MBRETËRIA E VIDINIT

02
Jan
2024
Shkruan: Akademik Abdulla Mehmeti

Shpalime
(1356 – 1422)
Kjo mbretëri nuk ka qenë Bullgare as Serbe, por mbretëri shqiptare-vllahe.
Kjo mbretëri mesjetare ka mbijetuar si principatë vasale e Perandorisë Osmane deri në shek. XIX.
Qendrat kryesore të kësaj mbretëria kanë qenë qytetet e mëdha, Vidini, Nishi dhe Serdika (Sofja), deri edhe qyteti i Filibe (Pllovdivi) me rrethinën e tij.
Simboli kryesor, flamuri i kësaj mbretëria, kanë qenë i ngjashëm me atë të Duklës, Mali i Zi të sotëm, Despotati i Balikut, Dobruxhë (shek. XIV), Mbretëria e lashtë e Gurisë (Gjeorgjia e sotme) etj., me Kryqin e Shën Gjergjit Ngadhnjimtarit në mes, të cilin e kanë përvetësuar më vonë shumë shtete të Evropës.
Pavarësisht se në çfarë konteksti e kanë përdorur më vonë emrin Mbretëria Bullgare, ato asnjëherë nuk e kanë mbajtur këtë emër, por janë njohur si Mbretëri e Vidinit, Mbretëria e Tërnovës, ose gjerësisht me emrin e lashtë Zagora (Zigura, Mali i Zi).
Përderisa nuk ka ekzistuar asnjë mbretëri me emrin Bullgari në shek. X, si ka mundësi të ketë pasur ndonjë mbretëri me këtë emër, e njohur si Mbretëria e Samoilit?!
(1 janar 2024)

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 02/01/2024

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk