Nga arkiva:
19 dhjetor, 2019
Kush është dhe ç’ka menduar ideatori i komunizmit për shqiptarët,-justifikimi i injorancës politike nga shqiptarët e të gjitha trevave.
-Duke shfletuar arkivin, gjeta këta rreshta nga Karl Marks, kjo është letër shkruar nga vetë ai dërguar Kongresit të Berlinit në 1878!
“Arnautët (Shqiptarë) janë pjesërisht të krishterë të ritit ortodoks-grek dhe pjesërisht myslimanë, ku duke gjykuar mësa i njohim janë pak të përgatitur për t’u qytetëruar. Prirja e tyre grabitqare duhet t’a detyrojë çdo qeveri fqinje t’i mbajë ata nën trysni të rreptë ushtarake, përderisa përparimi industrial në vendet fqinjë të mos u sigurojë punë atyre, si
p.sh. dru-prerës dhe ujë-bartës.”
-Nuk mund të mohohet fakti se, gadishullin e quajti “Turki Evropiane”. “Është pasuri natyrore e trashëguar nga stërgjyshërit e racës sllave të jugut.
-Rivalë të sllavëve janë vetëm barbarët arnaut dhe turqit, të cilët prej kohësh quheshin dendur si kundërshtarë më të egër të qytetërimit e përparimit, përkundrazi sllavët janë të vetmit bartës të qytetërimit”.
Të gjithë dritëshkurtrit dhe tru- kufizuarit i nxjerrin këto fjalë për të justifikuar tezat e qëndrimit të tyre kundër ideologjisë komuniste duke e argumentuar se individi, njeriu, themeluesi ishte antishqiptar, pro-rus, pro- turk dhe si rrjedhojë është e pa duhura për shoqërinë dhe shqiptarin.
Në radhë të parë, nëse ngatërrojmë objektivitetin me subjektiven, atëherë kjo tregon se ende jemi në A-në e kuptimit të logjikes, shpjegimit dhe argumentimit.
Nëse pala e teorisë së kapitalit dhe pronës private kundër vlerave njerëzore përdorin këto justifikime kopshti si argumente për të demonizuar teorinë, ideologjinë, atëherë në të njëjtën mënyrë të veprojnë edhe pala kundërshtare kundër atyre që i provokojnë dhe hedhin baltë ndaj teorisë më të përparuar politike në dobi të shoqërisë njerëzore duke përdorur qëndrimet personale të individit. -Me të drejtë, shqiptarët në trevat jashtë shtetit amë kanë vuajtur jo vetëm nga turqit, por edhe nga serbët, sllavët, malazeztë dhe me të drejtë në ato kohë të vështira me rreziqe të shumta dhe me analfabetizmin e popullsisë në shifra që kalonin 99% të popullsisë të bashkëkombësve tanë e kishin shumë të vështirë të logjikonin, mendonin në terma ideologjik-politikë, duke na quajtur si njerëz të egër, sepse të tillë na lanë duke na luftuar gjuhën, kulturën në shekuj dhe e vetmja mënyrë për të mbijetuar ishte të ishim kompakt rreth bërthamës sonë shqiptare duke refuzuar gjithçka të huaj, si e vetmja mënyrë për të ruajtur identitetin tonë kombëtar.
Janë të kuptueshëm ata që kanë menduar në këtë formë, në ato kohë analfabetizmi, izolimi sipas rrethanave, por janë të papranueshëm shkollarët, intelektualët që shpërndajnë informacione keqinformimi, manipuluese duke përzier njeriun me ideologjinë.
-Të mos e doni komunizmin sipas këtyre të dhënave në këtë letër është e drejta juaj, por duhet të dini disa gjëra përpara se të krijoni një mendim, opinionin tuaj personal për të arritur në kuptimin, se cila ideologji është më e dobishme për popuj, kombe si yni. Mendimi i gabuar i ndonjë personaliteti të shquar, i ndikuar nga ndonjë mik, shok, i njohur, skolar, intelektual i qarqeve të caktuara që qarkullonte shekuj më parë forcon faktin se turko-serbo-rusët kanë punuar më shumë për çështjen tyre kombëtare në rangje më të larta duke pasur shkollën, universitetet e tyre të zhvilluara disa shekuj më parë se shqiptarizmi që mbahej fort pas kulturës, traditës, folklorit dhe urtësisë popullore.
Kjo letër konfirmon për të disatën herë se kundërshtarët/armiqtë tanë ishin më të arsimuar, shkolluar, me hapësira të shumta veprimi në qarqet e intelektualëve në Evropë.
-Kjo letër konfirmon se ashtu siç mund të jesh figurë e madhe politiko-sociale, gjithashtu nuk të përjashton faktin se je edhe njeri me rrethin e të njohurve sipas nivelit arsimor.
-Këtë fakt, e kanë shfrytëzuar krahu i kundërt i interesit që i fërshëllyen në vesh në momentin dhe vendin e gabuar për të krijuar një mendim, opinion për një çështje që nuk ishte ekspertiza e njohurive të tij. Një fakt i tillë, personalisht nuk ndikon as nuk më jep ndonjë arsye/argument/analizë konkrete në lidhje me boshtin ideologjik, që mos të dua ideologjinë, përkundrazi janë gjëra sipërfaqësore, mendime momentale për një çështje që i mungojnë informacionet nga të gjitha këndvështrimet dhe burimet e mundshme për të patur një qëndrim të plotë nga individi në fjalë.
-Kjo letër më tregon se individi ka pasur mungesa në informim nga të gjitha palët dhe tregon se qarqet serbo-ruse ishin shumë më të zhvilluara se ne në ato kohë dhe bënin zap Evropën pasi osmanizmi nuk i rëndoi kundër gjuhës dhe kulturës së tyre siç veproi me shqiptarët në pesë shekuj.
Mos harrojmë lidhjet disa shekullore ruse/franceze/hungareze nëpërmjet lidhjeve të gjakut mbretëror/perandorak midis tyre.
Më përmend një personalitet shqiptar, skolar, intelektual, diplomat që e njihte Marksi ose dikush tjetër në atë kohë e më thuaj cilat personalitete serbo-ruso-hungareze njihte ai në ato vite??
-Kjo përgjigje sado sipërfaqësore që duket mjafton të kuptoni se secili shtet, oborr pushteti përdor cilën do ideologji në dobi dhe interes të tij kombëtar përveç linjave të trasha ideologjike në aspektin universal.
Gjithashtu, të mos ngatërrojmë ideologjinë me njeriun, ideologjia është e pagabueshme, kurse njeriu është i gabueshëm.
Gjithashtu, nuk është faji i ideologjisë që disa shqiptaro-trapa në të gjitha kohërat, epokat e njerëzimit në vend që të bënin miqësi me Marksin, Engelsin, Anglezët, Francezët (nuk i ndalonte njeri, vetëm koka e tyre boshe e kufizuar) në ato kohë të vështira e t’i fërshëllenin anën e tyre të së vërtetës, por merreshin me idiotësira të kufizuara deri te shmangja e haraçeve ndaj osmanëve dhe bëheshin palë me turkun për përfitime afatshkurtra dhe sipërfaqësore pa u thelluar në çështjen kombëtare afatgjate.
-Eh, sa çështje e problematika hap kjo letër që tregon, se si popull, shtet, komb s’ishim në terezi, të çoroditur, të shpartalluar, të çorientuar dhe më tragjikja nuk dinim nga lidhej gomari që t’i kapnim gjërat nga duhej që ishte nga koka dhe jo nga bishti, nga ku e ha edhe shqelmin mes shalëve e të lë pa “familje”.
Të gjitha janë të lidhura me njëra tjetrën prandaj vazhdojmë e vuajmë deri në ditën e sotme, sepse kur kalojmë një periudhë reflektimi, thellimi si ajo e Rilindasve deri në 85-tën e shekullit të kaluar ne më pas i shkatërruam duke përcjellë mesazhin e mbrapshtë filozofik se nëpërmjet mohimit do të rilindim, ndërkohë që është e kundërta nga pranimi mund të rilindësh.
Kjo praktikë sjelljeje me përllogaritje matematikore çon drejt tkurrjes, mbase jo zhdukjes, por degjenerimit tonë si komb dhe si bashkësi të faktorit të shqiptarizmit. Prandaj, mënyra më e mirë për të konfrontuar këto mendime që qarkullojnë është informimi, leximi, formimi, arsimi, shkollimi, kërkimi i informacionit të gjithanshëm dhe nga këndvështrime të ndryshme duke u fokusuar te objektivi përfundimtar.
Mendime dhe opinione të tilla tragjiko-analitike, të manipuluara, që përdoren nga qarqe të caktuara për interesa të caktuara duhen hedhur poshtë jo me baltë, me kundërsulm të palogjikshëm, por me argumentim analitik, sepse vetëm në këtë mënyrë të shfaqen zgjidhjet që kërkon për çështjet dhe problematikat, sepse përçarja e ideologjisë fillon nga balta që u hidhet figurave në aspekt personal.
-E vetmja ideologji socialo-politike që e mbron shqiptarizmin është komunizmi, sepse i krijon hapësirë bashkimi, unifikimi, vëllazërimi, barazie, kurse ideologjia e djathtë na shkatërron, na zhdukë, na redukton, meqë jemi të vegjël e jo grabitqarë ndaj kombësive, shteteve të tjerë fqinj ose jo.
Gjithashtu, janë dy gjëra të ndryshme me qëllime e objektiva afatshkurtër e afatgjatë të ndryshëm që të punosh për “dikë të madh” e tjetër gjë të besosh në një ideologji tënde por brenda ideologjisë universale politiko-sociale dhe këto vlera, cilësi, teknika, strategji t’i përdorësh pro- kombit, vendit, popullit, njerëzimit, ambientit.
Prandaj, një sugjerim; mos ngatërroni politikën e brendshme me të jashtme ose me diplomacinë. Politika mbart ngjyrën e flamurit partiak, kurse diplomacia nuk mbart ngjyrat partiake është mbi to, përcaktohet nga interesat afatgjate të kombit, shtetit.
Deri në momentin që t’i ndani këto dhe të funksiononi në bazë të tyre mund të dalloni e të kuptoni edhe ato që kam shkruar më sipër. Përndryshe, deri në atë ditë do vini vërdallë si macja pas bishtit dhe do e pësoni si kjo klasë politike dhe siç e kanë pësuar të gjithë përpara saj deri në 45-tën të hedhur në koshin e plehrave të historisë, por me kosto marramendëse për shqiptarizmin duke ngadalësuar ritmin e zhvillimit të popullit tonë të mbajtur peng nga primitivizmi egocentrik.
Ps. Shënim.
O, të uruar lexues, me logjikë të pjesshme, edhe unë “s’e besoj”, por nga momenti që ju, trapat fashista të vjetër e të rinj na përplasni surratit se gjoja Duçja e Hitleri ishin pro-Shqipërisë së madhe etnike, dhe hodhët poshtë Marksin, ideologjinë, ushtrinë fituese të kuqe, atëherë edhe Unë e nxjerr këtë letër nga ai arkivi i pakonfirmuar, pa referenca zyrtare si kundërpërgjigje haleve të reja ballisto-fashiste.
Një kundërpërgjigje, për aq kohë që mund të jetë i vërtetë mesazhi i Hitlerit për Shqipërinë e madhe aq e vërtetë është edhe ky tekst.
-Kush kërkon vërtetësinë e tij do e gjej të bashkangjitur tekstit të Hitlerit për Shqipërinë!!
Hitleri, na mori në qafë me rrezik zhdukjeje nëpërmjet ca trapave feudalë si të sotmit pd, ps, lesheli.
Jam e sigurtë se edhe këtë porosi (mesazh) do e keqpërdorni, siç jeni së prapthi ashtu edhe do e analizoni me kokën e poshtme.
Argëtohem me humbësat e 45-tës si edhe me humbësat e sotëm, trapat fashistët e rinj të pas 91-shit. Besoj u sqaruam për ata që kundërshtojnë letrën, le të lexojnë me vëmendje të gjithë tekstin me tru, jo me sy!!