Tiranë 20-11-2025
Shqiptarët e Maqedonisë duhet ta thonë troç: nuk ka më arsye frike, as justifikim heshtjeje.
Si është e mundur që një popull autokton, që përbën shumicën absolute të prejardhjes në këtë trevë, të frikësohet nga një identitet i shpikur në shekullin XX?
E vërteta historike është e hidhur, por e pakundërshtueshme:
1. Maqedonia antike NUK ka qenë kurrë shtet sllav.
Arkeologjia, gjuha, onomastika dhe burimet e lashta e provojnë qartë se struktura etnike e Maqedonisë së lashtë ka qenë ilire–pellazge.
Madje edhe vetë studiues të huaj pranojnë se Aleksandri i Madh jetoi në një realitet kulturor që nuk kishte asnjë lidhje me sllavët, të cilët zbritën në Ballkan tek në shek. VI–VII.
2. Identiteti “maqedonas” i sotëm është produkt politik i vitit 1945.
Është krijuar artificialisht nga aparati komunist jugosllav për t’i ndarë shqiptarët dhe për të krijuar një komb të ri nën kontroll të Beogradit.
Kjo nuk është teori — është dokumentuar nga vetë arkivat e Jugosllavisë.
3. Rreth 10% e popullsisë së pasluftës u soll qëllimisht nga hapësirat sllave.
Elementë sllavë nga Sllovenia, Serbia dhe grupet e lidhura me orbitën ruse–franceze u vendosën në Maqedoni, duke forcuar një identitet që nuk ekzistonte.
Këta, së bashku me aparatin represiv, nisën projektin e asimilimit të shqiptarëve ortodoksë dhe katolikë:
Ndalimi i gjuhës shqipe !
Ndërrimi i mbiemrave!
Presion mbi kishën !
Përçarje fetare për të thyer unitetin kombëtar!
Frikësim, censurë dhe propagandë!
4. Shumica e atyre që sot quhen “maqedonë” nuk janë të tillë me prejardhje.
Janë ilirë të mohuar, dardanë të harruar, thrakë të përzier, ose shqiptarë të asimiluar me detyrim.
Këtë fakt nuk e kemi shpikur ne — e thonë vetë historianët e tyre, por edhe dokumentet demografike të para Luftës së Parë Botërore.
Dhe megjithatë, shqiptarët akoma frikësohen?!?
Nga kush?!?
Nga një identitet i krijuar në zyrat e OZNA-s, UDBA-s dhe laboratorët politikë të Beogradit?
Nga një klasë politike që jeton mbi mitet e një historie që nuk ekziston?
Mickoski mund të bëjë zhurmë, mund të manipulojë, mund të luajë me nacionalizma të rreme — por ai nuk mund të fshijë 3000 vjet histori ilire në këto troje.
Ky është një fakt i pamohueshëm.
Koha është që shqiptarët të mos jenë spektatorë të historisë së tyre.
Maqedonia ka një problem të madh: identiteti i saj qëndron mbi themele të rreme.
Dhe çdo komb që ndërtohet mbi gënjeshtër, bie në momentin kur e vërteta del në dritë.
Prandaj sot nevojitet bashkim, vetëdije dhe kthim në identitet.
Ata që janë shqiptarë të asimiluar – le të rikthehen te rrënjët.
Ata që janë ilirë të mohuar – le ta thonë me zë.
Ata që janë dardanë të harruar – le ta rimarrin historinë e tyre.
Autoktonia nuk blihet, nuk falsifikohet dhe nuk shitet.
Koha është tani. Të flasim QARTË. Të veprojmë BASHKË.
Të rikthejmë të vërtetën në vendin e saj.
Fajtor janë të gjithë Partitë Politike Shqiptare që sherbejn si dekor,si pateric në qeverin Unitare te M.V. në damë të Shqiptarëve Me Gjuh dhe Kombë AUTOKTON.
Nga Adil Mustafa


Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!
