MBI TERMET SHQIPËRIA ETNIKE DHE SHQIPËRIA E MADHE!

10
May
2023


Shkeuan: Fatlind Selmani
Shqipëria Etnike është hapi i fundit apo rezultati i Bashkimit Kombëtar. Shqipëria etnike është krejt hapësira gjeografike shqipfolëse, ku banojnë shqiptarët sot me shumicë, ku është vendlindja e shqiptarëve me shumicë dhe ku u dëbuan nga vendbanimet e tyre etnike. Pavarësisht qëndrimeve të popujve të ndryshëm kjo hapësirë gjeografike ishte vendlindja e shqiptarëve në historinë e afërt dhe 90 % e këtij territori është akoma vendlindje dhe vendbanim me shumicë shqiptare.
Përkundër barazimit të termit Shqipëri etnike me termin Shqipëri e Madhe këto prapë së prapë nuk kanë kuptim të njëjtë, por termi i dytë përdoret për të zbehur dhe keqinterpretuar termin e parë.
Termi Shqipëria etnike nuk nënkupton asgjë më shumë se hapësirën e banuar etnikisht me shumicë shqiptare, kurse termi -Shqipëria e Madhe siç pretendohet nga popujt okupues të territoreve, nënkupton zgjerim territorial të Shqipërisë si shtet ndaj territoreve tjera pa të drejtë.
Ne nuk duam zgjerim por duam bashkim.

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 10/06/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk