MBI KOMPLOTIN E MADH NDAJ LASHTËSISË DHE AUTOKTONISË SË SHQIPTARËVE

06
Nov
2023
Shkruan: Prof. Dr. Abdulla Mehmeti

Shpalime
MBI KOMPLOTIN E MADH NDAJ LASHTËSISË DHE AUTOKTONISË SË SHQIPTARËVE, KUNDËR QYTETËRIMIT PELLAZ-ILIR-DARDAN, DJEPIT TË QYTETËRIMIT EUROPIAN
(Ku u gjetën këto tri kultura t’i kenë q
endrat e tyre në mes të Greqisë, të Serbisë dhe territorin e pretenduar të Rusisë kinse të lashtë në Ukrainë?!)
Konceptet joshkencore mbi Kulturën e Mikenës, Kulturën e Vinçës dhe Kulturën e Kukutenit-Tripallës janë ndërtuar mbi mite të rrejshme të sajuara gjatë Mesjetës e më vonë, si pjesë të propagandës politike dhe fetare Greke, Ruse dhe Serbe, për mohimin e kulturës mijëvjeçare Pellazge, Ilire, Dardane-Pajone etj., e djepit të Qytetërimit Evropian, për favorizimin, dominimin dhe ekspansionizmin grekomadh, rusomadh e serbomadh mbi popujt autoktonë në Europë.
Studiuesit shqiptarë dhe të tjerë, patjetër duhet t’i kundërshtojnë fuqishëm dhe t’i rrëzojnë këto koncepte joshkencore me prapavijë, në frymë raciste e shoviniste, për studimin, shpjegimin dhe mësimin e historisë, të kulturës dhe qytetërimit të lashtë Europian.
Ky koncept i zhvilluar deri më sot, është ndërtuar mbi bazë të planeve sekrete të komplotit politik kundër autoktonisë dhe lashtësisë së shqiptarëve në Gadishullin Ilirik dhe në Europë, i mbështetur mbi të pavërteta, falsifikime dhe sajesa perfide në interes të politikave ekspansioniste dhe strategjisë grekomadhe, serbomadhe e rusomadhe, të tri popujve dominues ortodoksë, serbëve, grekëve dhe rusëve, tri aleatë strategjikë për dominimin e Gadishullit Ilirik dhe të Evropës, duke e mohuar rrejshëm lashtësinë, autoktoninë dhe rolin historik të shqiptarëve, pasardhësve të pellazgëve, ilirëve, dardanëve, pajonëve etj., në krijimin, ndërtimin dhe zhvillimin e qytetërimit Evropian, në ngjizjen e etnive dhe gjuhëve të reja, të shteteve më të lashta në kontinentin e Europës.
Jo vetëm koncepti i kulturave të këtilla të krijuara rrejshëm dhe mbi baza jo shkencore, por edhe vetë emërtimi i qendrave të tyre, si Mikena, Viça, Kukuteni e Tripalla, janë emërtime tepër të reja për ta zëvendësuar kulturën e lashtë pellazge, ilire, dardane në Europë, në kontinentin që e mban emrin e një rajoni të lashtë në Jug të Gadishullit Ilirik, jo në Mikenë, Vinçë, apo në Kukuteni e Tripallë, ku nuk kanë ekzistuar as vendbanime në periudhën e lulëzimit të qytetërimit Pellaz-Ilir.
Si janë sajuar këto koncepte të rrejshme, joshkencore, me burime të falsifikuara, për këto kultura, si Kultura e Mikenës, Kultura e Vinçës dhe Kultura e Kuktenit-Tripallës, kjo le të mbetet detyrë e studiuesve shqiptarë dhe të tjerë në të ardhmen.
* Pjesa më e madhe e artefakteve të ekpozuara në muzetë e këtyre qendrave, kinse të kulturave të lashta vendëse, janë vjedhur nga vende të tjera dhe sjellë aty për qëllime propaganduese, në mbështetje të ideve mbi kinse kulturat autoktone, pa asnjë bazë shkencore.
(6. XI. 2023)

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 06/11/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk