LUFTA E GAZËS

09
Nov
2023

Aktuale
Shkruan: Dr.Abdulla Mehmeti

(Një fushëbetejë shekullore për dominim, mes qytetërimit Perëndimor dhe atij Lindor)
Fakte mbi Rrethimin e Gazës, tetor 332 p.e.s dhe tetor 2023.
Në vitin 332 para erës sonë, një luftë e madhe në këtë rajon njihet me emrin “Rrethimi i Gazës”, kur ushtria e Lekës së Madh e liroi qytetin dhe banorët vendës të rajonit nga pushtimi i egër Persian dhe sundimi nga udhëheqësit vendës, vasalë të pushtuesve të huaj.
Kjo betejë u zhvillua gjatë muajit tetor dhe zgjati dy muaj.
Sikurse edhe shumë herë të tjera në të kaluarën e largët e të afërme, në rajonin e Gazës janë zhvilluan lufta të rrepta për pushtimin dhe dominimin e kësaj nyje kryesore të rajonit, që i lidh tri kontinentet, Evropën, Azinë dhe Afrikën.
Nuk përbën çudi pse edhe aktualisht, 2355 vjet më vonë, gjithashtu në muajin tetor 2023, kjo luftë ka për synim kryesor Rrethimin e Gazës, sepse lufta aktuale është e nxitur e frymëzuar nga mitet e rrejshme, të kultivuara mes popujve vendës, palestinezëve, hebrenjve dhe të tjerëve, për shekuj me radhë.
Rrethimi i Gazës në vitin 332 p.e.s. filloi në muajin tetor dhe zgjati dy muaj.
Sa do të zgjasë lufta aktuale në Gazë, e filluar më 7 tetor 2023, të presim e të shohim, sa dhe çfarë ndikimi kanë mitet e lashta në historinë më të re të njerëzimit?!
(9. XI. 2023)

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 09/11/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk