MBRETËRIA E ALBANËVE (PARTHINËVE) TË LEKËS SË MADH NË KAUKAZ

27
Dec
2022

Shkruan: Dr. Abdulla Mehmeti

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shpalime historie
MBRETËRIA E ALBANËVE (PARTHINËVE) TË LEKËS SË MADH NË KAUKAZ
(Në dritën e burimeve të reja, siç nuk keni parë dhe lexuar ndonjëherë më parë)
Një histori e panjohur në formën e saj origjinale (të vërtetë), e falsifikuar dhe keqpërdorur nga propaganda sllave (rusomadhe, serbomadhe), greke dhe persiane, për interesat e tyre, kundër shqiptarëve autoktonë në Gadishullin Ilirik dhe jo vetëm.
Albania (Shqipëria) Kaukaziane, (eksonimi i panjohur; lat. Albānia, greqisht. Ἀλβανία) Agvan ose Arran, apo Alupan – në territorin historik të Azerbajxhanit, ka qenë një shtet historik që ekzistonte në territoret e Azerbajxhanit modern, të Armenisë dhe Gjeorgjisë, si dhe Dagestanit Jugor. Ajo u formua pas rënies së Perandorisë së Aleksandrit të Madh në shekujt IV-III para erës sonë, u pushtua nga Kalifati arab në shekullin VIII pas erës sonë. Kryeqyteti i saj ishte fillimisht Gabala-Kabala (Kepalla)*, dhe më pas Barda (Bardha).
Shteti shqiptar, i cili e shpalli krishterimin fe shtetërore zyrtare në shekullin IV* e.s. (disa autorë të lashtë kanë thënë se kjo ka ndodhur shumë më herët, nga shek. I-II e.s., dhe se kisha e Besëve ilirë të Trakisë ka qenë kisha e parë e krishterë që e ka përhapur këtë besim ndër popujt e Lindjes, edhe te Armenët), deri në fund të ekzistencës së tij ky shtet ishte në një formë ose në një tjetër nën ndikimin e ideologjisë së krishterë.
Historiani i shquar kaukazian Yevgeny Ignatyevich Krupnov ka shkruar:
“Nuk duhet të ketë kufizime apo detyrime në studimin e historisë së Shqipërisë. Historia e Shqipërisë studiohet nga historianë të vendeve të ndryshme. Megjithatë, një gjë dihet: Azerbajxhanasit duhet të merren më shumë se kushdo me historinë dhe fatin e Shqipërisë së Kaukazit. Në këtë fushë, ata janë përgjegjës para shkencës botërore, janë borxhli ndaj shkencës botërore.” *
* Крупнов Евгений Игнатьевич – Древнейшая культура Кавказа и кавказская этническая общность, “CA”, 1964, No l
(27. XII. 2022)

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 27/12/2022

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk