Lodhje e madhe…

29
May
2023

Nga: Sehit Beluli
.
E bukur dhe shumë e mirë.
Por nuk e kuptoke fare.
Mbushur me zemra dhe bujë.
Më pas zhduken ashiqare..
.
Duke parë e duke prekur.
U lodhëm duke premtuar.
Shkel një sy e ngre një vetull.
Bukuri e pa shijuar.
.
Koha është e tradhëtisë
Dhe dëshira për reklamë.
Veshur sytë e pabesisë.
Të mirën me sy e hanë.
.
Ndaj do bërë shumë kujdese.
Të shihet se kush rri pranë.
Për të ecur plot suksese.
Dhe me dashuri të pa anë.
.
Kur kërkon perfeksionin.
Nuk sheh që afër e ke.
Duke bredhur poligonin.
Humb atë që shum dóje.
.
Ashtu lodhur përfundon.
Edhe Princi hipur kalit.
Ndaj dhe mendja kur punon.
Do bër pak shërbimin zjarrit.
.
Do bër pak shërbimin zjarrit.
Që të rrijë gjithnjë ndezur.
Duke shuar nga pak flakët.
Pika mjalti flakës hedhur…
.
E drejta e rezervuar për Sehit Beluli #autor dt-28/05/2023

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 29/05/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk