LIBËR ME VLERA TË LARTA SHKENCORE QË DUHET LEXUAR ME LAPS NË DORË!?

10
Nov
2025
Shkruan: Xhemil Zeqiri

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

/Vështrim kritik mbi veprën “Revanshizmi politik” të Fitim Caushit/
(Huazuar nga Libri-Arsyetimi të çon pranë së vërtetës )
–
Këto ditë e përfundova së lexuari librin, “Revansh Kolaboracio
nistësh apo…”, të shkrimtarit të njohur gjirokastrit, Fitim Çaushi.
Libri përmban 276 faqe, është një libër me vlera të larta
shkencore, me një mal argumentesh, nxjerrë nga dokumentet
arkivore. Autori, përmes këtij libri, me gjuhën e së vërtetës na flet me
emra dhe me mbiemra të bashkëpunëtorëve dhe bashkëluftëtarëve
shqiptarë me nazifashistëve italianë dhe gjermanë.
Janë po këta shkretanë që, kur e humbën luftën pushtuesit
nazifashistë – kolaboracionistët e Ballit Kombëtar me në krye Mit´hat
Frashërin dhe më vonë edhe “Legaliteti” i Abas Kupit, pra, edhe pas
Luftës së Dytë Botërore, domethënë edhe gjatë Luftës së Ftohtë, u
bënë vegla qorre të reaksionit botëror kundër shtetit të pavarur të
Republikës Popullore të Shqipërisë.
Në libër pasqyrohet qartë pse “Legaliteti” nuk ishte pro-anglez,
por këto u përpunuan pastaj, kur Enver Hoxha këmbënguli fort, për
pavarësinë e shtetit. Këtu, “miqtë aleatë” të Luftës së Dytë Botërore,
anglo-amerikanët, u pa që Shqipërinë kishin synim ta bashkonin në
federatën e ardhshme serbosllave të Titos, dhe pikërisht këtu ndodhi
dhe çarja në mes shtetit shqiptar dhe aleatëve anglo-amerikanë.
Kjo vërtetohet, në Konferencën e Paqes në Paris, më 1946.
Shumë historianë e kanë dëshmuar se, LANÇ-i në Shqipëri u
organizua nga vetë Partia Komuniste Shqiptare, u kalit dhe u rrit gjer
në fitoren mbi nazifashizmin, natyrisht duke qenë aleat me anglo
amerikanët dhe sovjetikët, të cilët ishin bashkuar kundër Boshtit
Nazifashist Romë-Berlin-Tokio.
Partizanët shqiptarë, nën udhëheqjen e Partisë Komuniste me në
krye, Komandantin Enver Hoxha e arritën këtë fitore me mijëra
sakrifica dhe heroizma, duke e çliruan Shqipërinë më datën 29
Arsyetimi të çon pranë së vërtetës
Nëntor të vitit 1944. Por nuk u ndalën me kaq, e vazhduan luftën më
tej, drejt kufijve veriorë të Shqipërisë, për të ndihmuar popullin
shqiptar që gjatë historisë padrejtësisht, kishte mbetur jashtë shtetit
amë. E përsëri partizanët shqiptarë këtë ndihmë e çuan edhe më tej,
për të ndihmuar dhe popujt fqinjë, duke shkuar deri në Vishegra.
Pikërisht, kjo ndihmë që iu bë vëllezërve në Kosovë, në Sanxhak
dhe në Bosnjë u vlerësua lart, si një ndihmë e madhe nga Aleatët tanë
Antifashistë.
Lufta e drejtë e partizanëve shqiptarë, nën udhëheqjen e Partisë
Komuniste Shqiptare me në krye Komandantin e Përgjithshëm të
asaj lufte, Gjeneral-Kolonel Enver Hoxhën. Ishte ajo luftë
nacionalçlirimtare kundër fashizmit, e cila atëbotë u vlerësua shumë
nga aleatët që kjo pastaj do t’i rikthente Shqipërisë Pavarësinë e
grabitur nga nazifashistët.
Vlerësime të mëdha atëbotë do të shpaloste gjithashtu edhe
udhëheqësi i madh sovjetik, Josif V. Stalini.
Duke lexuar librin, lexuesi do të kuptojë më, tej se Kryetari i
Francës, Charl De Goli e vlerësonte Enver Hoxhën, si “Ylli i Luftës së
Dytë Botërore”.
Ja se ç´shkruan shkrimtari Jon Hollidey në librin e tij, ‘The Artful
Albanien’:
“Presidenti i Francës De Goli, e admironte Enver Hoxhën si burrë
shteti, për dashurinë e madhe ndaj atdheut dhe nacionalizmin e
rreptë, kulturën e gjerë, aftësinë për të bërë analiza të ngjarjeve
shumë të ndërlikuara dhe që nxori përfundime të drejta, vërtetësi të
të dhënave, mjeshtërinë për të udhëhequr e për të ndikuar në masat
besnikërinë ndaj marksizëm-leninizmit, zotësinë për të lodhur
kundërshtarin, e për ta mposhtur atë, burrërinë për të shfaqur e për
të mbrojtur hapur mendimet e veta, para kujtdo e në çdo rrethanë,
po edhe shkathtësinë për të zbuluar të çarat dhe dobësitë në anën e
kundërshtarit e për t´i shfrytëzuar ato në dobinë e Shqipërisë e të
çështjes së komunizmit”.

Një sqarim i nevojshëm.
Charl De Gol pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore ishte
Presidenti i Republikës Franceze. Në pikëpamjet politike dhe
ideologjike ishte antikomunist i vendosur; e megjithatë, vepra dhe
përkushtimi i Enver Hoxhës për Shqipërinë dhe Komunizmin e bënë
atë, që të pohojë këto të vërteta dhe ta respektonte e ta çmonte Enver
Hoxhën. Ndërsa sot, disa nga ata që e njohën nga afër, aftësinë dhe
cilësinë e tij që e respektonin me përulje në Partin e Punës dhe në
udhëheqjen e saj, nuk lënë gjë pa shpifur, kundër tij dhe
komunizmit?!!!
Janë shumë personalitet botërore, që e vlerësojnë realisht aftësinë
dhe meritat e Komandantit Enver Hoxha. Historia do t´i nxjerrë në
shesh të vërtetat për Enver Hoxhën, organizatorin dhe udhëheqësin
e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe ndërtimit të socializmit
në shtetin shqiptar për afër gjysmë shekulli.
I theksova këto fakte, për ta kuptuar edhe më mirë librin në fjalë.
Vallë, ç´ndodhi me Shqipërinë?!
Kur vendi qe pushtuar nga fashizmi italian dhe veglat shqiptare
qorre të saj, mbreti i vetëshpallur, Ahmet Zogu, iku e la tërë
administratën shtetërore në shërbim të fashizmit. Kjo e vërteton,
sepse, fashistët e kishin parapërgatitur vetë administratën zogiste, e
kishin pararojën e vetë. Dhe, shumica e kësaj administrate, sikundër
na e vërteton me dokumente arkivore autori i këtij libri, gjatë tërë
kohës së luftës së armatosur ajo administratë e furnizonte ushtrinë e
Ballit Kombëtar dhe të Legalitetit me armë, municione dhe ushqime,
duke marrë rroga të majme nga pushtuesit.
Ndërsa Partia Komuniste ishte e pakët në numër, fillimisht me
200 anëtarë dhe në fund të luftës vetëm katër mijë anëtarë, por kjo
pakicë duke qenë shembulli kryesor në sulme e aksione, njerëz me
zemër të madhe, prandaj ata përfituan zemrat e shumicës absolute të
popullit dhe shpejt u formua dhe u zgjerua Fronti Nacionalçlirimtar,
i cili korrte suksese të mëdha në frontet e luftës.
Siç theksova më lart, libri ka një mal argumentesh për
veprimtarinë e servilëve reaksionarë të Safet Butkës, Gjon Marka
Gjonit, Mit´hat Frashërit e shumë kolaboracionistëve të egër që
dogjën fshatra e lagje të tëra qytetesh dhe vranë qytetarë të
pafajshëm, të gjithë ata që kundërshtonin administratën pushtuese.
Me fjalë të tjera; është shumë me interes të lexohet ky libër, sepse
lexuesit do të gjejnë aty të njëjtat shpifje, metoda dhe fushata kundër
interesave shqiptare, të përgatitura atëherë nga kolaboracionistët e që
sot përsëriten nga pasardhësit e tyre “demokratë”, këta dhunues të
historisë së vërtetë shqiptare. Një nga këta është edhe pinjollit politik
i Safet Butkës, Uran Butka. Shpifjet dhe propaganda e viteve 1941
1944 vazhduan prej vitit famëkeq të 1991 e gjer më sot.
Shqipëria Socialiste dhe Pushteti Popullor me Enver Hoxhën në
krye, kanë bërë Reforma të mëdha, bile edhe Partinë Komuniste
Shqiptare, e kanë emëruar Partia e Punës së Shqipërisë (PPSH), pasi
shumica e saj ishin me origjinë fshatare dhe jo punëtorë; si rrjedhojë,
mund të themi se PPSh-ja ishte thjesht një parti socialdemokrate.
Kur komunistët e morën pushtetin, çdo gjë ishte e shkatërruar,
s´kishte as rrugë e as shkolla, as spitale, njerëzit vdisnin nga
sëmundjet e ndryshme dhe epidemitë, sidomos nga malaria dhe
tuberkulozi; mirëpo, gjatë 45 viteve të socializmit Shqipëria arriti
kulmin e sukseseve. Nëse marrim parasysh shantazhet dhe presionet
që i bëheshin Shqipërisë në radhë të parë nga jugosllavët dhe pas
vdekjes së J. V. Stalinit edhe nga hrushovianët, pastaj pas një
periudhe marrëdhëniesh të mira, edhe me revizionistët kinezë; në të
gjitha këto beteja politike dhe diplomatike gjeniu, Enver Hoxha doli
gjithmonë fitimtar. Po lexuesi mund të na pyesë: ç’pati, pse u prish
Enveri edhe me BS edhe me Kinën kur ata e ndihmuan
ekonomikisht? Shkaku i prishjes ishte vetëm një: Ai u prish me ata,
kur ata filluan aleancën me Jugosllavinë e Titos që donte ta
gllabëronte Shqipërinë, dhe duke i bërë presion Enverit që t’i
nënshtrohej Titos, atij shtypësi të popullit shqiptar.
Enver Hoxha, vdiq 11 prill 1985, në atë kohë Shqipëria kishte
marrëdhënie me shumë vende të botës, në veçanti marrëdhënie
ekomomike kishte më shumë me ish-shtetet socialiste, dhe me ato
vende që e njihnin Shqipërinë sovrane dhe shqiptarët zot në atdheun
e tyre. Kjo vijoi deri në vitin 1989 kur autorët e Jaltës, dy fuqitë e
mëdha ShB-të, të drejtuara nga Bushi I-rë, dhe nga BRSS nga
Gërbaçovi vendosën që të fshijnë nga harta shtetet socialiste.
Pse deri sot kur nuk pat asnjë debat, pse erdhën këto
prapakthime historike që ndodhën në Shqipëri?!
Pra, pas 5 viteve të vdekjes së burrit me të shtrenjtë të kombit
shqiptar, Enver Hoxhës, filluan egërsisht në mënyrë të organizuar
embargot ndaj shtetit, derisa e gjunjëzuan shtetin shqiptar. Shtetet që
kishin marrëdhënie 50-vjeçare, pra, me ish-shtetet socialiste, ato e
ndryshuan sistemin, ato nuk dëshironin të zhvillonin as tregtinë me
shtetin shqiptar, kjo qe presioni nga njëra anë; ndërsa, në anën tjetër
kishte embargo diplomatike ndaj Shqipërisë socialiste.
Kujtoj këtu që, në vjeshtën e vitit 1987, kur ambasadori shqiptar
në Skandinavi, Petrit Bushati erdhi nga Stokholmi në një takim
zyrtar në Ministrinë e Jashtme daneze. Pas atij takimi, ambasadori
shihej i dëshpëruar. Duke pirë kafe me të, dëshiroja të dija më
shumë, se pse nuk ndihej mirë; mos kishte shqetësime shëndetësore
apo çka kishte ndodhur?!
“Jo, Jo! – më tha – Nuk kam asgjë, mirë jam, por… Shteti ynë deri
sot ka pas marrëdhënie të mira me shtetin danez dhe ne, pala
shqiptare, dëshiruam t´i zgjerojmë këto marrëdhënie në fushën
turistike e fusha të tjera, por pala daneze pa kurrfarë argumentesh
edhe ato marrëdhënie që i kishim i ndërpreu?!”– dhe heshti. Mua
m’u rrit edhe më shumë kureshtia, dhe e pyeta: – Po, a vetëm Ministria Daneze e Turizmit veproi kështu apo… –
Jo, jo, duket sikur janë të orkestruar, në të gjitha vendet ku kemi
ambasada, kështu ka filluar të veprohet, m’u përgjigj pa e mbaruar
unë pyetjen.
Pra, ishte e qartë se, me embargot diplomatike, ekonomike etj.,
ishte vendosur që të përmbysej Pushteti Popullor në Shqipëri dhe,
me ndihmën e Ramiz Alisë të riktheheshin në pushtet pasardhësit e
ish-kolaboracionistëve dhe agjentët e tjerë të përgatitur në shkollat e
Lindjes e të Perëndimit ku Enver Hoxha i kishte dërguar të
shkolloheshin e t’i shërbenin me besnikëri popullit, por ata ishin
blerë, ishin bërë agjentë, të cilët i pamë në krye të partive politike që
lindën si kërpudhat.
Si atëherë gjatë luftës 1939-1944, ballisto-zogistët rifilluan në vitin
1990 po me të njëjtat shpifje dhe intriga nga më të ndryshmet. Por
këtu ia vlen të shpjegojmë me tej. Kur Partia Demokratike, e cila në
fillim u emërtua si “Lëvizje Studentore”, – siç e quajtën, bënin një
propagandë të çmendur; në njërën anë embargoja nga e gjithë bota,
në anën tjetër propaganda ogurzezë e Sali Berishës kur thoshte: “Ta
shkatërrojmë Shqipërinë socialiste të ideve komuniste, sepse
Amerika do na i jep çeqet e bardha, – sa të duam lekë do të na japin
perëndimorët; ne do drejtojmë dhe bota do na ndihmoi, prandaj
digjni gjithçka që kanë ndërtuar komunistët e Enver Hoxhës!”, dhe
këto direktiva u zbatuan duke dërguar kudo tropojanin tjetër, Azem
Hajdarin.
Ndërsa, ish-anëtari themelues i partisë të Saliut, Edi Rama, duke
dalë në tribuna përkrah Berishës, pa pikë trupi thërriste:
“Komunistët në hanxharë, veteranët në litar!”
Me këto demonstrata, ata brenda një viti e shkatërruan unitetin e
popullit dhe pastaj filluan shkatërrimet e shtetit shqiptar që ishte
ngritur me djersë e sakrifica të mëdha. Sipas burimeve të botuara në
mediat e Tiranës, vërtetohet se 100% e uzinave, fabrikave,
kombinateve u dogjën, të gjitha fermat shtetërore u shpërbënë,
kooperativat u shkatërruan dhe u vodhën, shtyllat e tensionit të lartë
u vodhën dhe u shitën ne Serbi e Mal të Zi, për skrap. Arritën gjer aty
me vandalizma e shkatërrime, sa dogjën dhe prenë tre milionë rrënjë
të ullirit, të gjitha plantacionet e agrumeve në bregdetin Himarë
Sarandë-Ksamil-Butrint, një lloj çmenduri e keqe e paparë si kjo në
asnjë vend tjetër ish-socialist; u shkatërruan të mirat materiale,
gjithçka që u delte përpara turmave të udhëhequra nga Partia
demokratike me në krye Sali Berishën e Azem Hajdarin.
U shkatërrua e gjithë pasuria e Ushtrisë Popullore, duke u hapur
depot e armëve dhe duke u braktisur repartet ushtarake. Por ushtria
nuk ngeli me kaq. Me të marrë pushtetin Partia Socialiste më 1997,
pas asaj kataklizme të padëgjuar ndonjëherë, nuk la më asnjë avion,
asnjë nëndetëse, asnjë anije luftarake, asnjë tank dhe asnjë grykë
zjarri artilerie pa e shitur për skrap, municionet u shitën në vendet
ku zhvilloheshin luftëra lokale. Por të gjitha financat e marra nga
këto shitje, nuk shkuan kurrë në arkën e shtetit, por në arkën e
banditëve politikanë dhe në xhepat e udhëheqësve të partive politike
të majta e të djathta.
Pra, kjo qe një tragjedi e vërtetë kombëtare e pashoqe në historinë
e njerëzimit në të gjithë periudhat e epokës së re, që as çetnikët më
kundërshqiptarë, nuk do t´ia arrinin ta realizonin në këtë nivel këtë
masakër mbi pasurinë dhe ardhmërinë e breznive që bëri dhe po
bëjnë Sali Berisha, Fatos Nano dhe Edi Rama, prej vitit famëkeq, 1991
e gjer më sot.
Prandaj, kur lexuesit e nderuar do të lexojnë librin, “Revansh
Kolaboracionistësh apo…”, të shkrimtarit Fitim Çaushi, do të binden me
fakte të pathyeshme se shpifjet që ende po i dëgjojmë në TV e
shumta shqiptare me “analistë” të çmendur pas lekut, jo realistë ndaj
së kaluarës, të etur e të yshtur nga idetë pro-fashiste, po majmen me
shpifje tashmë edhe “të reja” simotra me ato që i kishin lansuar
baballarët e tyre tradhtarë gjatë Luftës Antifashiste Nacional
çlirimtare 1939-1944.
Kopenhagë, 23 nëntor 2019

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 10/11/2025

© 2016 - 2026 | DIPLOMACIA.dk