Me rastin e 82 vjetorit të masakres se 4 shkurtit në Tiranë!

04
Feb
2026
Shkruan: Bardhyl Hazizaj
Kujto e mos harro -masakrën e 4 Shkurtit 1944–!Harresa është vrasje përsëdyti e viktimave.!
Natën e 4 shkurtit 1944 “Forcat e xhandarmërisë, së bashku me forcat e Regjimentit “Kosova” dhe me vullnetarët e Ballit Kombëtar duke u gdhirë 4 shkurti bastisën 230 shtëpi, arrestuan 478 persona dhe nga këta 84 i pushkatuan.Nga të 84 të pushkatuarit rezulton se 67 ishin shqiptarë, 9 italianë, 4 malazezë, 2 maqedonas,1 grek (minoritar) dhe 1 çifut.Viktimat ishin: 29 nga Tirana dhe 37 nga rrethet Fier,Korçë, Durrës, Shkodër,Vlorë e Dibër.Nata e 4 shkurtit 1944, një datë e zezë në historinë tonë! Ky krim nuk ishte luftë,nuk ishte betejë ushtrish,por një masakër e planifikuar e kryer ndaj njerëzve të paarmatosur! Këto krime nuk duhen harruar kurrë se gjarperi kuislig,nuk flë! Ku duket ky gjarpër?Ky gjarpër kolaboracionist nuk është ai i vitit 1939-1944,por evoloi duke u zvarritur nëpër zyrat e pushtetit popullor 1945-1985, mori pushtetin pas 1990, qeveris pas 1993, dhe kerkon rishikimin e historise dhe mohimin e luftes Nacionalçlirimtare që ta rendis Shqipërinë me humbesit kunder koalicionit antifashist boteror Sovjeto-Anglo-Amerikan, kue jemi edhe sot. Klasa politike shqiptare kerkon pushtet,jo shtet me dinjitet.Çdo përpjekje për të heshtur ose minimizuar këtë krim është një poshtërim i ri i viktimave dhe një sulm ndaj vetë dinjitetit të njerëzimit dhe vlerave qytetëruese. Kjo nuk është vetëm një çështje e së kaluarës, por edhe një paralajmërim për të ardhmen – në mënyrë që e keqja të mos përsëritet, që e vërteta të mos shtrembërohet, që vuajtjet e të pafajshmëve të mos harrohen kurrë.Viktimat jetojnë në kujtesën tone! Shqipëria është Atdheu dhe mburoja jonë, dhe ne duhet ta mbrojmë atë në mënyrë që ajo të na mbrojë ne, paraardhësit tanë dhe brezat tanë të ardhshëm.Shqipëria është garantuese e mbijetesës dhe ekzistencës sonë !
Tiranë 4 Shkurt 2026

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 04/02/2026

© 2016 - 2026 | DIPLOMACIA.dk