MAQEDONIA VERIORE – PENG E KONCEPTIT TË SHTETIT PARTI

05
May
2024
Shkruan: Akademik Abulla Mehmeti

Analizë

Çfarë duhet të dinë qytetarët e vendit para votimit në rundin e dytë të zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale, më 8 maj 2024
(1. Maqedonia Verore ka gjithsej 1. 829. 954 banorë.
Numri i banorëve rezidentë, sipas të dhënave zyrtare të Entit Shtetëror të Statistikës, më 31. 12. 2022, nga publikimi “Maqedonia Verore në numra, 2023”, f. 12)
2. Maqedonia Veriore ka gjithsej 1. 814. 317 votues.
Numri i zgjedhësve sipas Listës së përgjithshme të votuesve, në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të vitit 2024.
3. Numri i banorë të Maqedonisë Veriore të larguar në botën e jashtme, sipas Bankës Botërore, është mbi 630. 000 banorë deri në fund të vitit 2018. )
MAQEDONIA VERIORE PENG E KONCEPTIT TË SHTETIT PARTI
Në Maqedoninë Verore asnjëherë nuk janë organizuar zgjedhje të lira, të drejta dhe demokratike, për shkaqet e theksuara në vazhdim.
Numri zyrtar i banorëve dhe numri i votuesve në Maqedoninë Veriore nuk janë të saktë dhe të besueshëm.
Këtu e kanë burimin të gjitha krizat politike të derisotme, që i krijon pushteti i këtij vendi, duke qenë peng i konceptit të shtetit-parti, duke mos e ndërtuar konceptin e shtetit ligjor, të së drejtës.
(“Misteri demografik i Maqedonisë Veriore: numra shumë të gabuar. Statistikat zyrtare mbi popullsinë e Maqedonisë Veriore jo vetëm që janë devijuar pak, por në mënyrë dramatike janë të pasakta. Dhe, kjo ka pasoja.”
– Analizë e Qendrës për gazetari hulumtuese PRIZMA (BIRN-Maqedoni), autor: Tim Xhuda, ekspert ndërkombëtar, 14 maj 2020.)
Nga këto shkaqe, numri mandate të deputetëve në Parlamentin e Maqedonisë Veriore, sipas përkatësisë etnike të banorëve, nuk është adekuat, sidomos numri i deputetëve shqiptarë, si dhe deputetëve të bashkësive të tjera etnike jomaqedonase, i turqve, romëve, vllahëve, serbëve, boshnjakëve dhe grupeve të tjera etnike pakicë.
Nëse Maqedonia Veriore do të funksiononte si shtet demokratik dhe ligjor, shtet i së drejtës, duke i respektuar të drejtat dhe liritë e njeriut, me synim integrimin e vendit në Bashkimin Evropian, gjendja do të ishte krejtësisht ndryshe, me përfaqësimin e drejtë dhe adekuat e të gjitha bashkësive etnike në këtë shtet.
Sipas numrit real të popullsisë dhe përfaqësimin adekuate në Parlamentin e Maqedonisë Veriore të bashkësive etnike në mënyrë të barabartë, mbi 37% e deputetëve do të ishin me përkatësi etnike shqiptare dhe 14% e deputetëve nga bashkësitë tjera etnike, me afërsisht gjysmën e mandateve (60 deputetë) sa ka gjithsej ky parlament (120 deputetë), ndërsa gjysma tjetër (60 deputetë) do të kishin së bashku dy partitë politike maqedonase, LSDM dhe OBRM-PDUKM (VMRO-DPMNE), pa partitë e pakicave në koalicionet e tyre.
Në asnjë përbërje parlamentare të derisotme kjo gjendje nuk është reflektuar në mënyrë të drejtë dhe adekuate, kështu duke e përgjysmuar numrin e deputetëve shqiptarë dhe duke i nëpërkëmbur bashkësitë tjera etnike.
Me këtë rast duhet të kihet parasysh se, partitë politike më të mëdha, LSDM dhe OBRM-PDUKM, në asnjë cikël zgjedhore deri më sot nuk kanë marrë pjesë të vetme në zgjedhje, por në koalicione së bashku me dhjetëra parti të bashkësive etnike jomaqedonase, të romëve, turqve, serbëve, vllahëve, boshnjakëve etj.
E gjithë kjo lojë mashtruese ndodh për shkak të Listës së përgjithshme të votuesve, të krijuar në bazë të numrit të banorëve rezidentë dhe jo rezidentë, së bashkë, ku janë përfshirë mbi 460. 000 votues fiktivë, të cilët i përdor pushteti këtij vendi kur të dojë dhe si të dojë, për nevojat e veta.
Maqedonia Verore ka gjithsej 1. 829. 954 banorë
Numri i banorëve rezidentë, sipas të dhënave zyrtare të Entit Shtetëror të Statistikës, më 31. 12. 2022, nga publikimi “Maqedonia Verore në numra, 2023”, f. 12)
Maqedonia Veriore ka gjithsej 1. 814. 317 votues
Numri i zgjedhësve sipas Listës së përgjithshme të votuesve, në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të vitit 2024.
Numri i banorë të Maqedonisë Veriore të larguar në botën e jashtme, sipas Bankës Botërore, është mbi 630. 000 banorë deri në fund të vitit 2018.
Numri gati i barabartë i votuesve, sipas Listës së përgjithshme, me numrin e përgjithshëm të banorëve, është rezultat i përfshirjes së banorëve jorezidentë, sipas numrit të shtetësive që ka dhënë pushteti i Maqedonisë Veriore.
“Në shtet janë dhënë diçka më tepër se 2 milionë e 400 mijë shtetësi dhe kjo është lista e votuesve, domethënë numri prej 1 milion e 800 mijë votuesve është numër real në Listën e përgjithshme zgjedhore.”
– Oliver Derkoski, ish-drejtor i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) në Maqedoninë Veriore (AIM)
Pushteti në Maqedoninë Veriore, ka dhënë mbi 2. 460. 000 shtetësi. Këta persona janë pajisur me dokumente personale, letërnjoftime dhe pasaporta.
Nga numri i banorëve jorezidentë, në Listën e përgjithshme të zgjedhësve janë përfshirë afër 450.000 votues fiktivë. Në disa cikle zgjedhore, mediet e vendit dhe të huaja kanë publikuar të dhëna për keqpërdorimet e shumta në zgjedhje, për një numër të madh të votuesve fiktivë, presona të njëjtë në disa vendbanime të ndryshme dhe me dokumente personale (letërnjoftime) të dyfishta.
Kjo është arsyeja kryesore pse pushteti në Maqedoninë Veriore asnjëherë nuk ka organizuar zgjedhje të lira, të drejta dhe demokratike, që nga pavarësia e vendit (1991) deri më sot (2024)!
Ky fenomen absurd përbën një tragjikomedi ndaj qytetarëve të vendit, të organizuar nga pushteti dhe partitë politike.
(5 maj 2024)

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 05/05/2024

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk