MALL MË SHUMË SE MALL

22
May
2023

Nga: Arflet Selman
E dashur vendlindja ime,
E dhembshura pa fjalë,
E bukura përtej të bukurës,
Mall më shumë se mall.
.
E dashur vendlidja ime,
O më e bukura mbi dhe,
Besom për shpirtin tim,
Je e vetmja fole.
.
Mall për shtëpitë e vjetra,
Me katër dhoma katrore,
Që për ne e kishin vlerën,
E pallatave mbretërore.
.
Mall për ato livadhe,
E bjeshkët e nalta,
Mall për ato rrugica,
Ku shijon dhe balta.
.
E dashur vendlindja ime,
E heshtura pa fjalë,
E bukura përtej të bukurës,
Mall më shumë se mall.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 22/05/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk