MALLKIMI U VJEN SHQIPTARËVE NGA QEVERISJA E KEQE, JO NGA TOKA E BUKËS SË MËMËDHEUT

19
Jul
2024
Shkruan: Akademik Abulla Mehmeti

Aktuale
Suksesi më i madh i politikës shqiptare dhe i pushtetit në periudhën e demokracisë, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Luginë të Preshevës dhe në trojet tjera shqiptare mund të vlerësohet vetëm përmes numrit të përgjysmuar të banorë shqiptarë të mbetur në rojet e veta etnike.
Nga kjo politikë bastarde dhe antikombëtare kanë pësuar shqiptarët ndër shekuj, nga qeverisja e keqe e pushtetarëve, jo nga mungesa dashurisë së shqiptarëve për atdheun e tyre.
Kur kriminaliteti, krimi i organizuar, korrupsioni, nepotizmi, partizimi e klanizimi i pushtetit, shndërrimi i elitave politike në bashibozukë, sa më tepër që i rrit pashallarët vendës, mundësia e jetës normale për qytetarëve në vendin e tyre bëhet e pamundur, tkurren trojet etnike dhe atdheu zvogëlohet!
Kështu dëshirojnë të na shohin vetëm armiqtë e huaj dhe tradhtarët e vendit.
Politika nuk është matematikë, por lexohet përmes saj.
Nga fillimi i viteve të nëntëdhjeta, në Shqipëri, bashkë me Kosovën dhe Maqedoninë kanë jetuar mbi 7 milion shqiptarë. Aktualisht në këto vende kanë mbetur gati gjysma e tyre, në vend se të shtohet numrit të banorëve është zvogëluar nën 4, 5 milionë (afër 40%), edhe atë, shumica që kanë mbetur janë pleq e plaka.
Ky është një mallkim, që u vjen shqiptarëve, jo nga toka e bukës së mëmëdheut, por nga faqja e zezë e politikë dhe pushtetit.
(19. 7. 2024)

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 19/07/2024

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk