—–Mbani vesh——-
…..mbani vesh dhe dëgjoni,
në këto vise kur të kaloni,
zënë e shpirtit do dëgjoni,
po të doni më besoni,
kur të vdes mos më qani,
dua një melodi çobani,
kur ja marin shtruar tek stani,
sa shumë do ma donte xhani,
baresha gunën mbi supe,
sa të bukura ato cullufe,
o bejka me nishan në ballë,
si hëna që del mbi mal,
thuaj balos mos më haj,
dhentë nga ujku le të ruaj,
aty tek tënda në shtrungë,
shtrirë të dy në një gunë,
thashë ah i lumi unë,
të putha buzën aq shumë, sa ti buzëqeshje në gjumë,
më hodhe duartë në qafë,
hëna vështronte atje lartë,
yjet rrinin si kurorë,
ti ja u bëje me dorë,
ata kërcenin si dasmorë,
qeshte dashi me këmborë,
kur dora në gjoks më shkojë,
mëndja iku fluturojë,
në fillim i dita ftojë,
u bëra gati ti kafshojë,
erdhi bejka më ndalojë,
balua me inat më shikojë,
seç u bë atë natë,
është një histori e gjatë,
po shkova në atë mal,
do t’a ngre një lapidar,
atje lartë në Trebeshinë,
ku ka çajë e trëndelinë,
e mblodha të gjithë rininë,
pastruam kullotat për bagëtinë,
bëmë lera që uji të pinë,
flisnin të gjithë për dashurinë,
ishte e pastër dashuria,
se ishte bio rinia,
s’kishte drogë,s’kishte para,
s’kishte sisë e bythë të mbëlla,
s’kishte tanga siç kanë tani,
që del “zogu” t’a bën me sy,
kërcenim,këndonim,dashuronim gjer në mesnatë,
bënim humor,bënim galladë,
nuk na zinte gjumi rrugëve nga hashashi,
nuk kishim frikë se kërcet kallashi,
nuk shiteshin femra më besoni,
nuk njihej fare prostitucioni,
tani është shpikur dhe korrupsioni,
nuk themë se në diktaturë është mirë,
po ky mut sistem qënka më i vështirë,
vërtet në teori je i lirë,
nuk të fusin në burg,
po me politikanët mos e kruaj,mos ha mut,
se natën të çojnë për lesh,
e ditën të parët në kortezhë,
këta nuk janë si Enveri,
këta janë si Hitleri,
sa kanë vrarë këta këto 35-vjetë,
nuk kanë për t’u vrarë as në luftën e tretë.
Përmet 8/9/25 ora 20:30


Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!
