LETËR KRYEHEROIT TONË GJERGJ KASTRIOTIT-SKËNDERBEUT

31
Jan
2024
Shkruan: Zekerija Idrizi


O Kryehero i yni kombëtar – Kryelegjendar Gjergj Kastrioti Skënderbeu!
Si çdoherë, por kohët e fundit seç ndjej një mall të madh të kuvendoj me Ty shtruar dhe shqiptarçe për fatet e kombit e të atdheut.
Kryehero, dekadat e fundit kanë rënë dendur dhe rrufeshëm re të zeza mbi qiellin tonë iliro-dardano-arbëror. Ato po sjellin shi, breshër e stuhi në tokën tonë, që po kanosin ta përbaltin dhe zhbëjnë ADN-në, indin, substancën dhe shtetet tona kombëtare shqiptare.
Kryehero, Ti me vigjilencën, largpamësinë heroizmin dhe luftërat tua i preve hovin në rrënjë hordhive barbare turko-osmano-aziatike. Mbrojte heroikisht, me nder dhe respekt të lartë kauzën tonë kombëtare dhe çlirove trojet e Arbërit nga pushtimi otoman. Rrjedhimisht Ti mbrojte edhe Evropën dhe kulturën e qytetërimin perëndimor nga “kultura” beduineske aziatike. Kësisoji, Ti ndoqe me fanatizëm dhe përkushtim të thellë rrugën e perandorëve, Lekës së Madh – Aleksandrit, Konstandinit dhe Justinianit të Parë.
Në këtë formë, lufta dhe heroizmi Yt hynë gjenealisht në analet e historiografisë sonë. Historia Yte është shënuar me germa të arta në librat dhe dokumentat kombëtare dhe ndërkombëtare.
Lapidaret dhe bustet Tua janë themeluar e ngritur gjithandej qyteteve tona arbërore dhe kudo metropoleve të botës. Ato janë dëshmi e rrallë që faktojnë kulturën dhe qytetërimin tonë kombëtar dhe evropian.
Kryehero, kohët e fundit ca shqipfolës, që flasin shqip, por, mjerisht, ëndërrojnë e përsiasin turko-arabo-aziatikisht, kanë stërkequr si mos më keq imazhin tonë të pastër kombëtar, duke na dhënë një hije dhe imazh fundamentalist në sytë e diplomacisë dhe politikës ndërkombëtare.
Pjesëmarrja e qindra shqipfolësve si myxhahedinë, në luftë të shenjtë në emër të Allahut, në frontet e luftës në Siri e Irak ishte fatal për kombin tonë.
Fyerja e personalitetit Tënd nga pseudo-historianë dhe shqipfolës fundamentalistë është fakt tmerrues. Lemeritës ishte fakti që busti Yt mori shuplaka dhe nënçmime në qytetin legjendar të Kaçanikut në Kosovë. Madje akoma më fatal ishin rastet e mbulimit me pelerinë të përmendores Tënde në qendër të Tiranës nga radikalë shqipfolës me rastin e faljes së bajrameve në sheshin e kësaj kryeqendreje. Rrëqethës është edhe fakti tjetër i mosreagimit të kreut të Komunitetit Mysliman në Shqipëri ndaj këtij akti të turpshëm!
Kryehero, ultrafundametalizmat religjiozë të shqiptfolësve myslimanë e ortodoksë kanë ngritur kokën dhe po paradojnë në trojet tona “ushtarakisht”. Rrezik i madh i kanoset rinisë sonë nga talebanizimi dhe sirianizimi, si dhe laicitetit dhe sekularitetit të shteteve tona. Ata po mëtojnë të rrënojnë vlerat tona kulturo-qytetëruese kombëtare e perëndimore dhe dëshirojnë të implementojnë sistemin teokratik të sheriatit e Islamit politik. Neo-otomanistët tanë vajtojnë për rikthimin e Perandorisë Otomane te ne në Gadishullin Ilirik.
Po ky rrezik po i kanoset shqiptarëve edhe nga helenizmi greko-bizantin. Autoqefaliteti i Kishës Ortodokse Shqiptare është përdhosur keqas me instalimin në krye të saj të satrapit grek Anastas Janullatos. Për pasojë, mjerisht, janë asimiluar në grekë shumë shqiptarë ortodoksë, pikërisht siç ishin asimiluar më herët masovikisht edhe shqiptarët ortodoksë në Maqedoni, në Greqi e Mal e të Zi.
I dashur Kryehero, fajin më të madh në këtë drejtim e kanë shumë nga kleri fetar, hoxhallarë, imamë, dhaskalë e mitropolitë.
Paramendo absurdin: historianët turko-otomanë kërkojnë me ngulm rishkrimin e historisë sonë, duke instistuar që Perandoria Otomane të konsiderohet çliruese dhe jo pushtuese e Arbërisë! Madje-madje, ata konsistojnë edhe në faktin që nuk është ushtruar dhunë dhe terror nga otomanët ndaj popullatës shqiptare në trojet tona etnike!
Jo vetëm që është ushtruar dhunë por edhe gjenocid, kulturocid dhe urbicid mbi etnosin dhe trashëgiminë tonë të begatë kulturo-qytetëruese kombëtare …
Pavarësisht këtyre fakteve tronditëse dhe tmerruese anti-shqiptare, Personaliteti dhe e mbarë historia dhe veprimtaria Yte gjigante e përmasash historike e legjendare vazhdon të trajtohet me kujdesin, konsideratën dhe respektin më të lartë kombëtar nga të gjithë atdhedashësit që kanë gjakë të pastër kastriotik e iliro-dardano-arbërorë. Historianët, sociologët dhe filozofët e mendimtarët tanë kanë shkruar e botuar qindra libra dhe mijëra kumtesa nëpër seminare, tryeza e simpoziume shkencore për jetën dhe veprën Tënde.
Historia yte lavdiplote bashk me betejat Tua legjendare u mësohet fëmijëve tanë qysh nē djep dhe në shkollat parafillore dhe ato fillore.
Dhe një proces i këtillë edukativo-arsimor do të vazhdojë të zhvillohet me fëmijët dhe nxënësit tanë sa të ekzistojë Shqipëria Natyrale dhe e tërë gjithësia.
Skënderbe, i dashur vëlla, na mundon fakti i diskriminimit të shqiptarëve dhe arvanitasve në Greqi.
Të ulur , të turpëruar , të shfytëzuar dhe të deskriminuar janë një komunitet i tërë thuajse 1000 000 ( një milion ) shtetas shqiptarë në Greqi.
Plot 3 degada të skllavëruar dhe të dhunuar në një shtet demokratik ku demokracia nuk funksionon !
Në një shtet Evropian ku ligjet Evropiane nuk ekzistojnë:
Pa sigurime Shoqërore.
Pa dokumenta të rregullta.
Pa pansione !
Nënshtetësive nuk ju afrohet askush përveçse, nëpërmjet sekserëve duke të zhvatur nga ekonomia!
Brezi i dytë, në të njëjtin nivel me emigrantët !
Të lindur në Greqi, të shkolluar, të diplomuar, të pozicionuar në profesione të ndryshme si dhe në biznese të fuqishme dhe qarkullojnë me letra te bardha ne xhepa dhe vërtetime të ndryshme.
Burgjet Greke të mbushura me shqiptarë të cilët me vite të tëra qëndrojnë në paraburgime, duke mos i kaluar për gjykim etj.
Shteti shqiptar nuk ekziston për komunitetin e sajë jashta kufijve!
Politika e gabuar ka arritur te helmojë gjithë diasporën shqiptare. Pushteti ka sunduar çdo institucion organizativ duke blerë kryetarë shoqatash , biznesmenë të fuqishëm, përfaqësues komunitetesh etj.
Ambasada është vënë në shërbim të interesave politike, duke mbajtur simpatizantët e sajë dhe duke mos vlerësuar gjithë përfaqesuesit e shoqatave në menyrë të barabartë !
Me 19 shkurt Shoqata e emigrantëve shqiptarë në Greqi, si gjithmonë e para kudo, ashtu siç protestuan në vitin 2020 në Imathia të Greqisë dhe me këmbenguljen e tyre, shtresa e bujqësisë dhe blegtorisë fituan të drejtat e tyre .
Me të njëjtin qëllim, emigrantët shqiptarë morrën inisiativën për të protestuar ndaj të gjitha padrejtësive dhe deskriminimit që po ua bën qeveria greke.
Është për t’u përshëndetur edhe përpkekja dhe angazhimi i emigrantëve shqiptarë për të edukuar dhe arsimuar fëmijët e tyre në gjuhë dhe letërsi shqipe në këtë shtet.
Të të fllas sot për veprimtarinë kombëtare dhe arsimore të Mësueses së shkëlqyer, zonjës Lefteri Metkaj, do duheshin vëllime të tëra. Kjo histori e gjatë përpjekjesh dhe aktiviteti intensiv intelektual dhe patriotik i Lefteri Metkaj me shumë bashkëatdhetarë në Greqi për të ruajtur gjuhën tonë të bukur, duhet të jetë frymëzuese për brezat e rinj, sidomos për të gjithë shqiptarët në diasporë, që t’u mësojnë femijëve të tyre jo vetëm të flasin, por dhe të shkruajnë në gjuhën shqipe, prandaj duhet të hapen shkolla shqipe dhe në vendet ku banojnë shqiptarët emigrantë. E theksoj këtë pasi po ndodh një dukuri e pakëndshme në diasporë. Disa fëmijë të lindur në dekadat e fundit në vendet e tjera, nuk e flasin mirë gjuhën shqipe, madje disa dhe nuk dinë as të flasin shqip e as të shkruajnë.
Kohë më parë Këshilli i Qarkut Vlorë e dekoroi këtë Mësuese me çmimin “Mirënjohje e Qarkut Vlorë” për punën e saj të shkëlqyer në disaporën shqiptare në Greqi, një mësuese shëmbullore dhe një atdhetare e vërtetë, një Dora Distria në Greqi.
Ajo për 20 vjet punoi e luftoi për të hapur një shkollë në Athinë në tre pika kryesore :
Pika A-ne Rendi.b. Pika shkollore në Aspropirgo.,c. Pika shkollore në Athinë. Dhe këtë punë të fisme ajo e zhvillon me zell dhe përkushtim të thellë arsimor.
Këshilla permanente e Mësueses Metkaj për prindërit shqiptarë është: “Fëmijët tuaj mund të mësojnë disa gjuhë të huaja, por kurrë nuk do të jenë shqiptarë të mirë, nëse nuk dinë gjuhën amtare. Mësojuni fëmijëve gjuhën e bukur shqipe, gjuhën tonë të pasur e të mrekullueshme. Ju kujtojë të dashur një këshillë nga Faik Konica,në vitin 1900: “Këta që kanë patur mjaft durim për të mësuar gjuhë të huaja, a s’mundin, për dashuri të Shqipërisë, të kenë mjaft durim e të përpiqen të mësojnë sa më mirë e më kulluar edhe gjuhën e tyre?”
Ajo zhvillon rregullisht edhe konkurset për njohjen e traditave të kombit shqiptar si : 28 dhe 29 Nëntori, luftërat e Gjergj Kastriotit të Madh, Skënderbeut, lufta për çlirimin e Kosovës, Pavarësia e saj etj., kanë qenë boshti i aktiviteteve, që e bëjnë mësuesen Lefteri Merkaj, simbol të shqiptarizmës në Greqi dhe në diasporë në përgjithësi. Paralelisht, ajo jo rrallë herë i ushtron nxënësit me orë të veçanta të vizatojnë dhe të qëndisin flamurin tonë kombëtar Kuq e Zi me shkabën dykrenore. Punë kjo që me një entuziazëm të lartë e punojnë nxënësit dhe nxënëset shqiptare.
Ajo ka aktivizuar edhe grupin polifonik lab “Buron Kënga Labe”. Kjo i argëton fëmijët dhe u krijon atyre ndjesinë e të qenit pranë vendlindjes. Ndërkohë ajo bashkëvepron ngushtë edhe me gjitha shoqatat tjera shqiptare në Greqi dhe ato në Shqipëri për mirëvajtjen e arsimit shqip dhe të aktiviteteve të tjera kombëtare në Greqi.
Është për t’u përshëndetur edhe aktivitetet e Komunitetit Shqiptar në Selanik dhe i Lobit Euro-Atlantik në Greqi, që po punojnë shumë shqiptarisht me emigrantët tanë në Greqi.
Tani do të të flas një fije edhe për një rilindas të fundit shqiptar arbëresh nga Italia. Ai është i famshmi At Antonio Belushi nga Frashineto i Kalabrisë. Ai mbas diplomimit në Universitetin Gregorian të Romës, ka shërbyer si prift në disa katunde arbëreshë në Itali si në Shën Sofia e Epirit, Shën Kostandini Shqiptar, Shën Pali Shqiptar, Falkonara Shqiptare, dhe në Kozenca të Kalabrisë.
Ai si një njohës kurajoz i shpirtit arbëror ka kryer një punë gjigande kërkimore, kulturore, etnografike dhe studimore, në katundet arbëreshe në Itali, në katundet arvanitase në Greqi e shumë shtete të tjera.
Në vitin 1966 ai themeloi revistën “Vatra Jonë” dhe në vitin 1980 revistën italo-greke-shqiptare “Lidhja”.
Gjithashtu At Antonio Belushi është autor i shumë veprave me vlerë shkencore dhe kombëtare si:
“Fjalor Frazeologjik i shqiptarëve të Italisë dhe Greqisë”
“Arbereshët-Arvanitas, një popull i padukshëm”
“Këngë të shenjta tradicionale shqiptare”
“Tezgjahu”
“Magjia, mite dhe besime popullore”
At Antonio Belushi dhe shqiptarët e mëdhenj si ai, punëtorë të dijes dhe kulturës kombëtare, fatkeqësisht janë njerëz të heshtur, që rrinë larg prozhektorëve, titujve, dekoratave, pagesave dhe pompozitetit bosh. Ai dhe bota e tij arbërore, ku këtu e kam fjalën për Shtëpinë, Kishën dhe Biblotekën e tij legjendare në Frashineto, janë për mua shumë më frytdhënëse në planin kombëtar se shumë institucione shtetërore që paguhen për të bërë atë punë.
Pikërisht tani në këtë epokë që Shqipëria dhe shqiptarët mund të kenë bollëk më të madh material por një krizë të madhe shpirtërore në vlerat identitare të kombit, unë mendoj se figura si At Antonio Belushi, shërbejnë si një frymëzim dhe monument i gjallë I vlerave kombëtare ndër shqiptarë.
Unë e ndjej që jo shumë shqiptarë njohin punën kolosale të At Antonio Belushit, punë me vlerë kombëtare që daton prej 1965 e deri më sot.
Ashtu siç nuk njohim edhe punën e shqiptarëve të tjerë të mirë, të cilët kanë kuptuar kahershëm vlerën e madhe që ka për kombin tonë, mbijetesa e shpirtit të arbrit në katundet arbëreshe në Itali, këtu do veçoja shoqatën e Pal Engjëllit, krijuar prej 2006 e cila, në modestinë më të thellë, ka dhënë një kontribut të çmuar ndaj këtyre katundeve, duke vendosur buste të Skënderbeut dhe Pal Engjëllit në sheshet kryesore të tyre, duke dhuruar libra, fonde, kostume popullore dhe çdo gjë tjetër që çon përpara frymën kombëtare ndër arbëreshet e Italisë, ndër ta do veçoja intelektualët, Ardian Visha, Edmond Islamaj, Ilirjan Celibashin, Përparim Gollin, Agron Gaxhon, Igli Toskën etj, kontributi i të cilëve totalisht vullnetar, për mua vlen sa 10 Ministri Diaspore që bëjnë vakanca nëpër botë.
Bota arbërore, ka qenë pararendëse e Rilindjes sonë kombëtae, Jul Variboba, Jeronim De Rada, Domeniko Belushi, I madhi Vincenco Dorsa dhe këtu prezenti Antonio Belushi, i dhanë trajtë dhe formë shpirtit tonë rebel, ja paraqitën botës në nivelin elitar të simotrave europiane.
Do ju lutesha vetëm për diçka, kush ka mundësi të shkojë në jugun e bukur të Italisë, do bënte mirë të mbante hapin në katundet arbërore, aty koha ka mbetur ndër periudhat më të lavdishme të kombit tonë, aty udhët quhen shqip, katundet po ashtu, dhe po shkuat në Frashër ndryshe quhet Frashineto, mbani këmbët tek Bibloteka e bukur me mbi 6 mijë tituj të At Belushit por dhe në Gjimnazin e Frashinetos që quhet Gjimnazi Ernest Koliqi…
Kombi ynë është aty, këtu, atje, gjithandej në të katër anët e mërgatës sonë në shkëlqimin e tij të fshehur, thjesht duhet zbuluar.
Për arbëreshët dhe rilindasin At Antonio Belushi e ka shkruar një vepër të veçantë edhe apostulli i arbëreshëve, gazetari i mirënjohur Rexhep Rifati, me titull “ARBËRESHËT – Fotosintezë e shpirtit tim” (botim shqip-italisht), ku ai, pas shtegëtimeve të tij dyzet vjeçare në 52 fshatra dhe bashkësi arbëreshe, me fotografi dhe raportime i përshkruan në imtësi traditat, doket, kulturën dhe qytetërimin arbëresh, si dhe jetën dhe veprimtarinë voluminoze të At Antonios.
Por, i dashur Skënderbe, është sa fatal aq edhe tragjik e vajtues fakti i hidhur i asimilimit të miliona shqiptarëve të emigruar, të cilët, fatkeqësisht, humbën identitetin kombëtar. Kështu e pësuan miliona shqiptarë në Turqi, në Egjipt, në Siri, në Jemen, në Mal të Zi, në Sanxhak, në Maqedoni dhe në Greqi. I kobshëm është fakti i asimilimit të qindra e mijëra shqiptarëve ortodoksë nga megaprojektet shoviniste asimiliuese të sllavëve serbë, malazias, maqedonas dhe grekë.
Në këtë drejtim , unë u jam drejtuar me letra publike vëllezërve të mi shqiptarë Dr. Branko Sinadinovskit, Branko Manojllovskit dhe zonjës Gordana Sinadivoskës. Në këto letra unë kam përkrahur botërisht kthimin në rrënjët identitare shqiptare të shqiptarëve ortodoksë të asimiluar ndër dekada nga politika nacionaliste sllavo-maqedonase. Ky fakt i kthimit të tyre në identitetin shqiptar na ka gëzuar pa masë të gjithëve, pa dallim feje, krahine, fisi e partie.
Identitin dhe traditat tona kombëtare shumë mirë i kanë ruajtur ndër breza e shekuj shqiptarët arbëreshë të Zarës së Kroacisë. Ata emigruan atje kryesisht gjatë sundimit të rreptë e asimilues të Perandorisë Osmane në Shqipëri. Herën e parë emigruan atje gjatë vitit 1655 dhe në vitet 1726-1733. Këta rridhnin nga fisi i kastriotëve të Shqipërisë.
Origjina e arbëreshëve të Zarës është nga treva e Krajës, gjëgjësisht nga fshatrat Brisk, Shestan, Ljare dhe Podë, sot pjesë e Komunës së Tivarit në Malin e Zi.
Arbëreshë të njohur janë:
Šime Dešpalj (1897–1981) – kompozitor, profesor muzike, shkrimtar; Pavle Dešpalj (l. 1934) – kompozitor, anëtar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kroacisë; Valter Dešpalj (l. 1947) – violonçelist dhe profesor në Akademinë e Muzikës në Zagreb; Šime (Simeone) Duka (1915–2006) – sekretar i arkivave vatikanase; Josip Gjergja (l. 1937) – basketbollist; Mladen Grdović (l. 1958) – këngëtar; Božidar Kalmeta (l. 1958) – Kryetar i Zarës (1194–2003; 2013–sot), ish ministër në qeverinë kroate; Ratimir Kalmeta (1916–2005) – gjeograf, gjuhëtar; Kruno Krstić (1905–1987) – leksikograf;
Hrvoje Macanović (1904–1980) – gazetar sportiv; Đani Maršan (l. 1944) – këngëtar, muzikant, diplomat, konsull kroat; Bepo Matešić – këngëtari i tenorit; Berto Matešić – këngëtari i tenorit; Ivica Matešić Jeremija (l. 1959) – shkrimtar, diplomat ushtarak; Ivo Perović (1882–1958) – Ban dhe regjent i Jugosllavisë (1934–1941); Ivan Prenđa (1939–2010) – kryepeshkop i Kryepeshkopatës së Zarës; Josip Vladović Relja – shkrimtar; Aleksandar Stipčević (1930–2015) – arkeolog, historian, anëtar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës; Ennio Stipčević (l. 1959) – muzikolog, anëtar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kroacisë.
Nga mjeshtrit e penës më origjinë nga Zara, pos Shime Deshpalit, njihet edhe shkrimtari i mirënjohur Josip Rela, i cili një kohë sherbeu arsimtar në shkollat shqipe të Plavë-Gucisë. E njohim posaçërisht për dramën e tij “Nita”, të shfaqur në disa teatro të Kosovës në vitet e 80-ta por edhe e më heret.
Shumë shqiptarë të lidhur me Rilindjen Kombëtare dhe zhvillimin e letërsisë shqipe pas pavarësisë shqiptare të vitit 1912 gjithashtu bënë kontakte dhe vizituan arbëreshët në Zarë, si Faik Konica, Shtjefën Gjeçovi dhe Fan Noli. Vetë arbëreshët i dhanë mbështetjen e tyre pavarësisë së Shqipërisë me një dokument në gjuhët arbëreshe, italisht dhe kroatisht, duke pohuar identitetin e tyre kombëtar shqiptar, respektivisht, atë arbëresh.
Së këndejmi dihet mirëfilli edhe historia, gjuha dhe traditat e kultura kombëtare e shqiptarëve të emigruar në Rumani, Bullgari, Moldavi, Ukrainë, Amerikë, në shtetet e Evropës etj.
Në veçanti, emigracioni më produktiv e më konstruktiv ishte ai i Rumanisë. Lëvizja kombëtare shqiptare e Rilindjes Kombëtare brenda Perandorisë Osmane ishte e pranishme dhe frytdhënëse në Vllahi, që ishte qendra e nismave kulturore të filluar nga Elena Gjika, Naim Frashëri, Jani Vreto dhe Naum Veqilharxhi (botuesi i abetares së parë shqipe në Bukuresht, më 1844). Aleksandër Stavre Drenova, një banor i Bukureshtit, është autori i tekstit të himnit kombëtar të Shqipërisë, Himnit të Flamurit, melodia e të cilit është Pe-al nostru steag e scris Unire, e kompozuar nga rumuni Çiprian Porumbesku. Në atë kohë, shumë shqiptarë, së bashku me bashkësitë e tjera ballkanike, ishin të pranishëm në jetën tregtare të Bukureshtit, ku shumë nga ta punuan si shitës nëpër rrugë (veçanërisht duke shitur pije joalkoolike ose ëmbëlsira).
Midis grupeve të reja të mërgimtarëve nga pjesë të ndryshme të Ballkanit që arritën në Rumani ishin familjet e poetëve Viktor Eftimiu dhe Lasgush Poradeci. Në atë kohë, lëvizja për pavarësi arriti kulmin, dhe për një kohë të shkurtër në vitin 1905, ishte e përqendruar në veprimtarinë e Albert Gjikës. Një shkollë shqipe u hap në vitin 1905 në qytetin e Konstancës, e një ndër nxënësit ishte poeti Aleksandër Stavre Drenova. Në vitin 1912, në një takim të udhëhequr nga Ismail Qemali në Bukuresht, ku morri pjesë edhe Drenova, u miratua rezoluta e parë në lidhje me pavarësimin e Shqipërisë.
Në vitin 1893, bashkësia shqiptare në Rumani numëronte rreth 30,000 anëtar. Në vitin 1920, rreth 20,000 shqiptarë jetonin në Bukuresht. Një valë e re e mërgimtarëve shqiptarë, shumë nga ta myslimanë nga Jugosllavia, erdhi në prag të Luftës së Parë Botërore. Në vitin 1921, përkthimi i parë në shqip i Kuranit, librit të shenjtë të myslimanëve, u përfundua nga Ilo Mitkë Qafëzezi dhe u botua në qytetin e Ploieshtit. Shumë shqiptarë u vendosën në Transilvani, ku kryesisht hapën ëmbëltore.
Edhe emigracioni shqiptar në Bullgari ka qenë shumë aktiv. shqiptarët në Bullgari mblodhën përvojë organizative dhe ndërmorën hapa më të mëdhenj drejt veprimtarisë së tyre atdhedashëse. Çlirimi i Bullgarisë i inspirua shqiptarët edhe më shumë. Shqiptarët në Bullgari kanë filluar të merreshin me lexim dhe këndim në gjuhën amtare. Dhimitër Molle ka sjellë në Sofje librat e parë shqipe në vitin 1886 dhe kështu ka filluar veprimtaria kulturore në koloninë shqiptare në Sofje. Në rrugë drejt zhvillimit kulturor dhe shoqëror ka pasur shumë vështirësi për shkak të propagandave greke dhe osmane të cilat kanë vazhduar përpjekjet e tyre për t’i mbajtur shqiptarët nën zgjedhën e pushtetit politik osman dhe të atij kulturor grek. Shqiptarët u qëndruan përndjekjet sistematike dhe u organizuan më mirë në një mënyrë formal. Më 1 janar 1893 është mbledhja e parë e shqiptarëve në Sofje me qëllim krijimin e një shoqate kulturore e cila t’i bashkonte të gjitha shqiptarët, krishterë dhe mysliman, për zhvillimin e Atdheut drejt arsimit modern dhe çlirimit kombëtar. Ata e kanë emëruar shoqatën “Dëshira” – dëshira për mëmëdheun e dashur, për familjet e paharruara, për lirinë dhe shkollim në gjuhën amtare. Në zgjedhjet e zhvilluara si kryetar është zgjedhur Ligor Prifi Borova, mjeshtër murator, për sekretar Dhimitër Molle, njeriu më i edikuar dhe disa këshilltarë, të cilët kanë pasur një reputacion të mirë. Nga “Dëshira” kanë mbajtur kontakte të ngushta me shoqatat shqiptare na Stamboll dhe Bukuresht dhe me rilindas të shquar si Naim dhe Sami Frashëri, Jani Vreto etj., me të cilët kanë bashkëpunuar në dobi të Atdheut. Disa prej shqiptarëve të rinj nga Sofja studiojnë në shkollën e mesme shqiptare në Bukuresht ndër të cilët spikatën Kristo Liuarasi dhe Adem Shkaba. Një prej veprimtarive të shumta të shoqatës është hapja e shtypshkronjës “Mbrojtësia” e cila u shndërrua në një qendër të rëndësishme për shtypjen shqiptare dhe për përhapjen e diturisë ndër shqiptarët. Libri i parë, shtypur atje, ka qenë “Ditërfensi”. Nisma ka vazhduar dhe këtë kalendar nën emrin “Kalendar Kombëtar” botohet disa vjet nga Midhat Frashëri me pseudonimin Lymo Skendo.
Shahin Kolonja ka botuar gazetën “Drita” më 1901 në këtë shtypshkronje. Më vonë në Sofje u botuan edhe gazeta dhe revista të tjera si “Shqypeja e Shqypnisë” nga Josif Bageri, “Shqipëria e lirë” nga Kristo Liuarasi, revistat “Vetëtima” (Thoma Avrami) dhe “Shqipëria” (Nikola Ljako). Atje u shtypën edhe dhjetra libra shqiptare të disa autorëve shqiptarë si Spiro Dine, Sami Frashëri (“Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet”, drama ”Besa” e cila është shfaqur mbi skenën e teatrit “Bullgaria”). Kanë botuar edhe veprat e Naim Frashërit si “Bagëti e bujqësi” dhe “Dëshira e vërtetë e shqiptarëve”. Këtë shtypshkronje lëvizi në Tiranë pas Luftës së parë botërore dhe ka vazhduar punën e saj të moçme për zhvillimin kulturor të shqiptarëve. Në nëntor të vitit 1911 në Sofje ka ardhur dhe Fan Noli i cili ka mbajtur liturgji në gjuhën shqipe për herë të parë në Sofje sepse deri këtë vit liturgjitë kanë qenë vetëm në gjuhën greke.
Nga viti 1994 në Universitetin e Sofjes funksionon Dega e Ballkanologjisë në të cilën qindra studentë kanë mësuar dhe vazhdojnë të mësojnë gjuhën, letërsinë, historinë dhe kulturën shqiptare. Të rinjtë nga Mandrica nuk kanë harruar origjinën e tyre dhe përtërijnë kulturën shqiptare të fshatit. Jo pak shqiptarë të rinj studiojnë në Universitetet bullgare dhe formojnë koloni të vogla në qytetet kryesore bullgare. Në këtë mënyrë, lidhjet shqiptaro-bullgare ruhen dhe zhvillohen edhe në shekullin e ri.
Kontribut të madh kombëtar në Rumuni kanë dhënë dy neo-rilindasit shqiptarë: kërçovari Dr. Xhelku Maksuti dhe albanologu tetovar Baki Ymeri.
Dr. Maksuti shquhet si autor kontributesh shkencore të historisë moderne rumune dhe universale. Disa nga studimet e tij e kanë parë dritën e botimit në revistat prestigjioze Magazin istoric, Studime historike, Gjurmime albanologjike dhe Historia. Është koautor i vëllimeve Rezistenca evropiane gjatë Luftës së Dytë Botërore, vëll. I (1973), Afirmimi i shteteve te pavarura e të bashkuara kombëtare në Evropën Qendrore dhe Juglindore, 1821-1923 (1979). Në Maj të vitit 1990, themeloi me një grup veteranësh shoqatën Bashkësia Kulturore e Shqiptarëve të Rumanisë (BKSHR), me një numër të panumërt aktivitetesh dhe botimesh. Në gusht të vitit 1993, themelon dhe boton serinë e re të revistës Albanezul / Shqiptari, duke dhënë kontribute konkrete për botimin e qindra numrave të kësaj tribune të famshme, si dhe të dhjetra veprave shkencore dhe letrare autorësh shqiptarë dhe rumunë, në kuadrin e BKSHR-së.
Vlen të ripërkujtojmë faktin se në vitin 1995, profesor Xhelku Maksuti organizoi simpoziumin mbi 400 vjetorin e ardhjes masive të 15 mijë shqiptarëve në veri të Danubit (1595). Në vitin 1999 dha kontribut të denjë për organizimin e një manifestimi dinjitoz në shenjë solidariteti me Kosovën, NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (31 Mars). Fati i Bashkësisë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë filloi të „shuhet” që nga viti 2001, sepse një vit më parë doli në skenë një organizatë fantasmagorike (Shoqata Liga e Shqiptarëve të Rumanisë), pa asnjë shqiptar në gjirin e saj, e udhëhequr nga një deputete antikosovare (Oana Manolescu), e cila manipuloi mbi dhjetë vjet me buxhetin qeveritar në emër të interesave meskine dhe merkanteliste (1996-2016).
Në ndërkohë, profesor Maksuti botoi mijëra ekzemplarë të vjetarit Albanezul, me vlera të larta albanologjike, historike dhe letrare, si dhe këto vepra: Historia e Komunitetit Shqiptar të Rumanisë (Kriterion, Bukuresht, 1992), Mbi shqiptarët dhe Shqipërinë (Ararat, Bukuresht, 1995), Nën shenjën e shqiponjës (Ararat, 2001), Historia e Shqiptarëve të Rumanisë (Kriterion, 2003). Një nga meritat e tij të veçanta është fakti se e lansoi idenë për botimin e serisë së re të revistës „Kosova” në Bukuresht, e themeluar në vitin 1932 nga gazetari korçar Gjergj Bubani. Revista respektive botohet rregullisht që nga viti 2010.
Ndërkaq veprimtari, poeti dhe shkrimtari Baki Ymeri ka dhënë dhe vazhdon të japë akoma shumë kontribut 1971-1990 : bashkëpunon me shtypin shqiptar të Kosovës dhe Maqedonisë; përkthen letërsinë shqipe në gjuhën rumune dhe anasjelltas. Jep kontribute publicistike, edhe për letërsitë e popujve tjerë të Ballkanit. 1990-2003: Paralelisht me mbrojtjen e provimeve të doktoratës në Universitetin e Bukureshtit, afirmon dhe mbron me guxim publicistik, çështjen e shqiptarëve të Kosovës dhe Maqedonisë, në shtypin rumun dhe atë shqiptar. Merr pjesë aktive në simpoziume ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Është veprimtar i dalluar i Bashkësisë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë, iniciator për themelimin e Shoqatës së Miqësisë Rumuno-Shqiptare, redaktor dhe sekretar i redaksisë së revistës Shqiptari në Bukuresht, të gjitha aktivitetet duke i kryer vullnetarisht, pa kurrfarë të ardhurash. Është autor i tetë librave origjinalë e të përkthyer (poezi dhe monografi mbi diasporën shqiptare), njohës i një numri të konsideruar gjuhësh të huaja, autor i mbi dy mijë artikujve të botuar, zbulues i dokumenteve origjinale të shoqërisë “Drita”, anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Rumanisë, laureat mirënjohjesh të ndryshme, i nominalizuar nga Instituti Biografik Amerikan : “Njeriu i Vitit 2001”.
Edhe veprimtari, poeti, shkrimtari dhe përkthyesi Baki Ymeri ka dhënë dhe vazhdon të japë akoma kontribut në rrafshin kombëtar dhe në aktivitetet letrare. Ai me dekada bashkëpunoi me shtypin shqiptar të Kosovës dhe Maqedonisë; përktheu shumë libra të letërsisë shqipe në gjuhën rumune dhe anasjelltas. Jep kontribute publicistike, edhe për letërsitë e popujve tjerë të Ballkanit. 1990-2003: Paralelisht me mbrojtjen e provimeve të doktoratës në Universitetin e Bukureshtit, afirmon dhe mbron me guxim publicistik, çështjen e shqiptarëve të Kosovës dhe Maqedonisë, në shtypin rumun dhe atë shqiptar. Merr pjesë aktive në simpoziume ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Është veprimtar i dalluar i Bashkësisë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë, iniciator për themelimin e Shoqatës së Miqësisë Rumuno-Shqiptare, redaktor dhe sekretar i redaksisë së revistës Shqiptari në Bukuresht. Të gjitha aktivitetet e tij i ka kryer vullnetarisht, pa kurrfarë të ardhurash. Është autor i tetë librave origjinalë e të përkthyer (poezi dhe monografi mbi diasporën shqiptare), njohës i një numri të konsideruar gjuhësh të huaja, autor i mbi dy mijë artikujve të botuar, zbulues i dokumenteve origjinale të shoqërisë “Drita”, anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Rumanisë, laureat mirënjohjesh të ndryshme, i nominalizuar nga Instituti Biografik Amerikan : “Njeriu i Vitit 2001”.
Një ndër rilindasit e shquar është edhe poeti dhe prozatori Josif Bageri nga Nistrova e Rekës së Epërme. Ai qysh në moshë 17 vjeçare emigroi në Sofje të Bullgarisë.
Por, edhe Josif Bageri, ashtu si shumë atdhetarë të tjerë u zhgënjye ngase xhonturqit filluan t’i qesin në harresë premtimet, ndaj iu kundërvu turqve të rinj me fytyra te reja, por ideologji të vjetër.
Luftën kundër politikës dhe ideologjisë së vjetër dhe çështjen për Shqipërinë e kombin shqiptar, të drejtat e lirisë së tyre, i trajton gjatë vjetëve 1909-1911 në gazetën “Shqypeja e Shqypënis”.
Që para të ndërpriste botimin e gazetës në dhjetor të vitit 1911, ai sëmuret rëndë dhe shtrohet në spital. Më 18 janar 1012 është në gjendje të rëndë. Por, nuk e ndërpret veprimtarinë atdhetare.
Pas 29 nëntorit 1912 i shkruan një letër Ibrahim Shytit në Vlorë dhe në janar 1914 lë Sofjen, niset për Shqipëri. Qëndron në Durrës. Ngarkohet me detyrë drejtuese si botues i revistës “Ushtimi i Krujës”.
Përparësi kishin shkrimet e natyrës politike. Gazeta kritikonte veprimet shoviniste të qeveritarëve të shteteve fqinj për copëtimin e trojeve shqiptare, por më së shumti gazeta iu përkushtua problemeve politike kombëtare për çlirimin e plotë të Shqipërisë.
Gazeta vlerësonte objektivisht: “fuqiat evropiane qe s’kan as pak përdëllim po lakmojn dhe kqyrin se si e qysh me e shti Shqypnin në kufiat e veta …” (Gazeta “Shqypeja e Shqypënis”.Nr. 26, dt. 15 maj 1910).
Bageri shkruan: “Na e dim fort shum mire se Serbia dhe Greqia jon t’rreptit anmik të Shqypenis, sepse shpresat e këtynej dy shteteve ishin dhe jon të gjendojn (zgjerojnë) kufiat e tynej, tuj shti Shqypënin në kufijt e veta” (Gazeta “Shqypeja e Shqypenis”, 17 prill 1910).
Kritikon fanatikët, që qorras, u shërbejnë sunduesve të huaj: “Hej, mor hej! Or’ derzinj, rrini n’bishte se po të ngrihen shqyptarët e vërtetë e të thërrasën metinge, kon me ju mbyt me një lug ujë, se ata s’’prrallen, as që tallen” (Gazeta “Shqypeja e Shqypënis”. 6 shkurt 1910).
Josif Bageri ishte kundër atyre që nuk ishin për alfabetit latin që miratoi Kongresi i Manastirit. (Gazeta “Shqypeja e Shqypënis”, 6 shkurt 1910) dhe kërkonte unitet në të folur, ndaj shkruante: “Toskënishtja e gegënishtja nuk jan dy gjuhë prej dy kombesh, po së bashku të kombit shqiptar” (Gazeta “Shqypeja e Shqypënis”, 15 nëntor 1909).
Përkrah çdo nisme për kulturën dhe atdhesinë, shkruan: “Na fort shum gëzohemi se në ate Normalen e Elbasanit në kërthinëz të Shqypënis, temeluet e ka nji shoqni e cila ka marrë parësin për me shtue fuqinat dhe me gjanue (zgjeruar) krahanorin e djemve të ri, tuj i msue gjimnastik e kënk, cilat janë mnyra për ja gjat rrojtjen njeriut” (Gazeta “Shpnesa e Shqypënis”, n. 17/1910).
E përkohshmja “Shqypeja e Shqypënis” doli me disa ndërprerje kohore, sidomos pas muajve të verës së vitit 1911, kur ishte në gjyq për borxhe. Bageri nuk u tërhoq dhe ndërmori një udhëtim në mërgatat shqiptare në Rumani, Bullgari dhe Odesë, ku siguroi një rrugëzgjidhje. Nga numri i 5 tetorit 1911 gazeta doli me emër “Shqiponja e Shqipërisë”.
E vetmja përmbledhje ku janë botuar 37 vjersha, është vëllimi “Kopsht malsori”. Ky libër i vogël është trashëgimi e vyer e këtij atdhetari, veprimtar i Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Vëllimi përbëhet prej shumë copëza leximi, si “Atënia ky emër i bukur”, “Ujët, zjarmi dhe nderi”, “Malli i amës”, “Përtesa e varfëria”, “I mbeturi pa mësim”, “Guri i këlqeres”, “Teja bon dom”, .etj, që janë mësime diturie, natyrore, e shoqërore, edukate qytetare …
Dëshmon për inteligjencë, iniciativë, devotshmëri, vullnet dhe përpjekje për misionin që i ka vënë vetes. Autori thotë: “Nisma ta shkruaj këtë libër, me të cilin du me i sherbye kombit me sa që tëmundem, për mos me e lane në at’ errësin e moçme” (J. Bageri- “Kopsht malsori”, Sofje, 1910, f. 5). Më tej vë në dukje: “Dëshira dhe qellimi yn asht të çgjumin kombin (– po aty, f. 78).
Dëshpërohet nga vëllavrasjet e zhvillimet. I shqetësuar përjetoi trazirat e 19 majit 1914 dhe luftimet e 23 majit në Rrashbull. Vendosi të largohet nga Shqipëria, të kthehej në Sofje pranë familjes, në zanatin e parë. Por, nuk arriti. I dobësuar fizikisht, i sëmurë, i vrarë shpirtërisht, gjatë udhëtimit vdiq në spitalin e Prishtinës.
Emigracioni dhe lobi më i fuqishëm gjithëshqiptar është ai i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili ka dhënë dhe po jep akoma për çështjen tonë kombëtare. Diaspora shqiptare e Amerikës, veçanrisht ajo kategori e diasporës shqiptaro-amerikane që ndjen detyrim ndaj atdheut të tyre, ka dhënë një kontribut të madhnë të gjitha fushat e jetës për çështjet shqiptare në Ballkan. Por edhe aleatët euro-atlamtikë të kombit tonë kanë rëndësinë dhe vendin e vet në jetën e tij.
Shqiptarët krahës Zotit dhe vetes kanë për krahë dhe në ndihmë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Botërisht tashmë dihet se ky shtet historikisht ka qënë dhe është miku më i mirë i të gjitha kohërave për kombit shqiptar. Ruajtja e kufijve të Shqipërisë nga coptimet e mëtejshme mbas Konferencës së Paqes në Paris, është vepër e Presidentit amerikan Woodrow Wilson. Qëndrimi dhe veprimtaria pro shqiptare e presidentëve të Amerikës, Bill Klinton dhe George W Bush, për Pavarsinë e shtetit të Kosovës, futjen e Shqipërisë në NATO dhe përkujdesjen e vazhdueshme për mbarëvajtjen dhe konsolidimin e çështjeve aktuale shqiptare në Ballkan, janë kontribute të paimagjinueshme dhe të pallogaritshme që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë e po bëjnë për kombin tonë shqiptar.
Në këto rrethana favorizuese dhe lehtësuese shqiptaro-amerikanët kanë mundësi reale që të bashkuar të bëjmë më të mirën për vëndlindjen.Vlerësohet kontributi i çmuar i Amerikës në mbijetesën e kombit shqiptar në përballimin e luftrave në shekuj, po ashtu dhe kthimin e tyre në faktor sot në Ballkan.Të dyja këto flasin për cilësinë e veçantë e vitalitetin e kombit shqiptar.
Përpjekjet e para të shqiptarëve të Amerikës për t’u organizuar në shoqëri patriotike filluan në fillim të shek. XX-të. Që nga viti 1906 kur u krijua shoqëria e parë dhe deri në fillim të viteve ‘40, u formuan mbi 150 shoqëri të cilat kanë dhënë një kontribut shumë të madh jo vetëm në jetën e tyre në Amerikë por edhe për Shqipërinë.
Përpjekjet e para të shqiptarëve të Amerikës për t’u organizuar në shoqëri patriotike filluan në fillim të shek. XX-të. Që nga viti 1906 kur u krijua shoqëria e parë dhe deri në fillim të viteve ‘40, u formuan mbi 150 shoqëri të cilat kanë dhënë një kontribut shumë të madh jo vetëm në jetën e tyre në Amerikë por edhe për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Qëllimi i krijimit të këtyre shoqërive, ka qenë i gjithanshëm siç do të përmend:
– Të mësojnë nga liria, fuqia dhe bashkimi i popullit amerikan të cilat e bënë këtë komb kaq ideal.
– Të ritë në mes të shqiptarëve dashurinë për kombin dhe njëri tjetrin.
– Të arsimojnë më të zotët dhe më të shquarit shqiptarë në shkollat amerikane të cilët të kthehen si mësonjës në Shqipëri.
– Të mësohet gjuha shqip dhe anglisht që të përhapet në mes të qyteteve Shqiptare dhe Amerikane
edukata dhe doktrina morale.
– Të mbrojë emigrantët dhe punëtorët shqiptarë.
– Të mësojë për vetëqeverimin e Shqipërisë.
– Të forcojë miqësinë në mes të shqiptarëve dhe amerikanëve.
– Të mbledhë të holla, dhurata për ti shpërndarë në shqiptarët nevojtarë.
– Të organizojnë degë të reja të shoqërisë.
– Të shtojnë numrin e anëtarëve.
– Shoqëria të mos merret me punë politike.
– Të mbledhin fonde që të përdoren në Shqipëri për ndërtime të ndryshme në infrastrukturë, shkolla, ujësjellës dhe raste fatkeqësish.
Në luftën për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve, luftën e armatosur, pavarësinë e Shqipërisë dhe ruajtjen e tërësisë tokësore kontribut kanë dhënë shoqëritë “Malli i Mëmëdheut”, “Flamuri i Krujës”, “Vatra”, “Bashkimi”, “Vjosa”. Në bashkimin e të gjithë emigrantëve për ruajtjen e ndjenjës kombëtare, hapjen e shkollave shqip, hartimin e abetares, botimin dhe shpërndarjen e librit, arsimimin e të rinjve sidomos vajzave kanë luajtur shoqëritë “Malli i Mëmëdheut”, “Arsimi”, “Vatra”, “Drita”, “Gjergj Kastrioti”, “Lidhja Studentore”, “Dituria”. Për bamirësi, ndërtimin dhe mbajtjen e shkollave, ujësjellsave, çezmave, varrezave dhe zbukurimin e qyteteve e fshatrave kanë dhënë kontribut shoqëritë “Mirëbërëse”e Dardhës, “Vëllazëria” e Vithkuqit, “Bashkimi” e Drenovarëve, “Bashkimi” Poradecarëve, “Mbleta” Dardharëve, “Bashkimi” Shalësjotëve. Nga dokumentat e kohës si gazetat, librat, revistat që botoheshin jo vetëm në SHBA, por edhe në Shqipëri, Bukuresht, Sofje, Manastir, Selanik kam nxjerrë mbi 150 shoqëri. Në lidhje me krijimin e këtyre shoqërive, Faik Konica ka thënë: “Që më 1896 e gjer më 1910, kam parë disa dyzina shoqëri shqiptarësh të lindin, të vikasin, të rriten pak dhe të vdesin. Pyes vehten pse? Pa dyshim një nga shkaqet e para është karakteri i shqiptarëve të cilët individualistë të mësuar të rrojnë dhe të veprojnë veç e veç nuk janë të zotët të lidhen për një qëllim të përbashkët, të dëgjojnë dhe të pyesin njëri tjetrin.” Faik Konica, Gazeta “Dielli” No 51, viti 1912.
Shoqëritë mirëbërëse, fetare, shtypi, zgjidhnin pothuajse çdo vit drejtuesit e tyre, organizonin piknikë, aktivitete artistike, kulturore etj. të cilat janë të shumta. Kam përzgjedhur disa prej tyre me qëllim që të evidentoj ata ose ato që kanë kontribuar ose spikatur më shumë në jetën dhe mbarëvajtjen e diasporës shqiptare në SHBA. Padyshim, që më kryesorët në këtë drejtim janë Faik Konica, Fan Noli, Kostë Cekrezi, Kristo Floqi, Kristo Dako, Bari Omari, Sotir Peci, Mina Grameno, Petro Nini Luarasi etj. për të cilët janë botuar shumë libra e shkrime të ndryshme.
Shoqëria “BESA–BESËN“ u formua në Boston më 1 Janar 1907. Kryetar i saj ishte Fan Noli. Kontributet e kësaj shoqërie janë:
– Ju drejtua Konferencës së Hagës në korrik të vitit 1907 ku kërkoi pavarësinë nga Turqia.
– U bë nismëtare për krijimin e kishës së pavarur shqiptare që u themelua më 18.05.1908 në New York.
– U bë nismëtare për bashkimin e shoqërive patriotike të shqiptarëve në SHBA në një organizatë të vetme “VATRA” më 28.04. 1912.
– Gazeta “DIELLI” që doli për herë të parë më 15.02.1909 ishte organ i shoqërisë kombëtare “Besa-Besën”.
Nga të gjitha shoqëritë, më shumë kam veçuar shoqërinë e parë “MALLI I MEMEDHEUT” dhe shoqërinë më të madhe dhe më jetëgjatë “VATRA”.
Takimi i parë që bëri bashkë të gjithë shqiptarët në Amerikë, me synimin për të krijuar një federatë të vetme, u zhvillua në 24 dhjetor 1911 në Boston. Takimi për themelimin pati dhe pjesëmarrjen e shoqatës Besa-Besën. Në këto takime ishin të pranishëm: Faik Konica, Fan Noli, Kristo Floqi, Marko Adams dhe Paskal Aleksi, Vait Mira. Takimi vijoi deri në datën 28 prill 1912, kur dhe Vatra u regjistrua zyrtarisht. Nga procesverbali i takimeve thuhet:
“Federata Pan-Shqiptare e Amerikës Vatra u themelua prej Shoqërive “Besa-Besën”, “”Flamuri i Krujës” Shoqërisë Kombëtare”, “Mirëbërsja” dhe “Skënderbeu”. Ndërkohë shoqatat “Dallandyshja” dhe “Malli i Mëmëdheut” nuk ishin të pranishme por konfirmuan anëtarësinë e tyre në federatën “Vatra”.[2] Në këtë takim historik , një bord i përkohshëm u themelua dhe pjesëtarët e tij ishin: Sekretari – Fan Noli, arkëtari – Llambi Çikozi, menaxheri i “Dielli” -Kristo Kirka, Drejtuesit e degëve të Federatës: Faik Konica dhe Kristo Floqi, si dhe supervizortë e “Dielli”: Paskal Aleksi, Elia Tromara dhe Kosta Vasili.
Vatra u njoh zyrtarisht dhe prej Masaçusetsit duke marrë certifikatën e njohjes në 13 qershor 1912. Certifikata origjinale tregon këta emra: Faik Konica, Llambi Çikozi, Fan S. Noli, Kristo Floqi, Elia Tromara, Naum Cere dhe Kosta Kota. Pjesëtarë të tjerë të shquar që iu bashkuan federatës ishin: Kostandin Çekrezi dhe vëllezërit Pani nga Dardha.
Me datën 28 Prill 2019 Federata Pan Shqiptare Vatra mbush 107 vjetorin e saj. Federata Pan Shqiptare Vatra ka përfaqësuar prore me dinjitet dhe sukses të plotë “LOBIN SHQIPTAR” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kudo ku kanë shkuar emigrantët shqiptarë nëpër botë, para dhe mbas viteve 1900 , kanë krijuar shoqëri dhe media të ndryshme. Këto shoqëri së bashku me mediat e tyre edhe pse të shumta, në Rumani,në Bullgari,në Egjypt,në SHBA etj, pavarësisht emërtimit të shoqërive, programet e tyre kanë qëne tërësisht të përëshkruara nga ndjenja kombëtare dhe në funksion të Shqipërisë. Krijimi 107 vjet më përparë i Federatës Pan Shqiptare Vatra është një histori e veçantë suksesi e papërsëritshme, i pari dhe i vetmi organizim shoqëror deri më sot me strukturë federative jo vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por në gjithë botën shqiptare të emigracionit. Lavdi dhe nder ju qoftë atyre burrave të asaj periudhe jo vetëm për idenë dhe krijimin e Federatës Pan Shqiptare Vatra , por edhe për kontributin që dhanë në momente deçizive për kombin shqiptar, me penë, dipllomaci, pushkë dhe dollarë në ruajtjen e kufijve ekzistuese të Shqipërisë dhe forcimin e shtetit shqiptar, pa përmendur këtu kontributet, ndihmat dhe mundësitë në ruajtjen e vlerave e të traditave të kombit tonë brënda diasporës në Amerikë. Federata Pan Shqiptare Vatra ka një kontribut dhe aktivitet shekullor, ka një histori legjendare të pakrahësueshme, ka shtrirje të paarritshme në kohë dhe në hapësirë, ka eksperiencë drejtimi dhe bashkëpunimi në rang federativ. Vatra ka dhënë prova me punë dhe fakte konkrete e të suksesshme për kombin shqiptar.
Ka një arkivë të pasur të vlerave intelektuale dhe njerëzore që ka lënë antarësia e saj dhe vecanërisht intelektualët e mëdhenj, kollosat e shekullit të kaluar Noli dhe Konica me bashkëpuntorët e tyre.
Vatra gëzon një respekt dhe dashuri të madhe shekullore të trashëguar bres pas brezi jo vetem nga shqiptaro-amerikanët që kanë jetuar dhe jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,por këto ndjenja dashurie e respekti kanë ekzistuar dhe ekzistojnë nga të gjithë shqiptarët që jetojnë në trevat tona etnike e në vëndlindje.
Nga njohuria që unë kam për organizimet shoqërore të shqiptarëve nëper botë në shekuj dhe sot, Federata Pan Shqiptare Vatra është “Perandoria e Shqiptarëve “ gjithmonë e në rritje. Ajo është prestigjoze në jetën amarikane,bashkëpunon me senatorë dhe kongresistë për sensibilizimin dhe zgjidhjen e çështjeve shqiptare.Federata Pan Shqiptare Vatra gjithmonë është e nderuar dhe e respektuar edhe nga Departamenti i Shtetit Amerikan.
Vatra në kombin shqiptar ka një emër të madh e të ndritur,prandaj jam i bindur se me eksperiencën që ka,me resurset dhe vlerat njerëzore aktuale ka mundësinë dhe sigurinë që të rimarrë përsipër atë mision të nisur dhe vazhduar qysh nga fillim shekulli i kaluar deri në mbarimin e Luftës së Dytë Botërore.
Vatra ka publikuar historikisht dy revista: Dielli dhe The Adriatic Review.
Vet vepra më popullore e Fan Nolit sot është një studim historik për jetën dhe epokën e
heroit kombëtar shqiptar Skënderbeut. Një variant shqip 285 faqesh u botua nën titullin “Historia e Skënderbeut (Gjerq Kastriotit), mbretit të Shqipërisë 1412-1468”, në Boston 1921, kurse një variant anglisht, fryt i disertacionit të doktoratës në Universitetin e Bostonit më 1945 mbante titullin “George Castrioti Scanderbeg (1405-1468)”, botuar në Nju Jork në vitin 1947. Një studim tjetër shkencor, që pasqyron sa fort e tërhiqnin figurat e mëdha të së kaluarës (Jezui, Jul Cesari, Skënderbeu dhe Napoleoni) si dhe sa fort e donte muzikën, është ai me 117 faqe “Beethoven and the French revolution, Nju Jork 1947 (Bethoveni dhe Revolucioni Frëng)”.
Noli ka mbetur edhe si poet, ndonëse poezia e tij e fuqishme deklamative është e paktë.
Poezia e tij është përmbledhur në një vëllim me titullin e thjeshtë “Albumi”, në Boston 1948, të cilin e botoi me rastin e dyzetvjetorit të qëndrimit të tij në Shtetet e Bashkuara. Albumi përmban kryesisht poezi politike, që pasqyrojnë aspirata e frymë kombëtare si dhe ndjenja të zjarrta
sociale e politike të viteve njëzet e tridhjetë. Tipike për këtë gjini është vjersha Syrgjyn-Vdekur, elegjia prekëse që e shkroi në Berlin kur vdiq shkrimtari dhe personaliteti politik Luigj Gurakuqi (1879-1925), i vrarë në Bari më 2 mars 1925 nga një agjent i Ahmet Zogut.
“Nëno moj, mbaj zi për vllanë,
Me tre plumba na i ranë,
Na e vran’ e na e shanë,
Na i thanë trathëtor.
Se të deshte dhe s’të deshnin,
Se të qante kur të qeshnin,
Se të veshte kur të çveshnin,
Nëno moj, të ra dëshmor.
Nëno moj, vajto, merr malin,
Larot ta përmbysnë djalin,
Që me Ismail Qemalin
Ngriti flamur trimëror.
Nëno moj, ma qaj në Vlorë
Ku të dha liri, kurorë,
Shpirt i bardhë si dëborë,
Ti s’i dhe as varr për hor.
Nëno moj, ç’është përpjekur
Gojëmjalt’ e zemërhekur,
Syrgjyngjall’ e syrgjynvdekur,
Ky Vigan Liberator.”
Po aq e fuqishme është vjersha Anës lumenjve, e cila përbën ndoshta poezinë më bindëse
të shkruar ndonjëherë me temën e mërgimit në gjuhën shqipe dhe më tej. Gjatë qëndrimit në Gjermani Noli u shqetësua thellë në shpirt për fatin e atdheut, të cilin ai e shumë bashkëkohës
të tij e krahasonin me një vashë të braktisur e të poshtëruar, sikundër kishte bërë Pashko Vasa
një gjysëm shekulli më parë në poezinë e tij O moj Shqypni. Vjersha e Nolit e trajton kështu
këtë temë:
“Arratisur, syrgjinosur,
Rraskapitur dhe katosur,
Po vajtonj pa funt pa shpresë,
Anës Elbës, anës Spre-së.
Ku e lam’ e ku na mbeti
Vaj vatani e mjer mileti,
Anës detit i palarë,
Anës dritës i paparë,
Pranë sofrës i pangrënë,
Pranë dijes i panxënë,
Lakuriq dhe i dregosur,
Trup e shpirt i sakatosur!…”
Në këtë vëllim janë përfshirë edhe vjershat prekëse me frymëzim biblik, si Moisiu në
mal dhe Marshi i Krishtit.
ZGJOHU NGA VARRI KRYEHERO, GJERGJ KASTRIOTI SKËNDERBEU, DHE NA UDHËHEQ EDHE NJËHERË NË LUFTËN TONË KUNDËR SLLAVËVE PËRTEJKARPATIANË DHE GJITHË HIPOKRITËVE E TRADHTARËVE ANTI-KOMBËTARË!
Zekerija Idrizi: Pjesëz nga dorëshkrimi im aktual “LETËR KRYEHEROIT TONË KOMBËTAR GJERGJ KASTRIOTI – SKËNDERBEU”

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 31/01/2024

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk