MBÊSHTETNI INTERESIN E KOSOVÊS, JO KARRIERIZMIN E FRESHIDENTËVE.

01
Jun
2023

Shkruan: LUAN BACI
1 QERSHOR 2023
Miku im zoti I.Z., nje “opozitar” I perhershem i imi, me ben nje koment disi kundershtues ne nje shkrim që une bëra kundër pozicionin të fundit, plotesisht të gabuar te Ramush Heredinajt, që kërkon dorëheqjen e Kurtit, që kendon Vucicin, sepse sipas këtij “diplomati të madh”, “Kurti po na prish me Amerikën”?!
Absurditeti i Ramushit ështe i mbeshtetur vetëm në karrierizmin e tij. Ai nuk është i interesuar aspak për mbarevajtjen e Kosoves.
Në komentin që zoti I.Z. i bën mendimeve të mia, nuk mungon të jete ironik ndaj tyre, ndaj dhe ju përgjegja:
“Perse sipas jush zoti I.Z. Amerika i njohu zgjedhjet?!
Ai veprim i Kurtit ishtë mire i planifikuar dhe nuk ishte gabim.
Reagimi i Vucicit dihet dhe pritet për cdo veprim që shfaq me praktike indipendencën dhe pamvaresinë e shtetit, prandaj gjëra të tilla do të ndodhin deri në kryerjen e PAMVARESISE së PLOTE, njohjen e pjese derrmuese nga vendet e huaja, pranimin në OKB.
Sigurisht që ju që jetoni në Kosovë, i dini me mire problemet tuaj, por të flasësh e shkruash jashte Kosovës për problemet e saj, duke u bazuar në informecionet që vijnë nga Kosova, si ato të brendëshme dhe nderkombëtare, nuk ështe aspak gabim. As ata që janë jashë Kosovës, dhe as ju personalisht që jetoni brenda, nuk mund të dini gjithcka në detaje (në hollesi), dhe askush, por ama, askush, përfshirë mua dhe ju që tregoheni ironik, nuk kanë të drejtën të hiqen apo pretendojnë se dinë “të vertetën absolute”!
Absolutja edhe në filozofi nuk ekziston, ekziston vetëm relativja.
“Une dij, që nuk dij gjithcka”, vetëm kjo është absolute zotni!
Sipas jush Kurti nuk duhet të ndërrmare asnje veprim, se nuk i perballon dot vet pasojat, dhe po sipas jush nuk është zot në shtepine e vet, se e mbrojnë të tjerët?!
Gabim zotni, gabim, dhe një pozicion i pajustifikuar aspak nga ju. E vetmja gjë që mund të ju justifikoj, është qendrimi juaj në pozitat e “militantit” apo “adhuruesit” partiak, e Kosova dhe atdheu, kërkon të jemi “militante’ vetëm ndaj tyre, e jo partickave. Personalisht do të mbeshtetja vetëm ata individe dhe parti politike që veprojnë në interes të atdheut, por asnjëherë me tifozllek.
Kurti, dhe kushdo tjetër, që lufton për interesat e popullit e të Kosovës, nuk ka nevojë për një luftë agresive shtesë të brendëshme, nga shqiptarët e Kosovës, dhe “shqiptarët”, që vetëm flasin shqip. Për mendimin tim, këta njerëz, si qytetarë të thjeshtë, politikanë, parti opozitare, apo media opozitare të paguara nga Vucici, i bëjnë një shërbim kolosal Serbisë. Kush nuk e kupton këtë, është pak të thuash që është naiv, e kush e kupton, por shkon me ndërgjegje kundër interesave të vendit të tij, bën vetëm akt tradhëtije!
Kurti duhet mbeshtetur me të gjitha forcat, por kjo nuk nenkupton aspak që kur vepron gabim, të kritikohët, por jo të luftohët aspak, se Vucici pikerisht ketë don e dëshiron, që shqiptaret të jenë kundër njeri thetrit.
Kalofsh mire zotni!”
P.S. Sot është data 1 Qershor, dita e festës së femijeve.
GÊZUAR FESTÊN FEMIJE TÊ DASHUR, DHE NIPER E MBESA, E U RRITSHI TE SIGURTÊ E TÊ GÊZUAR NÊ ATDHE E KUDO QÊ JENI!

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 01/06/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk