Media proserbe e Prishtinës dhe çetniku Vuçko!

13
Mar
2023

Shkruan: Medai Shaholli
(qyfyre bulevardi)
Që thoni ju more shokë se nga qyfyret e bulevardit të Prishtinës gumëzhijnë muhabetet e miletit, ku kohët e fundit një pjesë e mediave të Prishtinës si opozitare e vërtetë, po ‘kënaq’ opinionin serb mbi lojalitetin e këtij farë lloj shtypi të lirë dhe të pavarur me të vërtetën për Kosovën!
Sa herë që çetniku Vuçko merr shtypin ndërkombëtar për ta shfletuar zaliset pas shkrimeve të Buzhalës dhe Nacionales së tij, mbi lojaitetin dhe qëndrimet ‘korrekte’ të Berati, sesi ai i bën jehonë dekleratave dhe qëndrimeve shoviniste dhe aneksioniste të çetnikut Vuçko lidhur me Kosovën.
Që thoni ju more shokë, çetnikut Vuçko i pëlqen opozitarizmi i disa mediave proserbe të Prishtinës si Nacional dhe Express, që përhapin haberet parafabrikuara për miletin se ‘Zaednica’ duhet formuar me çdo kusht dhe me çdo çmim, si kërkesë perëndimore që nuk duhet refuzuar pasi është për të mirën e Kosovës!
Kënaqsia e çetnikut Vuçko për atë pjesë të mediave proserbe të Prishtinës ka ngjallur edhe simpatin e tij ndaj editorit dhe ‘analistit të madh’ kosovar Berat Buzhala, si dhe për disa analistë dhe zhurmaxhinj të disa studiove televizive të Prishtinës që po mbrojnë ‘Zaednicën dhëmb për dhëmb’ me kundërshtarët e saj si zëdhënës të Beogradit.
Së fundmi, çetniku Vuçko nuk e ka fshehur simpatin e tij për prosebin Berat Buzhala, ku ai thotë se i pëlqen ai djalë mëndjehapur dhe shqiptar i ndershëm!
Deri në rrëfenjën e radhës mirëmbetshi!

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 13/03/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk