Marrëveshje mes maqedonsash!

18
May
2024
Shkruan: Medai Shaholli

Statusi denigrues dhe pabarazia ndaj shqiptarëve është marrëveshja që mbahet sekret mes maqedonsash për mosfshirjen e 20% nga kushtetuta, ku ata janë dakorduar në këtë pikë se përkufizimi i shqiptarëve në preambulë dhe 20% do të ngelin të paprekur.
Përse kjo frikë dhe urrejtje nga barazia e shqiptarëve me sllavo-maqedonët në “drzhavën Severna”?
Dhe e gjithë kjo pabarazi dhe shtypje nacionale me tipare të shovinizmit të hapur që i është bërë shqiptarëve në dekada e ka një shpjegim, ku ata me barazinë e plotë ndihen të humbur apo humbasin privilegjin e pamerituar të supremacisë në pushtet!
Po përse nuk kemi një marrëveshje mes shqiptarësh siç kanë kampi tjetër ku shqiptarët e dy taboreve politike do ta kushtëzonin pjesëmarrjen në qeverinë e koalicionit me fshirjen e nofkës së turpit të 20%?
Nëse vërtetë partiçkat tona ishin të përgjegjshme para votuesve shqiptarë nuk do të pranonin të hyjnë në qeverinë e koalicionit dhe do të bojkotonin pjesëmarrjen në parlament duke i djegur mandatet dhe duke lëshuar intitucionet në shenjë kundërshtimi dhe mospajtimi me mbajtjen e 20% të turpit si “gur varri” për shqiptarët në kushtetutë.
Por, kjo ndërmarrje radikale e supozuar nuk i leverdis partiçkat tona politike papërjashtim, pasi ato duket sikur kanë bërë marrëveshje jo mes shqiptarësh, por me sllavo-maqedonët se nuk do të kushtëzojnë pjesëmarrjen në qeveritë e koalicionit për heqjen e 20% nga kushtetuta duke u servilosur para despotëve të Shkupit si vasale të përjetshme.
Prandaj, opinioni shqiptar të mos ushqej as iluzionin më të vockël se dy taboret tona angazhohen për ndryshim dhe barazi të plotë në “drzhavën Severna”, e cila shtyp dhe përdhos identitetin tonë kombëtar për më shumë se tri dekada të shkërdhatokracisë sllavo-maqedone mbi shqiptarët ku ata kanë qenë bashkëpjesëmarrës në këtë sistem aparthejdi.
Me këtë rast duhet bërë të qartë partiçkave shqiptare që të kthjellohen nga mjegulla e tundimi i babëzitjes për pushtet dhe para dhe mos gënjejnë më shqiptarët se do sillni ndryshimin duke hyrë në vallen e komitëve, të cilët nuk do sjellin ndryshimin por zhgënjimin dhe bllokimin e rrugës europiane.
Diskursi i tyre nacionalist tashmë ka filluar duke u përgjigjur thirrjeve për ndryshimet kushtetuese si shantazh dhe diktat.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 18/05/2024

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk