“Lufta hibride e Rusisë kundër Ukrainës dhe e Rusisë me Serbinë kundër Kosovës”

17
Sep
2025
Shkruan: Kol Marku


—
Në epokën e konflikteve moderne, koncepti i luftës hibride përfaqëson një ndërthurje të mjeteve ushtarake, politike, ekonomike dhe digjitale për të arritur qëllime strategjike në momentet e para pa shpallur luftë të hapur. Rusia, përmes shërbimeve të saj të inteligjencës, e ka përdorur me sukses këtë strategji në Ukrainë që para deri në vitin 2014 kur aneksoj Krimenë si edhe gjatë gjithë kohës para vitit 2022 kur nisi pushtimin e në vazhdim të luftës. Një pjesë e këtyre metodave është eksportuar dhe aplikuar edhe në Ballkan, ku shërbimet operative ruse, në bashkëpunim të ngushtë me ato serbe, zhvillojnë një luftë hibride kundër Kosovës dhe shqiptarëve në rajon.
Ky studim shqyrton katër faza të qarta të kësaj strategjie:
(1) sulmi NotPetya si shembull klasik i cyberwarfare,
(2) integrimi i inteligjencës artificiale (IA) në operacionet ruse,
(3) përdorimi i IA në ndërhyrjet zgjedhore në SHBA dhe
(4) fushata hibride e Serbisë, e mbështetur nga Rusia, kundër Kosovës dhe shqiptarëve të rajonit.
—
A). NotPetya (2017): arma kibernetike shkatërruese pa IA
Më 27 qershor 2017, u lëshua sulmi NotPetya, që fillimisht u shfaq si ransomware (që fsheh me kod të dhënat e viktimes dhe kerkon pagesë për t’i hapur)por në të vërtetë ishte një malware ( një llojë viruesi specifik jo si të zakonshmit që perhapej vetë dhe pa përdorur mjetet elektronike) i krijuar për të shkatërruar të dhënat pa mundësi rikthimi. Ai u përhap përmes softuerit kontabël ukrainas M.E.Doc, duke përdorur exploit-et e Windows (si EternalBlue) dhe mjetin Mimikatz për të vjedhur kredencialet.
Shënjestra kryesore ishte infrastruktura ukrainase: banka, aeroporte, media, transport, por u prekën edhe kompani globale si Maersk dhe Merck. Humbjet u vlerësuan në mbi 10 miliardë dollarë. Sulmi iu atribua GRU-së (sherbimi i inteligjencës ushtarake) ruse, nga SHBA, BE dhe vende të tjera perëndimore.¹
—
B). Inteligjenca Artificiale në sulmet kibernetike ruse pas NotPetya-s
1. LAMEHUG dhe APT28 (Viruse me fuqizim nga IA )
Në vitin 2025, autoritetet ukrainase raportuan malware-in LAMEHUG, të lidhur me grupin APT28 (Fancy Bear), që integronte modele gjuhësore të mëdha (LLM). Ky ishte një nga rastet e para të një malware-i të fuqizuar nga IA.²
2). Fushatat e ndikimit me IA gjenerative
Në vitet 2023–2024, rrjete të lidhura me Kremlinin përdorën IA gjenerative për të krijuar artikuj, imazhe dhe profile false në rrjetet sociale. Raportet e Microsoft dhe OpenAI konfirmuan se këto rrjete u përdorën për propagandë dhe dezinformim në SHBA dhe Europë.³
3). Analizë e të dhënave të vjedhura
Ukraina ka paralajmëruar se Rusia përdor IA për të analizuar dump-et e mëdha të të dhënave të vjedhura, duke lejuar prioritetin e objektivave dhe shfrytëzimin e shpejtë të informacionit të ndjeshëm.⁴
4). Paralajmërime për IA në infrastrukturën kritike
Në nëntor 2024, qeveria britanike paralajmëroi se Rusia po planifikonte të përdorte IA për të fuqizuar sulmet ndaj infrastrukturës kritike të Mbretërisë së Bashkuar.⁵ Raportet e Microsoft-it e mbështesin këtë tendencë.⁶
5). Dronët loitering me IA
Rusia ka prezantuar dronë të tipit KUB-BLA, që reklamohen me aftësi për njohje të objekteve përmes pamjes kompjuterike, duke sugjeruar një hap drejt integrimit të IA në armatime speciale dhe po punohet për krijimin e dronëve special me perdorim të IA që e zbulojnë objektivin e perzgjedhin dhe marrin vendime të pavarura që t’a asgjesojnë vetë pa ndihmen e operatorit.⁷
—
C). IA dhe ndërhyrjet ruse në zgjedhjet amerikane
1. Nga troll farms te IA gjenerative
Në vitet 2016 dhe 2020, Rusia përdori “troll farms” dhe profile të rreme për të ndikuar opinionin publik në SHBA, duke blerë reklama të synuara në rrjetet sociale. Këto ishin të bazuara në automatikim klasik.
2. Kalimi drejt IA gjenerative
Në vitet 2023-2024, rrjetet ruse përdorën IA gjenerative për të krijuar artikuj të rremë, profile sock-puppet dhe imazhe propagandistike, të përdorura në fushatat e zgjedhjeve në SHBA dhe Europë.⁸
3. Paralajmërimet e inteligjencës amerikane
Sipas ODNI-it, Rusia mbetet aktori i huaj më i qëndrueshëm në përpjekjet për të ndikuar zgjedhjet amerikane. Në raportin e vitit 2024 u theksua përdorimi i IA për gjenerimin e përmbajtjes dezinformuese.⁹
Por, nuk ka prova që IA ka ndryshuar rezultatin elektoral, por ajo është përdorur si mjet fuqizues që rrit shpejtësinë, shkallën dhe sofistikimin e dezinformimit.
4). Ndërhyrje në vendimmarrjen ushtarake të Ukrainës dhe Natos
Ka prova se Rusia ka tentuar të fusë të dhëna të rreme në sistemet e inteligjencës ushtarake të Ukrainës dhe NATO-s, përfshirë simulimin e lëvizjeve të trupave dhe gjenerimin e sinjaleve të rreme në mjetet elektronike të radarëve dhe mjetet satelitore.⁶ Këto metoda synojnë të devijojnë fokusin e forcave ukrainase dhe të rrisin koston e operacioneve mbrojtëse.
—
Ç). Serbia dhe lufta hibride digjitale kundër Kosovës dhe Shqipërisë
1. Kuadri i luftës hibride
Serbia, shpesh në koordinim shërbimet ruse, ka zhvilluar një strategji hibride kundër Kosovës dhe Shqipërisë:
propagandë digjitale, sulme kibernetike, dhe fushata dezinformimi në rrjete sociale.¹⁰
2. Sulme kibernetike të dokumentuara
Në vitin 2022, Kosova u godit nga sulm DDoS dhe defacement të lidhura me grupe serbe të mbështetura nga Rusia.¹¹
Në Shqipëri, janë dokumentuar raste të propagandës digjitale dhe të sulmeve të vogla ndaj faqeve qeveritare.¹²
3. Përdorimi i IA nga Serbia
Edhe pse kapacitetet teknike të saj janë të kufizuara, Serbia ka filluar të përdorë:
IA gjenerative për imazhe dhe tekste propagandistike;
mjete IA për monitorimin e opinionit publik;
teknologji të importuar nga Rusia.¹³
4. Sulmet ndaj simboleve kombëtare
Incidentet e shkeljes, grisjes dhe djegies së flamurit kombëtar shqiptar dhe flamurit të Kosovës janë përdorur si provokacione që synojnë nxitur tensione ndëretnike dhe përçarje.¹⁴
5. Propaganda e përçarjes dhe narrativa fetare
Serbia dhe partnerët e saj përdorin krijimin e problemeve fetare dhe etnike për të krijuar ndasi dhe për të dobësuar unitetin kombëtar shqiptar, duke sulmuar figurat kombëtare dhe duke amplifikuar pretendime që theksojnë dallimet.¹⁵
—
D). Përfundim
Nga NotPetya (2017) te përdorimi i IA gjenerative (2024-2025), Rusia ka treguar një evolucion në strategjinë e saj kibernetike dhe hibride.
Në Ballkan, ky model është përvetësuar nga Serbia, e cila në bashkëpunim me shërbimet operative ruse përdor propagandë, sulme digjitale dhe akte provokative për të destabilizuar Kosovën dhe për të minuar unitetin shqiptar.
Përdorimi i IA nuk është më një opsion, por një shtesë standarde në arsenalin e propagandës dhe luftës hibride.
Sfida për Kosovën, Shqipërinë dhe partnerët e tyre euroatlantike është ndërtimi i bazës institucionale, teknologjike dhe shoqërore përballë këtyre kërcënimeve.
—
FUSNOTA /BIBLOGRAFIA:
1. Andy Greenberg, “The Untold Story of NotPetya, the Most Devastating Cyberattack in History,” Wired, August 22, 2018.
2. “Ukraine pins AI-powered LAMEHUG malware attacks on defense sector to Russian-backed APT28 group,” Industrial Cyber, April 2025.
3. “Coordinated inauthentic behavior disrupted by Microsoft and OpenAI,” Microsoft Security Blog, February 2024.
4. “Russia’s cyber espionage boosted by artificial intelligence, Ukraine warns,” The Record Media, 2024.
5. Dan Sabbagh, “Russia plotting to use AI to enhance cyber-attacks against UK, minister warns,” The Guardian, November 25, 2024.
6. Microsoft Threat Intelligence, The Role of AI in Emerging Cyberthreats, Microsoft Digital Defense Report, 2024.
7. Samuel Bendett, “Russia’s ZALA Aero unveils AI-capable KUB loitering munition,” Wired, March 2023.
8. Microsoft Threat Analysis Center, Coordinated Inauthentic Behavior and AI, February 2024; OpenAI, AI and Coordinated Inauthentic Behavior: Disrupting Russian Influence Operations, 2024.
9. Office of the Director of National Intelligence (ODNI), Annual Threat Assessment, 2024; Foreign Threats to the 2020 U.S. Federal Elections, March 2021.
10. NATO Cooperative Cyber Defence Centre of Excellence (CCDCOE), Hybrid Threats in the Western Balkans, Tallinn, 2023.
11. Government of Kosovo, Cyber Security and Hybrid Threats 2022–2023, Prishtinë.
12. Albanian National Authority for Electronic Certification and Cyber Security (AKCESK), Annual Cybersecurity Report 2024, Tiranë.
13. Microsoft Threat Analysis Center, Russian Influence Operations and the Western Balkans, 2023; Florian Bieber, Serbia’s Hybrid Warfare in the Balkans, Balkans Policy Report, 2022.
14. Government of Kosovo, Cyber Security and Hybrid Threats 2022–2023, Prishtinë.
15. Shih për studimet e Enika Abazit mbi narrativat fetare dhe sigurinë në Ballkan në punimet e saj. (2022- 2925)
____
Shenim: Mund ta përhapni duke ruajtur të drejtën e autorit..!
____
Kol Marku -Itali
16 Shtator 2025

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 17/09/2025

© 2016 - 2026 | DIPLOMACIA.dk