MARTESA E SULLTAN PAJAZITIT ME OLIVERA LLAZAREVIQIN 1390, MUSLIMANJA E PARË NE BALLKAN !!

17
Aug
2023
Shkruan: Shefqet Cakiqi-Llapashtica

Është i vonë Mulla Shefqet Krasniqi me konvertimin e Radovanit ne Ridvan !

* Sulltan Murati është vra në një komplot të brendshëm për marrjen e Sulltanatit nga Pajaziti i quajturi „I tmerrshëmi“!
Sulltan Pajaziti i njohur si „I tmerrshmi“ vret edhe vëllaun Jakubin si konkurrent të fronit sulltanor!
FILLET E MUSLIMANIZIMIT
Feudalët lokal fillojn të lidhin marrveshje paqje me Perandorinë Osmane! Nga të parët lidhet marrveshja e vazalitetit të Knez Lazarit dhe Perandorisë Osmane. Si shenjë e besnikrisë ndaj Perandorisë Osmane, Sulltan Pajaziti merr për grua vajzën e Knjez Llazarit – Oliverën e cila bëhet muslimanja e parë nga Ballkani ! Nga viti 1390, Olivera Lazarevic ishte gruaja e 4. e ligjshme e Sulltan Pajazitit, grua KADUN si quheshin vetëm 4. gratë e ligjshme, sipas sheriatit, që dalloheshin nga pjesa tjetër e Haremit ! Olivera Lazarević është e lindur në vitin 1373 në Krushevc të Serbisë së sotme! Ajo ishte e bija e Knez Llazarit, një feudali lokal orthodoks! Edhe sot janë të ruajtura kujtimet dhe këngët serbe kur e kanë përcjellë Oliverën për në Portën e Pernadorisë nga Krushevci deri në Bullgari, serbët i kanë shtruar lule rrugës kah ka kaluar Karavani !
Në vitin 1402 në Betejën e Angorës(Ankaras së sotme) në anën e Perandorisë Osmane merr pjesë edhe vëllau u Oliverës, Stefan Llazarevic. Turqit humbin në atë betej dhe Sulltan Pajaziti zinet rob dhe për të mos duruar poshtrimet e mbyt veten! Olivera Lazareviç nuk ishte ri-martuar kurrë në shenjë dashurie dhe respekti për Sulltan Pajazitin, ka vdekur në vitin 1444!! Olivera Lazarevicin, muslimanja e parë në Ballkan, serbët e sotëm e kanë pjesë të historisë, madje e kanë shpallur edhe të shejtë!

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 17/08/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk