LISIMADHI, MBRETI PASUES I LEKËS SË MADH DHE KRYEQYTETI I MBRETËRISË SË TIJ – LISIMADHIA

14
May
2023


Shkruan: Prof.Dr.Abdulla Mehmeti

Shpalime
Lisimadhi (Lysimachus) (/lɪˈsɪməkəs/; greqishte e vjetër*: Λυσίμαχος, Lysimachos; rreth 360 p.e.s. – 281 p.e.s.) ishte një oficer (gjeneral) thesalian dhe pasardhës i Lekës së Madh, i cili në vitin 306 para erës sonë, u bë mbret i Trakës, Azisë së Vogël dhe Maqedonisë.
“Lysimachus (/lɪˈsɪməkəs/; Greek*: Λυσίμαχος, Lysimachos; c. 360 BC – 281 BC) was a Thessalian officer and successor of Alexander the Great, who in 306 BC, became King of Thrace, Asia Minor and Macedon.”
Qyteti Lisimadhia u ndërtua nga Lisimadhi (Lisimaku) në vitin 309 para erës sonë, kur ai po përgatitej për luftë me rivalët e tij për trashëgiminë e pushtetit dhe tokave që sundoi Leka i Madh, qyteti i ri, duke qenë i vendosur në isthmus (rrip toke, siujdhesë), komandonte rrugën nga Sestosi në veri dhe në rajonin e Thrakisë.
Për të marrë (grumbulluar) banorë për qytetin e tij të ri, Lisimadhi e shkatërroi qytetin fqinj Cardia, vendlindjen e historianit Hieronymus, dhe i vendosi këtu banorët e tij dhe të qyteteve të tjera të Kersonisë (Galipolit). Lisimadhi pa dyshim e bëri Lisimadhinë kryeqytetin e mbretërisë së tij, dhe ajo u rrit me shpejtësi në madhështi dhe përparim të madh.
* Pasuesi i Lekës së Madh, Lisimadhi, themeluesi i një mbretërie të famshme që ai e krijoi pas vdekjes së Lekës së Madh, në Trakinë e Medëve, Emadhi dhe Anadoll, sigurisht emrin e ka marrë sipas vendlindjes së tij, me emrin Lisi-Lysi, vendbanim deri më tani i paidentifikuar, në Thesali ose Emadhi. Qytete të lashtë me këtë emër deri më sot njihen, Lisi në Gjeorgji, Lysi në Qypro, Lezha (Lisus, Lisum) në Shqipëri etj.
(14 maj 2023)

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 14/05/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk