MBI PREJARDHJEN E EMRIT STEFAN…!

14
Jul
2024
Shkruan: Akademik Abulla Mehmeti

Shpalime
MBI PREJARDHJEN E EMRIT STEFAN
(FJALA E SHQIPES SË LASHTË: FAN – FAT DHE NJËMBËDHJETË STEFANËT E MBRETËRISË MESJETARE TË RASISË – RASHA, RASHKA)
I.
Emri Fan, njihet si emër i lashtë (arkaik), në kuptimin më të gjerë, në gjuhën e sotme shqipe nënkupton fjalën, Fat. Në disa raste, në lashtësi ka nënkuptuar edhe një tempull apo faltore.
Në letërsinë e vjetër shqiptare ka plot shembuj të përdorimit të kësaj fjale me këtë kuptim. Sikurse njihet edhe njëra nga veprat e rilindësit të hershëm arbëresh, Jeronim De Rada, e mban titullin: “Skanderbeku i pafan”.
Emra e lashtë të shqiptarëve janë përdorur edhe në forma të tjera, p.sh. emri Theofan, Fanula etj. I pari, emri i pagëzimit i Fan Nolit (shkrimtar, patriot shqiptar, i lindur në një katund shqiptar në Turqinë e sotme evropiane), i dyti, emri i studiueses dhe ballkanistes Fanula Papazoglu (shqiptare ortodokse nga Manastiri): Fanula; Fan (fat) -ula (yll); Ylli i fatit). Kuptimi i këtyre emrave lidhet me besimin fetar. I besuar i perëndisë, klerik etj.
Format e shkurtra t emrit, rrënja e emrit Stefan, është e njohur ndër shqiptarët edhe si emër vendbanimi, emër lumi, emër fisi; Lumi Fan, Rrethi i Fanit, Katundi Fan, Fisi i Fanit (Fanda).
Emri Stefan është emër i lashtë ndër shqiptarët, me kuptim të plotë në gjuhën shqipe, sikurse emrat modernë Fatmir dhe Fatmire, të cilët përdoren gjerësisht sot nga shqiptarët, kudo që jetojnë ata. Edhe forma lashtë e këtij emri përdoret deri në ditët e sotme ndër shqiptarët, si Stefan (për gjininë mashkullore) dhe Fanë (për gjininë femërore).
1. Fillimet e përdorimit të emrit Srefan
Në personaliteti i shquar, i njohur si Stefani i Bizantit (Buzanit) njihet në histori se ka jetuar nga fillimi i shek. 6-të i erës sonë, në periudhën e sundimit të Justinianit të Parë. Kjo është një dëshmi se emri Stefan është përdorur së paku pesë shekuj para Stefanëve të mbretërisë mesjetare të Rasisë (Rasha – Rashka), nga shek. 12-të deri në shek. 14-të.
Me gjasa ky emër është përdorur gjerësisht nga popullsia vendëse ilire-dardane, edhe shumë më herët, në shekujt e parë të erës sonë, përderisa emri Stefan përmendet edhe në Bibël.
Se ky emër është përdor shumë herët nga banorët vendës, jo nga popujt e ardhur më vonë në Gadishullin Ilirik, ju sjellim edhe këto dëshmi gjuhësore:
2. Kuptimi dhe prejardhja e emrit
Emri Stefan është një emër i përbërë nga rrënja e fjalës së gjuhës shqipe: Fan-fanë, një formë e lashtë e fjalës Fat-i.
Pjesa e parë e këtij emri, si përcaktues, si ose si folje Este-është, e përvetësuar nga latinishtja; në përdorimin e saj praktik, është reduktuar nga E-ste, në Ste.
3. Përdorimi i emrit me kuptim (të kundërt) besëtytnor – Sterfan
Siç duket, ky emër është përdorur edhe në formë tjetër, si Ster-fan: Sterfan, që nënkupton Stefani i Zi, i Pafanë, i pafat; sikurse edhe në rastin e emrave të tjerë: Kara Nikollë (Nikolla i Zi), Kara Mustafë, Mustafa i Zi, si edhe emrat e maleve: Karaçicë, Karaorman, Karadak etj.
Forma e emrit Sterfan është ruajtur deri në ditët e sotme te disa popuj ballkanikë, si te bullgarët, rumunët etj. Edhe ndër besimtarët e fesë islame, në një formë të ngjashme janë përdorur emra me këtë kuptim, si emri Fevzi – Fauzi dhe Fevzije, Kahreman etj.
Emri Stefan, në kuptim të plotë është i ngjashëm me emrat modernë në gjuhën shqipe: Fatmir (për meshkuj) dhe Fatmire (për femra). Stefan (njeri me fat – Fatmir, Fatmirë).
4. Emri me kuptim besëtytnor (të kundërt), nga Stefan (fatmirë) në Sterfan (fatzi)
Ngjashëm me këtë, edhe emri me kuptim tjetër: Sterfan, e ka domethënie (sipas një tradite të lashtë (besëtytni, e përdorur nga familjet që nuk u kanë jetuar fëmijët), e njohur jo vetëm ndër shqiptarët, por edhe nga popujt tjerë) të plotë një gjuhën shqipe: njeri i pafat, Fatzi.
II.
NJËMBËDHJETË STEFANËT E SHTETIT MESJETAR TË RASISË (RASHA-RASHKA), I PARAQITUR RREJSHËM SI SHTET I LASHTË I SERBËVE
Një dëshmi e madhe e falsifikimit të historisë – Të gjithë njëmbëdhjetë prijësit, mbretërit dhe perandorët* e shtetit mesjetar të Rasisë Dardane (Rasha-Rashka), e paraqitur rrejshëm si shtet mesjetar i serbëve, kanë mbajtur emër të njëjtë – STEFAN*, një emër i njohur fetar sipas Biblës, të cilin e kanë mbajtur edhe shumë prijës të shteteve të tjera evropian gjatë Mesjetës, të cilat e kanë përdorur edhe shqiponjën e zezë dykrenore në stemat dhe flamujt e tyre, shumë më herët se ta përvetësojnë këtë simbol fiset sllave (kishat dhe shtetet e tyre).
Nga zhupani (prijës fetar) Stefan Nemanja dhe Stefan Prvovençani, përmes Stefan Dragutinit dhe Stefan Deçanskit, te Stefan Dushani dhe Stefan Uroshi, gjithsej 11 sundimtarë nga dinastia mesjetare e Nemanëve, të gjithë quheshin Stefan dhe asnjëri prej tyre nuk e kishte këtë emër të vërtetë.
Nemanjët kanë qenë dinastia më e famshme mesjetare, e cila sundoi në rajonin e Rasisë (Rasha-Racha) më shumë se dy shekuj. Ajo mori emrin e themeluesit të saj, Stefan Nemanja, i cili ishte zhupani i madh (prijës fetar dhe principatë fetare) i Rashkës dhe sundimtari që hodhi themelet e krijimit të një shteti (principate-mbretërie-perandorie) të fuqishëm mesjetare të Rasianëve të Dardanisë.
Dinastia nxori njëmbëdhjetë sundimtarë, i fundit prej të cilëve ishte perandori Stefan Uroshi V. Ata sunduan Rasinë mesjetare nga viti 1166 deri në 1371.
Shumë nga këto fakte janë të njohura dhe mund t’i gjeni edhe në librat e historisë, ndërsa ajo që dihet pak ose aspak është se, të gjithë sundimtarët e kësaj dinastie quheshin Stefan, asnjëri prej tyre në fakt nuk e kishte këtë emër të vërtetë.
Shqiponja dykrenore nuk ka qenë me ngjyrë të bardhë siç përdoret më vonë nga sllavët (serbët), por me ngjyrë të kuqe ose ngjyrë ari, e cila u përvetësua më vonë nga kishat dhe shumica e shteteve sllave, edhe nga Kisha dhe Shteti i Serbisë. Ky simbol ka ardhur si PAJË (miras) te Rasianët, më vonë e përvetësuar nga sllavët, përmes martesave të disa nga këta prijës mesjetarë me princeshat e dinastisë së Paleologëve të Romës Lindore, vasalë të së cilës kanë qenë prijësit e shtetit mesjetar të Rasisë (Rashës, Rashkës).
(29 prill 2023)

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 14/07/2024

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk