Makina e prishur ASH-së, bëhet pjesë e autoparkut të rrangallave qeveritare!

12
Feb
2023


Shkruan: Medai Shaholli

aktualitet

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Duke përcjell zhvillimet e fundit të lojrave politike në ‘drzhavën Severna’ natyrshëm shtrohet pyetja:
-Vallë e nxjerr dot makina e prishur e ASH-së minibusin e qeverisë Dhimo nga gremina?

Minibusi i qeverisë Dhimo tashmë ka marrë tatëpjetën drejt ‘varrezave të makinave’ të shkatërruara dhe se as ‘zhgualli i breshkës’ së ASH-së që ka lidhur nga pas minibusin e ‘qeverisë Dhimo’ me litar çeliku të ndryhkur nuk e shpëton dot nga gremisja!

Thonë se ‘i zoti e nxjerr gomarin nga balta’ por ja që nuk ndodh gjithmonë kështu sepse në këtë rast ‘gomari gërdallë’ i qeverisë ka ngecur keq në kënetën e korrupsionit dhe nuk del dot nga aty!

Kësisoj, rikthimi i ASH-së në bordelon qeveritare pas tre vitesh me uniformën e ministrisë e Shëndetësisë për të rifutur gishtat në ‘qypin e mjaltit qeveritar’ është arsyeja kryesore e këtij rikthimi dhe jo broçkullat e Taravarit për luftën kundër krimit dhe të korrupsionit.

SDSM-ja dhe Dhimo e kanë ‘zhvirgjëruar tashmë këtë nuse të përdalë’ që kërkon të nusërojë sërish nëpër sallonet e bordelos qevritare dhe nuk ka çfarë t’i ofrojë më premierit Dhimo, pasi paraardhësi i tij Zajko para tre viteve e ‘përdori shfalerkën’ ASH për disa muaj dhe më në fund e flaku tutje si jo të denjë për ekipin e tij.

Ladutëria dhe babëzitja e etur për një çik pushtet ka bërë që aleancistët t’ia mësyjnë bordelos qeveritare në Shkup dhe jo përgjegjshmëria ndaj qytetarëve për të luftuar krimin e organizuar në kupolën qeveritare, janë kauza e vetme për t’u bërë pjesë e koalicionit të qelbësirave të premierit Dhimo Kovaçi.

Dhe s’kishte si të ndodh ndryshe ky afrim i shfalerkës ASH me koalicionin e qelbësirave në kohën kur premierit Dhimo i duhet një qeveri stabile me numra që arrijnë 75 deputet, për të arritur objektivin së paku 80 vota duke ‘blerë’ edhe 5/6 komitë të VMRO-së, të domosdoshëm për të plotësuar kushtin bullgar me futjen e tyre në ndryshimet kushtetuese.

Në këtë koalicion të qelbësirave ASH nuk hyn në emër të eurointegrimeve dhe në emër të vullnetit politik të shqiptarëve në këto integrime, por në emër të plotësimit të orekseve të saja për ‘qypin e mjaltit’ qeveritar, duke iu bindur urdhërit të qeverisë për t’i futur bullgarët në kushtetutë ashtu siç votuan edhe më 2019, në ndryshimet e fundit kushtetuese kur hoqën dorë nga nga ‘parimet nacionaliste’ si parti që ‘mbron’ identitetin dhe interesat kombëtare, duke lënë nofkën e turpit të 20% të pandryshuar në kushtetutën e ‘drzhavës’ për një herë tjetër.

Prandaj, mballosja e koalicionit të qelbësirave me ‘shfalerka’ të vjetra dhe të konsumuara nuk e shpëton dot qeverinë e Dhimo Kovaçit nga tatëpjeta ku ka rënë.

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 12/02/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk