Letër nga zemra e një 18-vjeçari në luftë
Isha pa i bër 18 vjeç kur më ra mbi supe barra më e rëndë që një njeri mund ta mbajë — barra e luftës dhe e mbrojtjes së familjes sime e kombit tim, Në një moshë kur të tjerët ëndërrojnë për të ardhmen, për shkollën, për dashurinë, unë ëndërroja për lirinë.
Kam parë me sytë e mi skena që nuk i përballon dot as mendja më e egër e njeriut: njerëz që vraponin për t’i shpëtuar plumbave, fëmijë që qanin për nënat e tyre, nëna që ulërinin nga frika, kam parë masakra. të paren ne Qirez e Likoshan . Dhe unë… i ri, por i detyruar të rri i fortë. Nuk guxoja të tregoja frikë. Sytë e familjes ishin tek unë. Në sytë e tyre unë isha forca, shpresa, mbrojtja.
Unë e mbaj mend çdo krismë, çdo bombardim. Mbaj mend dridhjet e tokës kur binin granatat, dhe edhe më fort, dridhjen e shpirtit tim. Mbrëmjeve nuk flija, se brenga më flinte në gjoks. Nuk më ndante. Çdo natë thosha me vete: “Ndoshta nesër nuk do të jem.” Por duhej të vazhdoja, për familjen, për veten, për vendin.
Erdhën ditë që humba gjithçka që njihja. Shtëpia ime nuk ishte më shtëpi — vetëm mure të dëmtuara, por brenda tyre ende digjej një zemër që nuk pranoi të dorëzohej.
Lufta më rriti përpara kohe. Më rrëmbeu rininë. Më mori buzëqeshjen, por nuk arriti të më marrë kujtesën. Dhe kjo kujtesë më ndjek edhe sot. Më zgjon natën, më shtrëngon gjoksin ditën, më kujton se sa shumë kam duruar.
Sot, kur e shikoj veten në pasqyrë, shoh një njeri që ka kaluar nëpër ferr dhe ende qëndron në këmbë.
Kjo letër nuk është për të kërkuar mëshirë. Është për të treguar të vërtetën. Është zëri i një të riu që përjetoi një tmerr që nuk harrohet, por që edhe nuk fshihet. E kam për detyrë ta tregoj — nga BEXHET.GASHI-Zoti
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!