MË 2 GUSHT 1949 PROVOKACION NË SHKALLËTË GJERË I MONARKO-FSHISTËVE GREKË.
Më 2 gusht 1949 monarko-fashistët grekë kryen një akt agresiv dhe kriminal kundër Republikës sonë Popullore. Për 14 ditë me rradhë ata sulmuan kufijtë e Atdheut tonë me formacione të mëdha këmbsorie, artileri të shumtë dhe aviacion. Gjatë atyre ditëve ata bombarduan fshatrat tona afër kufirit, shkatërruan shtëpi, mitraluan popullin dhe vranë fëmijë, gra e pleq. Por ata ndeshën në mbrojtjen heroike të Ushtrisë sonë Popullore, e cila bëri që të dështojnë planet e tyre dhe të shporren përsëri në vendin e tyre, duke lënë me qindar të vrar., të plagosur dhe robër.
Akti agresiv i monarko-fashistëve grekë nuk qe i rastit dhe as një provokacion i thjeshtë. Ai qe vazhdim i politikës së qeverië fashiste të Athinës kundër vendit tonë, qe vazhdim i qindra provokacioneve të mëhershme tokësore, ajrore e detare dhe i një fushate të poshtër shpifjesh e gënjeshtrash kundër popullit tonë.
Aktet e guximshme të Heroit të Popullit Memo Nexhipi, oficerit Ferit Bregasi, të ushtarëve Sulo Korkuti, Tafil Ferhati, Shyqiri Avdiu, Ibrahim Fetahu e të shumë të tjerëve, të cilët ranë fli në mbrojtje të atdheut, tregojnë më së miri cilësitë e shkelqyera moralo-luftarake me të cilat ishte brumosur efektivi i Ushtrisë sonë Popullore, i cili, kur është çështja për të mbrojtur Atdheun është i gatshëm të lajë me gjak çdo pëllëmbë tok, duke mos kursyer as jetën, për të qenë të pavdekshëm.
Dhe populli e përjetësoi atë betejë 14 ditore:
–
Në gusht cinxuri këndon,
Roja me dylbi vrojton,
Vidohovë në kufi,
Shikon tutje në Greqi.
–
Dallon një gjarpër të zi,
Ushtri greke mizëri,
Po afrohen në kufi,
Fshehtas dhe në befasi.
–
Porsi tigri po sulmon
Rojet e kufirit tonë.
Nuk është lepur roja jonë,
Ështe grusht që të dërmon.
–
Jep sjnjalin, lajmëron,
Automatiku zu këndon.
U ndez vendi, u bë flakë,
Në kufi luftë dit e natë.
–
Aeroplanët në pikiatë,
Një shqiptar – tridhjet andartë.
Ndodhi si s’kish ndodhur kurrë,
U NDEZ GJAKU PORSI FURRË,
–
Bini, more, derrit të derrit!
A jemi, a s’jemi ushtarë të Enverit!
Një shembull të lartë heroizmi , qëndrushmërie, guximi e vetmohimi në provokacionet e gushtit 1949 treguan kufitarët trima të postës së Vidohoivës, e cila u dekorua me titullin e lartë “Hero i Popullit”.
Sipas evidentimit të luftimeve në arkivin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe në atë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, mësohet se trupat greke lanë të vrarë në tokën shqiptare 300 ushtarë, 500 të plagosur dhe 270 robër. Sipas botimeve ne shtyp, prej datës 2 gusht, deri në orën 12.00 të datës 15 gusht 1949, mbetën të vrarë 29 ushtarë dhe oficerë të Ushtrisë tonë dhe u plagosën 127 të tjerë.


Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!
