Me fotografi nuk luftohet terrorizmi.

17
Oct
2023
Nga: Gëzim Mekuli


Ballkani ka nevojë për një ndëshkim sa më të shpejtë të terrorizmit, e jo shkrepje fotgrafishë me ushqyesit e terrorizmit.
Ironia e fotografisë së sotme në Tiranë është se aty, tok së bashku me vlerat europiane, janë ideologët e fashizmit, terrorizmit, nacionalizmit, oligarkëve dhe korrupcionit që po e ngulfatin demokracinë Ballkanike dhe jo vetëm.
Kjo fotografi është treguesja e BE-së së korruptuar; është pasqyra e Europës politike, e cila ka 1 muaj që s’po e ndëshkon terrorizmin serb ndaj shtetit të Kosovës; përkundrazi po e lëmon…!
Kjo fotografi më përkujton paraluftën e luftës së Dytë botërore, atëherë kur europianët ngarendinin të fotografosheshin me Adolf Hitlerin, duke shpresuar se kështu do të qetësonin apetitet e tija naziste, mu sikurse që bënë sot me Bërnabiq dhe me Beogradin.
Të dashur lexues,
Ballkani ka nevojë për politika demokratike, të drejta dhe humane, jo fotografi, jo retorikë vizuele; Jo përralla!

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 17/10/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk