O mallkim i randë mbi ata pa nder,
që mbi UÇK-në derdhin mllef e vrer.
Mbi plagët e trimave që nuk ishin pak,
mbi bijtë e këtij populli që u lanë në gjak.
–
Gjaku i shenjtë ra mbi malet e lartë,
gjëmonte si bubullimë n’qiellin e ngratë.
Ato plagë sollën dritë e liri,
ngritën flamurin mbi të shenjtën Dardani.
–
Me dorë trimash u mboll shpresa,
n’fushë e krah u ngrit guximi.
Dëshmorët janë gurthemeli i Atdheut,
janë këngë që s’vdesin, zjarri Prometeut.
–
Po sot bij pa nder, pa zemër,
bukëpërmbys e shpirtshuar.
Harrojnë gjakun që solli lirinë,
shajnë UÇK-në, mohojnë Shqipërinë.
Ndalni dorën, ndalni fjalën,
mos prekni gjakun e trimave.
Se mallkimi do t’ju zë përgjithmonë,
kundër Atdheut tradhti kush guxon.
–
O moj lahutë, këndo për lirinë,
njofto botën për gjakun, jep kushtrim.
Se çdo plagë ka emër trimi n’flamur,
dhe çdo lavdi ka zë që s’vdes kurrë.
—
✍️Autori: Genci Sefa – Lushnja
Ish ushtarak e luftëtar në UÇK, UÇPMB
dhe në Lagjen e Trimave në Kumanovë.
I robëruar në emër të Atdhedashurisë.


Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!
