Gjenocidi modern grek.

02
Jan
2023

Shkruan:Sehit Beluli
Më dhembin akoma shkopinjtë e gomës së policisë greke mbi kokën time , o zotërinj Rama – Miçotaqi
Unë ai emigranti i pafajshëm i viteve 1990 përjetova pabesinë e Kryemistrit Grek Kostandin Miçotaqit – babai i Kryemistrit të sotëm grek.
Ato vite izolimi prej diktature komuniste e të varfëra nga ekonomia erdhi në Shqipëri Kryeministri grek dhe na ftoi : Ellate stin Elladha , sas perimenume/Ejani në Ilirinë Greke , ju presim… ndërkohë që ne adoleshentët dhe rinia shqiptare u drejtuam nëpër ambasadën dhe konsullatat greke për viza , por ata nuk jepnin viza për qytetarët me emra shqiptar apo myslyman , madje agjentura greke propogandoi të ndërronim emrat në gjendjet civile shqiptare dhe të deklaroheshim grek , pra të lëshonin viza.
Natyrisht që u ble qeveria shqiptare bashkë me aparatin shtetëror në total – sepse heshtja tregonte të tillën
Kjo për shumicën shqiptare nuk do të ishte e pranueshme ndaj shkuam emigrantë pa viza…
Filloi reprezalja 10 vjeçare greke mbi emigrantët shqiptarë , vuajtës i së cilës isha edhe unë…
Kjo ishte besa e shkelur e Kryemistrit grek Miçotaqis – nip nga Nëna e Tij Arvanite/Shqiptare , pra 50% grek dhe 50% shqiptar…
Kjo është mirësia juaj zotëri Jorgo Miçotaqis , dhuna , gjenocidi dhe rrahja masive nëpër rajonet e policive greke dhe kufiri grek me ushtarë të komanduar për rrahje e torturë ndaj një populli fukara….
Do të thotë dikush : edhe disa shqiptarë vidhnin …
Përgjigja ime është se Greqia ka burgje dhe kusarët e kriminelët ti fusnin në burg por njerëzit e ndershëm e punëtor nuk kishin pse ti fusnin në të njëjtin etiketim , si dhe aty ku ka dhunë e gjenocid nuk mund të ket demokraci.
Çdo komb e çdo shtet ka qytetarë që shkelin ligjet por ata janë gjithnjë një pakicë e cila nuk mund të përlyej një popull apo një komb…
Ashtu siç dhe Greqia kishte dy standarte : Qeveri ekspasioniste e fashiste por popull të mirë e bujar e nëpër ta janë edhe ajo përqindja e popullsisë kusare e kriminele greke ….

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 02/01/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk