Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!
Dje në samitin e diasporës në Tiranë, kryeministri ynë sharlatan Edvin batërdia, ka thurur elozhe për Ali Ahmetin se kur ai paskësh luftuar për flamur dhe për liri, të tjerët bridhnin plazheve pas lëneshave dhe çupave dhe se nuk e kishin idenë sesi ‘luftohet’ për liri!
Le ta shohimmë poshtë këtë konstatim të Edvin lemerisë dhe se a qëdron si fakt apo është pjesë e demagogjisë së tij.
Liria që kanë shqiptarët në ‘drzhavën Severna’ të Ali Ahmetit shprehet qartë në kushtetutë për gjuhën shqipe si gjuhë e 20% dhe se këtë ‘peshqesh’ shqiptarët e gëzojnë që nga MO, kur Ali Ahmeti nga strufkullat e tij ku i shte fshehur miratoi bashkë me partitë politike të kohës atë marrëveshje të turpit që përveç disa ‘avancimeve’ shqiptarët ngelën si ‘mallinstvo’ në trojet e tyre.
Flamuri ynë që flet me superlativa për shokun e tij Edvin batërdia, u fitua me gjak para ‘epokës së Ali Ahmetit’ dhe se ky i fundit pranoi që në ligjin për përdorimin e flamujve të pakicave flamuri ynë kobëtar të ketë proporcion 3/1 më të vogël se ai i ‘drzhavës’, pasi ky i shte vendimi i qeverisë në Shkup si formë e supremacisë ndaj flamujve të pakicave në vend.
Edvin batërdia në këtë rast nuk thotë se gjuha e dytë që flet qeveria nuk është shqipja pasi nuk e lejon kushtetuta të jetë shqipja jonë dhe se gjuha flasin gjykatat dhe Noteritë në mbarë vendin nuk është shqipja si gjuhë e dytë zyrtare shqip por, vetëm sllavishtja e Dhimo Kovaçit.
Ahere, si mund të jemi të barabartë me të tjerët kur kushtetuta e njëanëshme nuk e lejon që në Qeveri, në Gjykata, në Noteri, në Presidencë, në Akademinë e Shkencave të përdoret gjuha shqipe pa pengesa z.Edvin batërdia?
Kjo klasë politike z.Edvin, ‘luftën’ e bën për t’i futur bullgarët në kushtetutë dhe jo për ta fshirë nga kjo kushtetutë termin shoven ndaj shqiptarëve dhe identitetit tonë gjuhësor si 20%!
Ndaj, pjesëmarrja e partive politike shqiptare në qeveritë e koalicionit z. Edvin lemeria është kozmetike, që do të thotë se në ato qeveri shqiptarët kanë ‘çelësat e kashtës’ në vendimmarrje.
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!