MBROJTJA DEKLARATIVE NGA POLITIKANËT DHE SHTYPJA KONKRETE NGA PUSHTETI E SHQIPTARËVE NË MAQEDONINË VERIORE

30
Jul
2023
Shkruan: Prof.Dr.Abdulla Mehmeti

Deklarata e ditës
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në intervistën e tij për Top Channel u shpreh se nevojitet ndryshim te shqiptarët e Maqedonisë së Veriut.
“Nevojitet trajtim më të dinjitetshëm të të drejtave të shqiptarëve dhe se ndryshime të partive shqiptare duhet të ketë edhe te partitë politike shqiptare”, deklaroi kryetari Arben Taravari.
Kreu i ASH-së vuri në pah edhe diskriminimin e shqiptarëve edhe pse ata përbëjnë 30% të popullatës në Maqedoninë e Veriut.
“Shkoni në lagjet e Shkupit, të banuara me maqedonas dhe do të shihni që është një qytet mbase ndër më të mirët në rajon. Nëse kaloni në zonat ku jetojnë shqiptarët, për shembull në Çair, Butel ose Saraj, do të shihni sikur jeni në një botë tjetër”, thekson Taravaru duke shtuar se diskriminimi vazhdon edhe pse gjysma e kabinetit qeveritar përbëhet nga ministra shqiptarë.
Sipas kreu të ASH-së, janë disa pozita në shtet që janë të ndaluara për shqiptarët siç është ministri i Punëve të Brendshme, kryeministri dhe presidenti dhe kjo duhet të ndryshojë.” /Tetova sot/
Komenti ynë
Për tri dekada me radhë drejtuesit e partive politike të shqiptarëve në Maqedoninë Veriore, para opinionit, në medie, para diplomatëve të hauj dhe përfaqësuesve të organizatave ndërkombëtare, në fushat parazgjedhore dhe tubimet partiake, flasin për ndryshime dhe arritje të mëdha të popullit shqiptar në këtë shtet, për zhvillim e përparim, për realizimin e të drejtave të mohuara nga pushteti në të kaluarën, etj.
Një grusht i vogël intelektualësh kanë reaguar kundër kësaj paraqitje të rrejshme të drejtueve të partive politike për gjendjen e popullit shqiptarë, dje dhe sot, kundër kësaj qasje shkurtpamëse të faktorit politik shqiptar dhe megafonëve të politikës dhe pushtetit, një bande të tërë mashtruesish, pseudopartiotë, analistë me medie të kontrolluara nga pushteti.
Deklarata e liderit aktual të ASH-së, dr. Arben Taravari, paralajmëron një reflektim pozitiv, ndryshe ndaj këtyre çështjeve, e cila duhet të përshëndetet, duhet të përkrahet edhe nga drejtues të tjerë të partive politike, por gjithnjë duke pasur parasysh se, nuk nuk janë drejtuesit e partive ata që mund ta bëjnë këtë hap pozitiv, por është vetëdija kolektive, janë qytetarët shqiptarë dhe të tjerë, është anëtarësia e këtyre partive, janë votuesit, mediet e lira, janë intelektualët, bota akademike, ata që duhet të jenë më të vendosur për t’i thënë ndaj këtij mashtrimi të madh të derisotëm të shqiptarëve nga politika, dhe tani, jo më për ndryshime thelbësore në lëvizjen politike shqiptare në Maqedoni, qasjen e pushtetit ndaj të drejtave të mohuara të popullit shqiptar për dekada me radhë, sepse dëmet e shkaktuara nga politika miope deri më sot janë tepër të mëdha dhe të pariparueshme (të pandreqshme), por për ta shpëtuar atë që mund të shpëtohet në dobi të popullit shqiptar, sot dhe në të ardhmen.
Në lidhje me këtë, që të mos dukemi vetëm ne si mbrojtës kujdestarë të shkeljes së të drejtave dhe lirive të shqiptarëve në këtë shtet, po e paraqesim në vazhdim edhe qasjen e një veprimtari shqiptar nga Maqedonia Veriore në SHBA, e publikuar këto ditë. Deklarata publikohet ashtu siç është publikuar, pa asnjë ndërhyrje në tekstin e saj.
(30 korrik 2023)

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 30/07/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk