Mashtrimi, vegel korruptive kunder interesave te popullit.

22
Sep
2025
Shkruan: LUAN QEMAL BACI

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

      ”Genje, genje pambarim, se ne fund dicka ne mashtrim do mbetet!”

      Kjo eshte psikologjia e njerezeve individe, apo partive politike kunderkombetare.

      Politika e ketyre tridhjetete e pese, e me shume viteve ne “demokracine” e shtetit ame, e ne ate te shtetit te Pamvarur te Kosoves, ka shembuj te panumert te shitjes se genjeshtrave per te verteta, te nje ndryshimi qe me mashtrim, zevendesoj nevojen dhe deshiren per hapa pozitive, e u shnderruar ne nje skeme shkaterrimi te jetes dhe perspektives shqipetare ne Ballkan. Renia e sistemit politik nje partiak, i dha shprese popullit, te ndjehesh i lire ne krijimetarine dhe veprimin e tij, por qe ne Shqiperi dhe ne Kosove, u deformua, u drejtua ne rruge pa krye, ne shkaterrim te ekonomise e ne gjithcka.

      Qarqet shoviniste ballkanike, si gjithmone ne histori, ndryshojne vetem taktikat dhe qendrimet e tyre, por asnjehere armiqesine dhe objektivat kundershqipetare, ndaj dhe me “kolonat e pesta” te tyre ne Shqiperi e ne Kosove, shkaterruan me themel ekonomine, duke ditur mire pasojat shkaterruese, qe cojne edhe ne ndryshimin demografik te boshatisjes se trojeve shqipetare.

      Sistemi i tregut, qe po te ishte menaxhuar mire nga pushtetet ne keto dy vende shqipetare, do te krijonte nje zhvillim te madh ekonomik dhe shoqeror te shqipetareve, por kjo ishte dhe mbetet rrezik per shovinizmin, ndaj ata bene shkaterrimin ekonomik ne SHQIPETARI, qe te vazhdojne politikat e tyre.

      Pluralizmi, ne vend qe te krijonte parti vertete atedhetare, krijoj me shume parti qe punojne per te huajt, e jo per interesa shqipetare, ndaj dhe tani i kemi punet pershesh, si mos me keq, deri ne ate pike sa rrezikojme te humbasim lirine dhe integritetin shteteror.

      Partite politike, jo pak here ne fushata elektorale, kujtohen te jene “atedhetare”, premetojne qiejt, e me pas na fusin ne balte qe na merr frymen perdite, na shesin tek te huajt, sepse populli, nje mase fatekeqesisht jo e vogel, genjehen, mashtrohen, nuk shikojne bemat e mepareshme te ketyre kllouneve politike, pra harrojne e nuk dine te bejne analize. Vota e popullit “mbrohet me fanatizem”, nga njerezit “e ndereshem” te nentokes.

      Ajo me e rrezikshmja, eshte qe mashtrimi dhe lufta hibride e armiqeve te kombit, e shovinizmet, e lobimeve te tyre kundershqipetare, deri ne Amerike, me amerikane te ekstremit ne sherbim e lobim te Serbise dhe Greqise, ne bashkepunim me median ne Shqiperi e ne Kosove, te blere e te komanduar nga nenetoka kunder shqipetare, ze vend ne nje mase te madhe shqipetaresh.

      Parlamentaret shqipetare ne te dy vendet tona, te zgjedhur shume here ne rruge korruptive, te ndjere edhe borxhli tek i plotefuqishmi qe i punesoj ne kuvend per te marre miljona leke, jane ne te vertete vetem kartona qe ngrihen ne sherbim te “pashajit” te plotepushteteshem, duke arritur deri aty sa te heshtin apo aprovojne humbjen e terrotorit shqipetar. Ata jane thjesht mostra tradhetie, qe pyesin vetem per kuleten dhe banken e tyre personale, dhe aspak deputete per te mbrojtur interesat e popullit e te atedheut.

      Ne Shqiperi, Rama me paturpesine e tij qe e karakterizon, njejte si “kundershtari” I tij opozitar “non-grata”, vepron kunder shqipetareve, flet ne Lezhe duke e quajtut nje pjese te territorit shqipetar “toke italiane”, dhe parlamenti “shqipetar” hesht! Ne anen tjeter, paturpesia e partive politike opozitare ne Kosove, eshte tashme edhe ajo e hapur, pa doreza e pa maska, ne unitet te plote e te padiskutueshem me “Listen Serbe” e ne sherbim te Serbise!

      Dy rruge ka, ose te zeme mend, e te bllokojne e neutralizojme kete veprimetari teper te madhe armiqesore qe po zhben kumbin, ose te pranojme mungesen e plote te dinjitetit kombetar dhe individual, te pranojme qe te kthehemi nga nje popull qe jeton ne mijeravjecare ne trojet e tij, ne nje popull refugjat neper bote, pa atedhe, pa histori, pa te ardhme!

      A do ta luftojme me te gjitha forcat e te fitojme mbi kete mashtrim gjigand e t’i dalim zot vetes, apo do te humbasim si kripa ne uje?

      Cila eshte rruga qe do te ndjekim?

18 Shtator 2025

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 22/09/2025

© 2016 - 2026 | DIPLOMACIA.dk