Me rastin e përvjetorit të vdekjes së rapsodit të madh Dervish Shaqa.

15
Jan
2024
Shkruan: Shaban Shabani


Në fund të viteve të shtatëdhjeta, do vinte në konakun tonë për të qëndruar dy net rapsodi i mirnjohur Dervish Shaqa.
Në fakt neve e kishim dëgjuar në radio Tirana dhe radio Kuksi, duke kënduar, por nuk e kishim parë asnjëher në foto….
Ai në fakt erdhi në shtëpin tonë si një shok ushtrie i babës tim. Babës ju kishte paraqit si Fazlia, prej rethinës së Prizrenit, pra shoku i ushtrisë. Shum me mjeshtëri e kishte mashtruar babën kinse është shoku i ushtrisë.
Baba erdhi me te në shtëpi dhe e prezentoi si Fazlia, shoku i ushtrisë ( kishte afër tre Dekada që kishin kry ushtrinë dhe pastaj nuk ishin takuar asnjëher) ………………
Natën e parë thirëm në darkë edhe Babën Gjysh me Dajot e mij.
Mbas darke bënin biseda burat, un si 14 vjeçar ndëgjoja. Baba Gjysh (baba i nënës) dhe Dajot, ja fillun bisedat nacionaliste siç dinin ata, ai nuk përfshihej shum kur diskutohej për politik, por me kujdes ndëgjonte.
Të nesërmen baba e mori dhe dolën në çarshi, atje ishin ulur për të pi ndonjë çaj, tek kafja që rinte baba gjithmon.
Pastaj në mbrëmjen e dyt duke ndënjur papritmas trokiti dikush te dera e oborit, un dola, kur shoh ishte shoku i babës, mir se erdhe i them, jo tha nuk kam koh, por thire babën, baba doli dhe po bisedonin, ky shoku i thot se ky mysafiri nuk është aj shoku i jot i ushtris, si i thot baba, prej nga erdhe në këtë përfundim! ai i tha se kishte ndëgjuar prej disa fshatarëve se kishte qen edhe në di a tri Katunde në këtë mënyr mashtrimi.
Babai me shpejtësi hyri në dhomë, edhe un me vëllaun shkuam pas babës, hyrëm në dhomë. Aty ishte dhe Daja, edhe xhaxhai im.
Baba i tha ; ti nuk je Fazlia, ai u shtang, pse flet kështu mor Zeqir tha, un vet Fazlia jam.
Aher baba e tregoj një ngjarje në ushtri dhe e la në gjysëm, dhe i tha vazhdo na trego çfar ndodhi pastaj, ai u zu ngusht dhe pranoi, po tha nuk jam un Fazlia!?
Neve atëher as se na shkonte mendja se mund të ishte diverzant i dërguar nga sigurimi i shtetit am.
Por sigurisht as ai nuk dha detaje bindëse se kush ishte, por gjithnjë përsëritej
” ju lutem mos më lajmëroni në polici, mund të bëni çfar të doni, edhe të më ekzekutoni, por kufomën ju lutem mos ta dij policia, më vorosni diku në fusha” !?
Ne e kontrolluam por nuk gjetëm asnjë dokument identifikimi, përveç një blloku të vogël në xhep, dhe aty kishte vetëm disa shenja që nuk i lexonim dot!?
Vendosëm ta lironim, dhe në mes të natës u largua dhe nuk e pam më asnjëher……………
Në fillim të viteve të tetëdhjeta, filluan të vin materiale propagandistike nga Shteti am, dhe pasi Dajot e mij ishin orjentuar në atë drejtim, kishin nëpër duar shum foto të Enver Hoxhës.
Në njërën nga fotot shihej ku Enver Hoxha i jep çmimin rapsodit Dervish Shaqa.
Daja e kishte hetuar se personi që e merte çmimin nga Enveri, ishte po ai që kishte qen tek neve në shpi, dhe në fakt kishte qenë vet Dervish Shaqa.
Në fillimin e viteve të nëntëdhjeta kur ra sistemi në Shqipëri, kuptuam se rapsodi i mirnjohur Dervish Shaqa kishte punuar për Sigurimin Shqiptar, dhe me dhjetra her kishte hyr me detyrë në viset e shqiptarëve të ish Jugosllavisë.
Lavdi veprës Heroike të rapsodit Dervish Shaqa.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 15/01/2024

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk