Lufta kunder Albin Kurtit, nuk po kursen as ata qe e mbeshtetin.

22
Sep
2025
Shkruan: LUAN QEMAL BACI


Lufta kunder Albin Kurtit, nuk po kursen as ata qe e mbeshtetin ate, nje pozite qe nuk ndihmon askend, e demton shume rende. Nuk eshte aspak koha per te sulmuar ata qe shprehen mire per ato qe Kurti ben mire, ne interes te Kosoves e te popullit te saj, perfshire minoritetet, edhe ate serb.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Lufta partiake ne Kosove, per pushtet e per karrike, ka kaluar cdo norme morale, personale, partiake, e ca me keq, nuk po ka me as edhe nje vlere te veteme kombetare. Partite politike te opozites, kane harruar dhe nuk po dine te kuptojne se qenia ne opozite nuk duhet te jete lufte brrylash, por vetem “lufte” ne programet e ndryshme zhvillimore te ekonomise, te mbrojtjes e te rrugeve me te mira per njohjen e Kosoves si shtet nderkombetarisht, per te konsoliduar ekzistencen shteterore te pamvaresise dhe integritetin e shtetit.

Opozita e sotme kosovare, per te keqen e Kosoves, e ka degraduar rrolin e saj ne nje lufte ne mbeshtetje te synimeve te Serbise, ne unitet te plote me “Listen Serbe”, e duke krijuar kusht per shkaterrimin e shtetit.

Njeri nga miqte tane virtual, zoti B.B., me shkruan:

“Luan Qemal Baci, Thua qe nuk jeni militant partishe? Po ju ate po beni çdo dite, çdo ore, çdo minute kur promovon dhe ben propagande per nje njeri si Albin Kurti dhe sulmon me te gjitha armet luftetaret e lirise si Hashim Thaqin per gjoja genocid ndaj sebeve! Te njejten gje po bejne edhe serbet ndaj Hashimit dhe shokeve te tij trima! A nuk po ben te njejten gje edhe Albini? Edhe ju qe e mbroni dhe nuk leni gje pa anatemuar keta djem trima te Kosoves? A nuk po e mohoni luften e tyre per Kosoven? Po paten gabuar Hashimi Ramushi qe po e denigroni kaq shume, dhe te tjere gjate qeveresjes, ata le te gjykohen nga drejtesia e Kosoves dhe jo ne Hage sepse paskan luftuar pushtuesin! A nuk jua vret kjo sado pak ndergjegjen?C’pune ka Haga dhe a nuk ju shqeseson problemi pse kjo gjykate nuk gjykon pushtuesin por çlirimtaret nga ky pushtues?Dhe ju e duartrokisni nje turp te tille!

Dua t’i drejtohem mikut tone virtual, zotit B.B., dhe te gjithe atyre qe mendojne njejte si ai si me poshte:

O njeri, a je i sigurte se ato qe po me drejtohesh mua, i ke lexuar diku nga cfare une kam shkruar. Dukshem me ngaterron me te tjere. Me thuaj ku, qofte ne nje fjali te vetme, apo ne nje fjale te veteme, ku une paskam thene se “Hashimi ka bere genocide ndaj serbeve”?! Askund ne shkrimet e mia nuk mund te gjesh dicka te tille. Perkundrazi, ne fillimet e veprimetarise politike menjehere pas lufte, duke pasur parasysh korrupsionin e madh ne shtetin shqipetar, jam shprehur disahere se djem te UCK-se si Hashimi dhe Ramushi, e te tjere, duhet te ftohen ne Shqiperi per te ndihmuar mbarevajtjen e shtetit, dhe kam mbrojtur ne shkrimet e mia veprimin e Rames per te marre djem nga Kosova ne administraten shteterore te Republikes se Shqiperise.

Me thuaj te lutem, cilet djem e vajza te Kosoves “kam anatemuar” une, te lutem me jep nje fakt te vetem, ne cilin artikull, e ne cilen date. Une per me se shumeti vendos daten e postimit tim. Jam plotesisht i nje mendimi me ju, se Gjykata e Hages nuk duhej te gjykonte asnje shqipetar, por kete ta bente nje gjykate ne Kosove. Eshte vendi t’ju kujtoj se eshte Hashimi ai qe ishte kunder Hashimit, e aspak une apo dikush tjeter, perfshire ketu qe nuk ishte Albin Kurti gjithashtu. Gjykata e Hages, vetem emerin ka gjykate “e Kosoves”, e per kete kam qene, e jam kunder edhe sot, keshtu qe askund mund te gjesh dicka nga une te jete ndryshe me sa me siper.

Ju me drejtoheni kudo gabimisht dhe padrejtesisht kur thoni: “A nuk jua vret kjo sado pak ndergjegjen? C’pune ka Haga dhe a nuk ju shqeseson problemi pse kjo gjykate nuk gjykon pushtuesin por çlirimtaret nga ky pushtues? Dhe ju e duartrokisni nje turp te tille!.”

Mendimi im i perhereshem si Luan, eshte qe Haga nuk duhet te kishte pune me asnje shqipetar pa gjykuar njekohesisht edhe sebet per genocide serb mbi kosovaret shqipetare, e per kete ktheju faqes time e shiko se nuk do te gjesh asgje qe mbeshtet ate qe ju shkruani ne adresen time. Qarte e shqip kam thene se drejtimi i Kosoves nga Thaci, Ramushi, Isa Mustafa ne kohe paqe nuk ka qene ai qe populli i Kosoves priste prej tyre. Ata shkaterruan industrine, e bene marreveshje te demeshme qe do t’i kostojn Kosoves ndoshta edhe me humbjen e lirise, pavaresise e te integritetit te saj, e per kete, as ju vete o B.B., nuk do t’ua pranoni. Asnje shqipetar, perfshire mua qe gabimisht me drejtohesh keshtu, nuk e deshiron apo nuk kenaqet qe Haga te denoje qofte edhe nje shqipetar te vetem, cilido qofte ai, Hashimi apo edhe nje ushtar I thjeshte, fare i panjohur qofte.

Sinqerisht pres te me tregosh se ku i ke gjetur ato qe me shkruan, por jam tejet i sigurte se nuk gjen dot asgje te tille, thjeshte sepse nuk ka. Po ta perseris, ate qe te thashe me pare, ku edhe me ke citiar: “Luan Qemal Baci, Thua qe nuk jeni militant partishe?” duke shtuar mendimin tend te pabazuar ne fakte, “Po ju ate po beni çdo dite, çdo ore, çdo minute kur promovon dhe ben propagande per nje njeri si Albin Kurti . ”

Jo zotni, jo, nuk shkruaj me preference nga pozita te militantizmit ndaj askujt. Kurti ka bere shume pune te mira, por per mua, gjithmone kam qene e jam kundra qendrimit te tij qe i ka lene “popat e islamit politik” te vazhdojne ndertimin e xhamive te panevojeshme, qe do te largojne Kosoven nga aleatet tane perendimore.

Qofsh mire B.B.!

21 Shtator 2025

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 22/09/2025

© 2016 - 2026 | DIPLOMACIA.dk