Asesi e në asnjë mënyrë, askush e kurrkush nga luftëtarët e Lirisë nuk mund e nuk duhet të dorëzohet e as të çohet apo arrestohet për llogari të Gjykatës Speciale në Hagë, ngase ka luftuar për Liri.
Dritan Goxhaj, së bashku me të atin, Dilaver Goxhaj i janë bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës vullnetarisht – e kanë luftuar e qëndruar deri në çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës së Shqiptarisë.
Ndaj për asnjë arsye, e aq më tepër me dosje të BIA – s nuk mund të dënohet një çlirimtar. Nuk mund të dënohet Dritan Goxhaj pse ka luftuar për Lirinë e Atdheut dhe pse mbron e dënon mbajtjen e padrejtë në paraburgim të udhëheqësve dhe luftëtarëve të UÇK – së.
Sepse i gjithë ky proces dhe kjo ndërmarrje ka për qëllim të dënojë luftën e drejtë të Popullit Shqiptar në UÇK – siç e sipas interesave serbe të paraqitura në dokumentat e BIA – s, e që në gjyqin ndaj eprorëve të UÇK – së po përdoren në proces nga prokuroria dhe gjykata.
Ngase ky gjyq është rrekja për të përbaltur UÇK – në, për të akuzuar e dënuar UÇK – në si terroriste, siç e synon Beogradi zyrtar.
Andaj ky gjyq e kjo Gjykatë kanë synim baltosjen dhe shvlerësimin, degradimin, përbaltjen, denigrimin e luftës së Popullit Shqiptar për Liri, duke akuzuar për terrorizëm eprorët dhe drejtuesit e luftës, si dhe për krime kundër njerëzimit.
Nëpërmjet kësaj Gjykate po synohet të groposet e të relativizohet UÇK – ja me krimet e gjenocidin që kreu ushtria serbe në viset Shqiptare. Ky është synimi edhe i ndërkombëtarëve, e mandej të na bëjnë presion e të na kërkojnë të bëjmë paqe me Serbinë nën pretekstin se nuk kemi përse ta dënojmë e paragjykojmë Serbinë kur edhe UÇK – ja ka kryer krime, e do të rreken të çlirojnë e lehtësojnë Serbinë nga gjenocidi që kreu në Trevat Shqiptare, nga kjo damkë që e cënon edhe ndërkombëtarisht.
Por nuk duhet ta lejojmë, nuk mund e nuk duhet të lejojmë nëpërkëmbjen dhe shvleftësimin e Luftës Sonë Çlirimtare, e dëshmorëve dhe martirëve, pavarësisht presionit ndërkombëtar e ndërkombëtarëve.
Andaj Liri për Dritan Goxhaj!
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!