Diplomacia.dk

MBI NDIKIMIN E GJUHËS SHQIPE NË GJUHËT SLLAVE, SERBISHTEN DHE BULLGARISHTEN

Shkruan: Dr.Prof. Abdulla Mehmeti
Gjuhësi
“Bashkësia e ekzistencës me elemente sllave ka ndikuar pak në gjuhën shqipe të Kosovës, e cila, edhe në fjalorin e saj, pësoi pak nga ndikimet serbe dhe bullgare, ndërsa elementët shqiptarë janë mjaft të shumtë në dialektet serbe dhe bullgare të rajonit, dhe sidomos në zhargonet e ndryshme profesionale të zanatçinjve sllavë.”
– Carlo Tagliavini*, gjuhëtar i shquar italian, profesor i Universitetit të Padovës
Se çfarë kanë thënë më vonë disa gjuhëtarë dhe studiues shqiptarë në lidhje me ndikimet e gjuhëve sllave në gjuhën shqipe, jo për ndikimin e gjuhës shqipe në gjuhët sllave, më vjet turp t’ua përmendi emrat dhe marrëzitë e tyre, më tepër se diletante dhe joshkencore.
* Carlo Tagliavini (sq. Karlo Taliavini; Bolonjë, 18 qershor 1903 – 31 maj 1982) ka qenë glotolog italian dhe profesor në universitetin e Padovës.
U lind më 18 qershor në Bolonja, i biri i Xhakomo dhe Silvia Albertonit. I ati ishte mësues i historisë së artit dhe dizajnit, ndërsa e ëma ishte mësuese letërsie.
Mbajti për shumë vjet ligjërata të rregullta në Universitetin e Padovës për gjuhën e për letërsinë shqipe. Ka botuar monografi e artikuj për çështje të dialektologjisë, të leksikologjisë historike, të historisë së gjuhës shqipe dhe të gjuhësisë shqiptare.
Ka shkruar vështrime të përgjithshme për shqipen në enciklopedi, përmbledhje e vepra të ndryshme. Me veprën “Shqipja e Dalmacisë” dha një ndihmesë për njohjen e së folmes shqipe të Borgo Ericos (Arbëneshit) afër Zarës. Taliavini hartoi edhe një monografi dialektologjike për “Të folmet shqipe të tipit të gegërishtes lindore”, në të cilën dha një parashtrim përshkrues të të folmeve shqipe të Kosovës dhe Maqedonisë.
(19 janar 2023)

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

GJERGJ KASTRIOTI

Kategoria:

Botuar: 20/01/2023

© 2016 - 2023 | DIPLOMACIA.dk