Shkruan: Genta Petro Kaloçi
Festa e sulltan novruzit; Duhet të jesh shumë me të meta mendore të festosh për sulltanë që të kanë prerë, vrarë, përdhunuar, masakruar, zhdukur, persekutuar, përndjekur, sunduar për shekuj. Janë munduar të të zhdukin nga faqja e dheut paraardhësit e tu dhe si rrjedhojë edhe Ty që i zhytur në injorancë i vetëdijshëm feston kundra vetes.
Eh, sa të mjerë jeni si popull, hani ashure e grurë se, mbase ju vijnë trutë që ju a kanë ngrënë pulat bashkë me piturat.
Edhe mua të jem e sinqertë më ka hip nepsi për ashure dhe i thash mamit të bëj duke i thënë,
– ti festoje unë do e ha, ashuren mo, jo gjë tjetër, menjëherë ju direkt kundërsulm.
Fundja që mos ti ngelet qefi asnjërit të gjithë të kënaqur, ky është konsensus politik, or vlla.
Vërtetë, nëse kjo s’është marrëzi, atëherë marrëzia ngelet jetime në shpjegim si koncept. Njerëz idjotë, injorantë me fe krishtere, katolike, myslimane, bektashie e të tjera, bëhuni njerëz më parë o të mjerë se, ju kaloi jeta shkaraz e nuk kuptuat asgjë.
Kush ka mënd dhe dashuri për atdhenë dhe jo zorrë në vend të tyre sigurisht që do prodhoj mendim kritik dhe të gjithanshëm, përndryshe do dhjesi nga lart e do mendoj me cepin e zorrës së trashë. Normalisht s’është nevoja të lexoni këto që shkruaj pasi do më digjni në tufën e druve të heresisë.
Feja e shqiptarit, Shqiptaria. Gjithçka tjetër fetare është jashtëqitje e njerëzimit (s’e them unë, kokat e njerëzimit i kanë thënë shekuj më parë, në zemrën e europës që doni të shkoni), por me këto kokat tuaja mes shalëve s’keni për të arritur kurrë.
Ps. Ky mondi (kreu i bektashinjve) vidhte lekët e ushtarëve para 90ës dhe u dënua nga ligjet laike, por pas 90ës iu fut fesë të mashtronte lirshëm me ligjet e zotave tuaj të përmjerë. Mirë jua bëjnë shtet, pushtet, fe. Atë kokë keni, ashtu j’ua presin.
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!