MBRESA DHE KUJTIME NGA VIZITA TE SHOKU XHEMIL ZEQIRI?!

21
Aug
2026
Shkruan: Fadil Shyti

 

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Vazhdon tradita e leximit të librave me vlera kombëtare, kulturore të autorëve veprimtarëve të dëshmuar me veprimtari atdhetare brenda dhe jashtë atdheut,-siç është themeluesi i Kushtrimit të Lirisë, përkrah kolosit të atdheut, heroit Rafi Halilit, i pathyeshmi, Elmaz Ademi!
Dje, bashkë me shokun Beqir Elshani, shkrimtar dhe publicist, nga Suedia e freskët, kaluam detin Baltik, mbi urën gjigante, 17 km; ishim në vizitë te shoku dhe bashkëpunëtori ynë shumëvjeçar, Xhemil  Zeqiri, në Danimarkë.
-Duke hyrë në hollin e banesës së tij modeste prej proletari përparimtar, mendja më shkoi te hyrja e mysafirëve në odat e malësive tona dikur: më kujtohet fort mirë, isha i ri atëbotë; kur vinin mysafirë të nderuar, ndalonin për një çast; pas përshëndetjeve:
O, mirë se na erdhët!
O, mirë se ju gjetëm!
Dikush nga mysafirët, ndalonte për një çast, zakonisht vështronte ca, me një dozë të lehtë “ilegaliteti, pastaj, me një dozë të fuqishme besnikërie, lakonte ca trupin, e ngrinte më lart setrën, o pallton; duke hequr nga brezi ndonjë armë; zakonisht revolverë,-po, në raste më të rralla edhe ndonjë kamë, një thikë e gjatë dy tehesh, një të atillë gjyshi im, Hajzer Tafa Shyti, e ka bartur shumë vite nën shokën e tirqve në brez e ka bartur për shkja-siç më pat thënë…
Mysafiri, o mysafirët e armatosur, të cilët jo rrallëherë në hyrje të oborrit,-sidomos nipat rebelë, nga gëzimi që vinin te dajat, ia krisnin me ca rafalë të këndshëm, drej qiellit. Po, ata i drejtoheshin nikoqirit, të zotit të shtëpisë; me fjalë qetësisht, pa pikë krekosjeje: “Merre, o burrë, ia gjen një vend, këtij hekuri”!
-Vërtet, ishte pamje madhështore e Plisbardhëve tanë, ajo traditë jona.
-I zoti i shtëpisë e merrte armën, kujdesej ca të mos dihej (ekspozohej) shumë nga ne të rinjtë, apo nga të pranishmit në odë, ku po e vendoste “hekur”; mirëpo, prej atij çasti arma e mikut ishte në përgjegjësinë e tij morale dhe penale…
-Mua, më ka rastisë me një rast, në një sanduk të kafes në odë, lart në mur, e pata gjetur një revolver. E mora në dorë, kënaqesha me të, isha rreth 11 vjeçar, po më ndërpreu dikush, kur hyri në odën ku nuk qe askush, me maturi më mori revolen, mua më ndoqi nga oda (dhoma e pritjes).
-Më kujtohet, mysafir e kishim një nip drenicas, atëbotë, rrallë kishim mysafirë nga Drenica, që vinin pa armë tek ne; ishin nipash, tezakë, dhëndurë e të tjerë; pa harruar të theksoj faktin që, as nga rrethet tjera, nuk mbeteshin pas me këto “hekura”, në veçanti edhe shaljanët.
-Ne, dje te Xhemil tetovari, nuk nxorëm “hekura”, nga valixhet tona, nxorëm libra. -Xhemili, u kujdes ku t’i sistemonte, derisa, të fillonim bisedën me radhë duke u futur kalimthi dhe në mrekullitë e tyre.
-Vërtet, kaluam një ditë të këndshme, u çmallëm si shokë e vëllezër të idealit të ribashkimit kombëtar, por pastaj vizitën e kthyem në traditën tonë kulturore dhe shkencore: shkuam aty me një bagazh librash,(një valixhe krahu), që ia dhuruam shokut, Xhemil, mirëpo, populli ynë thotë: “Pushka e trimit dhe dora e gjymertit (dorëlirit) nuk ndalen kurrë”!
Xhemili, na dhuroi disa libra të tij të botuara viteve të fundit dhe të autorëve poetë, historianë dhe të publicistëve të tjerë shqiptarë.
Me ç’rast, na dhuroi librin e botuar kohëve të fundit të shokut tonë, Elmaz Ademi, i cili para më pak se dy muajsh, e kishte dërguar nga atmëmëdheu, si një trëndafil i kuq, për ne shokët mërgimtarë.
Libri titullohet, “Dritëhijet GJATË NJË VEPRIMTARIE ILEGALE
Tetovë, 2026
-Shokut, Elmaz Ademit i urojmë shëndet, suksese dhe botime të veprave tua publicistike me vlera të larta kombëtare, kujtimesh të veprimtarisë kombëtare, sfiduese për armiqtë dhe tradhtarët e vendit!
Rrotë Shqipëria e RIBASHKUAR!
20. 08. 2026

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 21/08/2026

© 2016 - 2026 | DIPLOMACIA.dk