Më 10 qershor 1998 u themelua Shtabi i Përgjithshëm (SHP) i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

17
Jun
2025
Shkruan: Dr. Sadri Ramabaja


Më 10 qershor 1998 u themelua Shtabi i Përgjithshëm (SHP) i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sipas kolonel Dilaver Goxhajt; ai
ishte trupa e posaçme e përbërë kryesisht prej oficerëve…nën komandimin e kolonelit Bislim Zyrapi.
Politikisht atë e drejtonte Drejtoria Politike, meqë katërshja tashmë e njohur për puçin që kishte bërë në LPK një muaj më parë (në fillim të majit 1998) ia kishte dalë ta shmangëte Kryesinë e LPK-së.
Në këtë përbërje të ShP mungonte krejt pa arsyshëm Behajdin Allaqi, drejtuesi politik i LPK-së. Ai atbotë ishte në burgun e Kleçkës, siç ka dëshmuar Ismet Jashari, i njohur si Komandant Kumanova!
Vetëm një ditë pas krijimit të ShP, pra më 11 qershor 1998, Behajdinin e marrin nga burgu, të lidhur këmbë e duar, tre anëtarë të ShP që tashti janë në Hagë; më pas ai zhduket pa gjurmë.
Sot në orët e freskut të mbrëmjes, derisa po ecnim nëpër promenadën e njohur të Basel-it, në Bruderholz, bashkë me Fatimen, shoqen time të jetës, kujtova shetinë dhe bashkëbisedimin e gjatë që kisha me Behajdinin po më 12 qershor 1991 në këtë shetitore.
Si ish bashkëveprimtar i tij do ta kujtoj si personalitet me formim të thellë politik e atdhetar, si drejtuesin më të mirë që kishte LPK-ja gjatë gjithë egzistencës së saj.
UÇK-ja kishte shumë nevojë për personalitetin e Behajdin Allaqit. Si sociolog par ekselancë dhe njohës i jetës politike, ai do të ishte një krah i fortë edhe në selitjen e mendimit politik dhe institucioneve të Republikës.
Prandaj e zhdukën.
I përjetshëm kujtimi për këtë luftëtar lirie!

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 17/06/2025

© 2016 - 2025 | DIPLOMACIA.dk