ME LEKË E PA LEKË?!

21
Apr
2023

Shkruan: Fadil Shyti
.
-Kjo është jeta, ku ziejnë gënjeshtra dhe
e vërteta?!

.
(KËSHTU, PO IKËN JETA
NË RRAFSHLARTË
APO NË HENDEK?!)

. Nderi pa lekë,
Turpi, me lekë,
Amoraliteti, me lekë,
Morali, pa lekë!
.
Besnikëria, pa lekë,
Tradhtia, me lekë,
Mercenarizmi, me lekë,
Heroizmi, pa lekë!
.
Dituria, me lekë,
Marrëzia, pa lekë,
Sinqeriteti, pa lekë,
Mashtrimi, me lekë.
.
Fitorja, pa lekë.
Kapitullimi, me lekë.
.
O njerëz,
-Dhe ju, o të pa-njerëzi,
Pa, më dëgjoni!
.
Tani, në demone-kraci,
Me nder dhe turpësi!…
Në bagazhet tuaja,
Ngarkoni,-sa më shumë ngarkoni!
.
Vlerat, apo Kundër-vlerat,
Sipas qejfeve,
O sipas derteve,
-Si të doni!…
.
Vetëm, keni kujdes!…
Mos gaboni:
Vepra-ligat,
pas do t´ju vijnë,
-Edhe tej,
-përtej varreve!…
.
I ri, apo i vjetër,
E re, apo plakë.
.
-Patjetër!…
Do të vij një ditë-natë,
-Lekët t’i dorëzoni!…
.
Ndërsa, me qëndresë,
Të patundur, -me besë!
Vlerat, kombëtare-njerëzore,-përqafoni!…
.
Ashtu, vetëm ashtu! PAVDEKË-
SINË…,
Dashurinë,
Kujtimet e ndritura,
Për idealet e bardha,
do t´i fitoni!…
19 prill 2016

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 21/04/2023

© 2016 - 2023 | DIPLOMACIA.dk