Masakra e Tivarit dhe manipulimi i historisë nga Buxhovi dhe Butka

06
Apr
2026
Shkruan: Xhemil Zeqiri

Jusuf Buxhovi dhe Uran Butka kanë ndërtuar një narrativë historike që përqendrohet ekskluzivisht te Masakra e Tivarit, duke lënë në hije dhunën sistematike dhe shpërnguljet masive që shqiptarët kanë pësuar nga fqinjët që nga 1912. Nga shpallja e Pavarësisë deri në vitin 1945, mbi 500.000 shqiptarë u vranë dhe më shumë se 3 milionë u shpërngulën me dhunë jashtë trojeve etnike, por Buxhovi dhe Butka duket se e shohin vetëm Tivarin. Ky fokus selektiv nuk është gabim akademik – është manipulim i qëllimshëm i historisë.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!
Akademik Hakif Bajrami ka argumentuar me fakte edhe në procese në Beograd për Masakrën e Tivarit, një nga ngjarjet më të rënda të pasluftës. Megjithatë, përkundër dokumenteve dhe dëshmive, vazhdojnë përpjekjet për shtrembërimin e historisë. Autorë si Uran Butka, përmes interpretimeve selektive, po përhapin narrativa që përputhen rrezikshëm me diskursin e vjetër propagandistik serb.

Buxhovi dhe Butka heshtin mbi faktin se ideal kombëtar dhe bashkimi i trojeve shqiptare ishte objektiv i qartë i Frontit Nacionalçlirimtar. Shqiptarët u rreshtuan pranë aleatëve dhe nën marrëveshje me Titon për të garantuar të drejtën për vetëvendosje dhe bashkim kombëtar. Por në librat dhe shkrimet e tyre, ky kontekst i gjerë historik nuk ekziston.

Buxhovi dhe Butka nuk flasin për, por edhe kur flasin e shtremërojn argumentin historik të Milladin Popoviç, komunistin që kërkoi të drejtat e shqiptarëve për bashkim me Shqipërinë dhe që u vra nga strukturat serbe ( Dushan Mugosha) për mbështetjen e idealit kombëtar. Ata nuk tregojnë se përpjekjet për bashkim kombëtar u penguan me mizori dhe vrasje politike.

Buxhovi dhe Butka shpesh tentojnë të fajësojnë ekskluzivisht komunistët shqiptarë për ngjarje si Masakra e Tivarit, duke fshehur përgjegjësitë e dokumentuara të strukturave serbe dhe shërbyesve të shovenizmit fqinj. Kjo është një deformim i hapur i historisë dhe një shërbim ndaj narrativave shoveniste.

Buxhovi dhe Butka harrojnë rolin e Frontit Nacionalçlirimtar Shqiptar në ndihmë të aleatëve – Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe dhe Bashkimi Sovjetik – duke u rreshtuar në frontin antifashist dhe duke siguruar një vend të merituar për Shqipërinë në rendin e ri botëror. Vendimet ndërkombëtare në Konferenca e Teheranit e përforcuan këtë pozicion strategjik, por Buxhovi dhe Butka e injorojnë këtë fakt historik.

Buxhovi dhe Butka, duke u përqendruar vetëm te një episod dhe duke harruar idealin e bashkimit kombëtar, shpërfillin sakrificat e miliona shqiptarëve dhe shërbejnë interesave shoveniste të fqinjëve.

Përballja me të vërtetën dhe mbrojtja e idealit kombëtar është detyrë morale dhe kombëtare. Ata që përpiqen ta fshehin, ta shtrembërojnë ose ta politizojnë atë – sic ështe përfshirë Buxhovin dhe Butkën me CO pro serbe, nuk i shërbejnë as historisë, as kombit.

 

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 06/04/2026

© 2016 - 2026 | DIPLOMACIA.dk