MBI PREJARDHJEN E EMRAVE NGA GJUHA SHQIPE E LASHTË: MESOPOTAMI*, MESI-MYSI, MOESI, MESSANI DHE MESAPI

04
Jan
2024
Shkruan: Akademik Abdulla Mehmeti

Shpalime
(*Vend, rajon mes dy lumenjve (Tigrit dhe Eufratit), apo mesi i një rajoni më të gjerë gjeografik. Sipas burimeve historike, ky vend me emrin Mesopotami njihet nga periudha e sundimit nga Hititët (Nisët), më vonë nga Parthinët (fisi i lashtë pellazg-ilir) dhe sidomos periudha e sundimit nga Leka i Madh)
1. MES (OPOTAMIA), SIRIA DHE IRAKU I SOTËM
2. MES (IA), ANADOLLI, TURQIA E SOTME
3. MES (A-NIA), MOREA, GREQIA E SOTME
4. MOES (IA), SERBIA, BULGARIA DHE DOBRUXHA NË RUMANINË E SOTME
5. MES (APIA), KALABRIA, ITALIA E SOTME
1.
Mesopotamia ka qenë një nga vendet më të lashtë të qytetërimit njerëzor, ku filloi revolucioni në periudhën neolitike, rreth 10.000 vjet para erës sonë. Aty ndodhën disa nga zhvillimet më të rëndësishme në historinë së njerëzimit, duke përfshirë shpikjen e rrotës, mbjelljen e të lashtave ( të korrave) të para të drithërave dhe zhvillimin e shkrimit kursive, si dhe të matematikës, astronomisë dhe bujqësisë.
2.
Sipas burimeve historike, ky vend ka pasur ndoshta edhe emra të tjerë më të lashtë, por sa njeh historia e njerëzimit sipas burimeve, emri me të cilin njihet ky rajon, sigurisht lidhet me periudhën e shtrirjes së perandorisë Hitite (një emërtim tjetër i lashtë për Hitititë njihet edhe emri i kësaj popullsie -Nisët, në Jug të Anadollit. Në shekujt e mëvonshëm ky rajon ka qenë arenë e luftërave mes sunduesve të Egjiptit të lashtë dhe popullsisë vendëse të Anadollit (në Luftën e Kadeshit, Hititët dhe Dardanët), më pas i sunduar nga Parthinët, një popullsi e lashtë pellazge-ilire, si dhe nga Leka i Madh, i cili ka lënë më tepër gjurmë në këtë rajon.
3.
Historia e vendeve të tjera, i rajoneve, mbretërive, principatave dhe dioqezave nën sundimin e Romës Perëndimore dhe të Romës Lindore, që kanë mbajtur emra të njëjtë, si Moesia e epërme dhe Moesia e Poshtme, apo rajoni në Italinë e sotme, në lashtësi i njohur me emrin Mesapia, vendi i fisit ilir të Mesapëve.
Sidoqoftë, të gjitha lidhjet mes popullsisë me prejardhje të njëjtë, dëshmohet sipas emrave të vendeve të tyre ku kanë jetuar në periudha të ndryshme kohore, por edhe sipas burimeve të tjera: historike, arkeologjike, gjuhësore dhe etnografike. Një ndihmesë të madhe në kohën e sotme e japin edhe analizat gjenetike (ADN-së).
4.
Etimologjia e këtij termi historik dhe gjeografik (sipas studiuesve të derisotëm):
1. Termi Messenia ose Messania rrjedh nga Messeniania e vjetër; fjala μεσάιος ose mesaios përkthehet si “i mesëm, qendror” dhe kështu është tregues i statusit të territorit si “qendra e botës” në atë kohë.
2. Emri etnik i Ballkanit Μοισοί Moesi, si dhe, rajon i Anadollit Μυσοί (Mysoi), duket se bazohet në rrënjën Masa (Mëzi), nga fjala paleo-ballkanike për ‘kalë’, në gjuhën shqipe Mëz-i.
Ky shpjegim, sipas mendimit tonë është më pak i pasaktë se shpjegimi i parë.
Sipas të dy shpjegime për prejardhjen e këtij emri, edhe të ndonjë shpjegimi tjetër, ky emër i lashtë nuk gjen shpjegim më të saktë dhe më qartë sikurse në gjuhën shqipe.
(4 janar 2024)

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 04/01/2024

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk