MBI ETIMOLOGJINË (PREJARDHJEN) E EMRI TË SHTETIT AUSTRI-A

29
Dec
2023
Shkruan: Akademik Abdulla Mehmeti

Shpalime

MBI ETIMOLOGJINË (PREJARDHJEN) E EMRI TË SHTETIT AUSTRI-A
Tezë
Österreich: Ö-o (O-a, shkurtesë e foljes jam, veta e tretë, në gegënishte: o > është) – Sterre (sterrë-e zezë, e errët; pyll i dendur, lumë i madh (i thellë) etj., -ich -is – vis.
Çështja e parë që duhet ta kemi parasysh në këtë rast është fakti se, studiuesit e derisotëm, nga historianët, gjeografët dhe sidomos gjuhëtarët, vendës dhe të huaj, nuk kanë arritur ta shpjegojnë saktë dhe drejtë prejardhjen e emrit të shtetit të Austrisë, si edhe të emrave të shumë shteteve të tjera të Evropës.
Ja se çfarë kanë thënë studiuesit e derisotëm:
Në gjuhën shqipe (përkthim nga gjuhët evropiane):
“Emri amtar për Austrinë, Österreich, rrjedh nga gjermanishtja e vjetër Ostarrîchi, që do të thotë “sferë lindore” dhe që u shfaq për herë të parë në “dokumentin Ostarrîchi” të vitit 996. Kjo fjalë është ndoshta një përkthim i latinishtes mesjetare Marchia orientalis në një dialekt lokal (bavarian).
Austria ishte një prefekturë e Bavarisë e krijuar në vitin 976. Fjala “Austria” është një latinizim i emrit gjerman dhe u regjistrua për herë të parë në shekullin e 12-të. Në atë kohë, pellgu i Danubit i Austrisë (Austria e Epërme dhe e Poshtme) ishte shtrirja më lindore e Bavarisë.
Në gjuhën angleze:
“The native name for Austria, Österreich, derives from the Old High German Ostarrîchi, which meant “eastern realm” and which first appeared in the “Ostarrîchi document” of 996. This word is probably a translation of Medieval Latin Marchia orientalis into a local (Bavarian) dialect.
Austria was a prefecture of Bavaria created in 976. The word “Austria” is a Latinisation of the German name and was first recorded in the 12th century. At the time, the Danube basin of Austria (Upper and Lower Austria) was the easternmost extent of Bavaria.”
Ja pse nuk është e saktë kjo etimologji dhe pse duhet të kërkohet një etimologji ndryshe, me fakte, për prejardhjen e këtij emri nga gjuha e lashtë shqipe:
1. Emri Austri për herë të parë, sipas burimeve hitorike, përmendet në vitin 996 të erës sonë, që në krahasim me emrin e lumit që e përshkon këtë territor (Danubi) është emërtim tepë i ri, i mëvonshëm, disa mijëra vjet në krahasim me emrin e lumit Danub.
2. Emri Austria (Österreich), përbën qartë një derivat në gjuhën e banorëve vendës i emrin Ister- emri më i lashtë i lumit Danub, nga e ka prejardhjen edhe rajoni gjeografik, më vonë shteti i Austrisë.
3. Emri Ister shpjegohet vetëm në gjuhën shqipe, që domethënë: i/sterrë, i zi, i errët, sipas të gjitha gjasave për shkak të emrit të malit ku buron ky lumë në Gjermani, në pyllin e dendur me emrin Mali i Zi.
4. Dy lumenjtë më të vegjël që e formojnë lumin Danub (Ister) nga burimet e tij, kanë emra të qartë e të kuptueshëm në gjuhën shqipe: Breg dhe Brigach (Brigas-Bregas).
5. Me emrin e njëjtë sikurse lumi Danub, njihen nga lashtësia e hershme edhe siujdhesa Istra, në periudhën antike mbretëri e veçantë e një fisi ilir, e istrianëve, si edhe një qytet nga periudha antike në brigjet e detit të Zi, në derdhjen e lumit Danub, në Rumaninë e sotme.
6. Emri i lashtë i malit ku buron lumi Danub, e ka emrin Mali i Zi në Gjermani, si edhe emri i detit ku derdhet lumi Danub – Deti i Zi, kanë emra të njëjtë. Besojmë se ky është shpjegim i mjaftueshëm dhe bindës, nga e ka marrë emrin e lashtë Istria, lumi që sot njihet me emrin Danub, si dhe emri i Detit të ZI, që sigurisht e ka marrë këtë emër nga banorët e lashtë në brigjet e këtij deti, aty ku derdhet lumi Danub, ku edhe janë zbuluar vendbanimet më të lashta nga periudha e Parahistorike.
7. Edhe emri i sotëm i lumit Danub ka prejardhje nga gjuha shqipe, në analogji me emrin e fisit të madh pellazg- ilir të Dakëve (Dacia): Da-n-epër, lumi që ndan tokat e epërme të Ilirisë, sikurse edhe emri i lumit Dnjepri në Ukrainë, i cili në lashtësi më të hershme është quajtur Borës-Borristeni, ndërsa lumi që e përshkon një pjesë të Ukrainës perëndimore të sotme dhe gjithë territorin e Moldavisë së sotme është quajtur Prusa-Pruthi, nga besojmë se e ka marrë emrin shteti (mbretëria) i lashtë i Gjermanisë – Prusia.
(29 dhjetor 2023)

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 29/12/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk