Poezia e XIII – nga cikli “Zëri që S’Pushon”
—
Në rrugët e vjetra ndalet era,
Dëgjoj qytetin që flet si përhera,
një mall i butë që s’vdes kurrë,
një zë fëmijërie që s’është shuar.
–
Në çdo cep e portë të lashtë,
ndjej hapa që më ngrohin prapë,
kujtimi rrjedh si burim i dritës,
më ndriçon shpirtin gjatë ditës.
–
Aty ku lodrat i linim pas një moshe,
ku zërat gumëzhinin butë në çdo qoshe,
aty ku fjalët ishin mjaltë e shpresë,
më rriti jeta me mall dhe besë.
–
Malli i qytetit rri në shpirtin tim,
si zjarr që s’fiket, deri në amshim,
dhe kur një dritë më fton nga larg,
e ndjej sa fort më do ky prag.
—
Cikli poetik “Zëri që S’Pushon” vazhdon…
Faleminderit për ndjesinë, për leximin,
dhe për çdo zemër që ruan mallin si kujtim.


Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!
