin.
Sot tetëdhjetë vjet i mbushët,
mbetët gungaç dhe gërdallë pa dhëmbë.
Nuk ka më medikament që ju përtërinë,
dhe dashnorë që t´ju përkëdhelin,
ngaqë akademikisht në të shtatëdhjetat
kanë vdekur dhe varrosur përjetë,
ndaj dihet kush e ka radhën sivjet.
Upsalë, 1998

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

GJERGJ KASTRIOTI

Kategoria:

Botuar: 09/01/2023

© 2016 - 2023 | DIPLOMACIA.dk