Më kujtohet si Sot kur 36 vite më parë!

28
Jun
2025
Shkruan: Bajram Kabashi

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka paralajmëruar për përpjekje të mundshme për destabilizim nga grupe të organizuara që pritet të vijnë nga Serbia, Mali i Zi dhe Bosnjë e Hercegovina. Sipas tij, festimi i Vidovdanit është shndërruar në një mjet për retorikë nacionaliste dhe propagandë politike nga Beogradi.
“Ka përpjekje që ky tubim të jetë sa më masiv, përmes organizimit të grupeve provokuese që mbajnë simbole nacionaliste serbe e ruse. Kjo bie ndesh me Kushtetutën dhe vlerat demokratike të Kosovës”, deklaroi Kurti në mbledhjen e Qeverisë.
Në anën tjetër, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka reaguar duke e cilësuar këtë ndalim si mohim i të drejtave kombëtare të serbëve.
“Do të vijë dita kur do të veshim flamuj dhe bluza serbe lirisht, kudo që të jemi”, deklaroi ai për mediat serbe, duke lavdëruar ata që “mbijetojnë” në Kosovë.
____
Më kujtohet si Sot kur 36 vite më parë , kur punoja si gazetar i Rilindjes, pati ardhur Slobodan Milosheviqi për ta kremtuar njëanshëm Betejën e Koaliacionit të Forcave Ballkanike, që e shndërruan në Betejë Serbe të Kosovës. Këtë betejë ai e pati shfrytëzuar për t’ia vënë flakën mbarë ish-Jugosllavisë së atëhershme, në rrugën e tij gjakatare për krijimin e Serbisë së Madhe.
Kosova e banuar me mbi 90 për qind shqiptarë ishte e shkelur dhe shtypur nga pakica e instrumentalizuar koloniste serbe e Kosovës , për interesat serbomëdha të Serbisë së Milosheviqit.
Kurrë nuk duhet injoruar “kremtimin” e përvitshëm serbomadh të kësaj beteje të përvetësuar nga serbët, pasi ngjashëm para vitit 2014 pati vepruar edhe Federata Ruse me Gadishullin e Krimeas.
Secilën ditë, në ora 12:00 në Sevastopol, ngritej flamuri i Rusisë për të treguar që është pjesë gjithëruse. Përsëritja dhe përbetimi, kan kuptime jo vetëm propagandistike por duan t’i kujtojnë dikujt diçka…! Sikurse thirrjet me «e-zane» të altoparlantëve që zmadhohen deri në «kupen e qiellit» për t’u thëne shqiptarëve se «ju jeni Musliman!». Dmth., «i takoni qiellit»-«hava-s» – e jo kësaj toke !
Në fund , sikurse krijesa provokatore e SANU (Akademia e Shkencave dhe Arteve të Serbisë), nacionalisti i programuar serb Sholloviqi i Fushë Kosovës , aty erdhi edhe «i pamposhturi” boksieri nacionalist rus Nikola Valuev , që me gishtin tregues teposhtë ua pati bërë të ditur rusomëdhenjve se Krimea ka rënë, pra që nuk është më pjesë e Ukrainës !
Përbetimit serbomadh “Ko ne dođe u boj na Kosovu” (Kush nuk vije në luftën e Kosovës) , shumë vite më vonë e pati kremtuar edhe antishqiptari Olsi Jazexhi nga Tirana, duke ardhur mu pranë “vendit të ngjarjes” në Gazimestan afër Prishtinës.
___
Shënim
Ankeksimi i Krimeas nga Federata Ruse në vitin 2014, i njohur gjithashtu si Kriza e Krimes në vitin 2014, dhe Konflikti i Krimes në vitin 2014, ndodhi pasi Rusia sulmoi Gadishullin e Krimes në fund të shkurtit 2014. Në shkurt dhe mars 2014, Rusia sulmoi dhe më pas aneksoi Gadishullin e Krimes nga Ukraina. Aneksimi ndodhi pas Euromajdanit, të ashtuquajturit “revolucioni i dinjitetit”, dhe është një pjesë e luftës më të gjerë ruso-ukrainase.

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 28/06/2025

© 2016 - 2026 | DIPLOMACIA.dk