MBRETËRIA “BULLGARE” APO “MAQEDONASE” E SAMUILIT (969 – 1014/18) – NJË SAJESË E HISTORISË

04
Nov
2023
Shkruan: Prof.Dr.Abdulla Mehmeti

Shpalime historie

Edhe njëherë për prijësin e kryengritjes së Samuilit, kryengritje e banorëve vendës të besimit katolik kundër Perandorisë Romake Lindore, në shek. X e.s., e prijësit alban-shqiptar me emrin Semil* (Ylli i Semit-Semanit), i njohur më vonë nga Vatikani, pas vdekjes së tij, si “Mbreti Samuil”.
Para se të flasin për përkatësinë etnike të këtij prijësi të kryengritjes së banorëve vendës të besimit fetar katolik, studiuesit bullgarë, maqedonas, serbë, shqiptarë, por edhe të huaj, le t’i shpalosin dokumentet arkivore në Vatikan; le të dëshmojnë pse gjatë dy pushtimeve nga Bullgaria në fillim të shekullit të njëzetë, më 1915-1918 dhe më 1941-1944, nuk u angazhuan për kërkimin dhe zbulimin e varrit të “mbretit” të tyre, por pritën që këtë ta bëjnë arkeologët grekë shumë më vonë, në vitin 1969, dhe gjetjet nga varrezat e familjes së Samuilit nga ishulli dhe katundi Akil (Ahil) i Prespës t’i dërgojnë në muzetë e tyre, në Athinë e në Selanik, ku ndodhen e edhe sot?!
Ndërkohë, gjatë vitit 1918, ushtria pushtuese bullgare në territorin e Maqedonisë dhe pushteti bullgar i entuziazmuar aq tepër për zbulimin e varrezave shumë të lashta mbretërore në Trebenisht, afër qytetit të sotëm të Ohrit, nga periudha e mbretërive të lashta ilire, Mbretëria e Enkelejde dhe Mbretëria e Dardanisë, e themeluar nga mbreti dardan Bardhyli i Parë.
Ku kanë përfunduar artefaktet e gjetura nga këto gërmime në Trebenisht, në ekspeditën e udhëhequr nga arkeologu me prejardhje çeke, Shkorpil (nga origjina: Karel Václav Škorpil; bullgarisht: Карел Вацлав Шкорпил, 1859 – 1944)?!
Vjedhjet, shtrembërimet dhe falsifikimet e historisë me asgjë nuk mund ta dëshmojnë praninë e përhershme të bullgarëve në këto hapësira, si banorë vendës, por vetëm si pushtues dhe sundues të përkohshëm, edhe atë, në disa periudha kohore të ndara njëra prej tjetrës.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 04/11/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk