MË VJEN KEQ SE HASHIM THAÇI DËNOHET NË HAGË AI ËSHTË DASHUR TË DËNOHEJ NË PRISHTINË?!

26
Mar
2024
Shkruan: Xhemil Zeqiri

Hashim Thaçi duhej të dënohej për hajni dhe shumë gabime të tjera politike dhe ushtarake.
Unë, isha mbështetës i tij politikisht.
Një javë para se të mbaronte LÇ-re e UÇK-, së Heroike, me nismën time pata organizuar takimin e tij me qeverinë daneze, vizitë që pati një sukses të dukshëm politik.
Mirëpo, tri ditë para se, ekipi… , gjegjësisht Sekretari i tij, Bilal Sherifi më thotë në telefon që, ne nuk të njohim ty, – sepse … , qe punë nepotizmi, Bilali e kishte me banim në Danimarkë, kushëririn e tij Ibrahim Xhemajlin.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

-Pas atij rezultati të madh, filluan dhe përçarjet e mëdha nga Hashimi dhe Bilal Sherifi. Hajnitë fakti që, fatkeqësisht as LPK-ja jashtë vendit nuk më mbështeti, por kreu pa arsyeshëm filluan të më luftojnë dhe si rrjedhojë e kësaj më izoluan dhe asnjëherë nuk iu ka interesuar aktiviteti im politik në Danimarkë.
Unë, veprimtari politik i pandalshëm, që kam mbi njëqind e njëzetë artikuj në shtypin danez, të nxjerra në dritë në çdo mjet të informimit: në rtv, në shtyp, mua më kanë intervistuar mbi njëqind herë, gazetarë dhe intelektualë danezë, të cilët më kanë cituar në shumë artikuj të tyre, dëshmi për të gjitha këto i kam tridhjetë e ca letra të hapura që ia kam drejtuar qeverisë dhe po ato në kopje ia kam dërguar Këshillit Evropës, BE deri në OKB, më kënaqë fakti që të gjitha këto janë të botuara në shtypin e kohës.
Pra, të gjitha këto suksese si veprimtar i LPK-së ne kuadër të kontakteve me institutet daneze, të gjitha këto rezultate shokëve tanë të LPK-së, as nuk iu interesonte fare të më kontaktonin së paku që këto materiale me vlera historike të ruheshin në arkivat e LPK-së.
Kurrsesi, nuk mund të kuptoj as për lexuesit të sqaroj pse ndodhën këto poshtërsi, kishte mëri ndaj meje, apo dikush vuante nga egoizmi i mjerë…

Kur unë organizova më 17 Janar debatin publik me simbolin e rezistencës sonë kombëtare Adem Demaçi, ia tregova disa matriale ai m’ u drejtua i kënaqur më tha: “Xhemil Zeqiri, këto matrialet duhet të botohen, sepse ne shqiptarët i harrojmë.
Unë i botova disa nga këto, i kam botuar në shtatë libra.
1. Kosova jonë,
2. Në mbrojtje diplomatike të çështjes shqiptare.
3. Debate intervista dhe letra.
4. Drejt vetëvendosjes me tre bashkëautorë me Fadil Shytin dhe Mona Agoragoriei.
5. E vërteta bën armiq.
6- Arsyetimi të çonë pranë së vërtetës.
dhe
7. Si ta shpjegojmë këtë lloj urrejtjeje.
-Në përgatitje për botim kam dhe librin e radhës – Ribotim, me ca shtojca, “Në mbrojtje diplomatike të çështjes shqiptare.

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 26/03/2024

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk